Makita DUC256 Instruction Manual page 41

Cordless chain saw
Hide thumbs Also See for DUC256:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Diametri i limës së rrumbullakët për secilin zinxhir
sharre është si më poshtë:
Tehu i zinxhirit 90PX: 4,5 mm
Tehu i zinxhirit 91PX: 4,0 mm
Tehu i zinxhirit 25AP: 4,0 mm
Lima duhet të punojë me prerësin vetëm me
prekjen ballore. Hiqni limën nga prerësi gjatë
prekjes në kthim.
Në fillim mprihni prerësin më të shkurtër. Më pas
gjatësia e këtij prerësi bëhet gjatësia standarde
për të gjithë prerësit e tjerë të zinxhirit të sharrës.
Udhëzoni limën siç tregohet në figurë.
► Fig.27: 1. Lima 2. Zinxhiri i sharrës
Lima mund të drejtohet më lehtë nëse përdoret
një mbajtës i limës (aksesor opsional). Mbajtësi
i limës ka disa shënime për këndin e saktë të
mprehjes prej 30° (bashkërenditni shënimet
paralele me zinxhirin e sharrës) dhe kufizon
thellësinë e depërtimit (deri në 4/5 e diametrit të
limës).
► Fig.28: 1. Mbajtësi i limës
Pasi të keni mprehur zinxhirin, kontrolloni lartësinë
e matësit të thellësisë me anë të një vegle për
matjen e zinxhirit (aksesor opsional).
► Fig.29
Hiqni çdo material projektues, sado i vogël qoftë, me
një limë të veçantë të sheshtë (aksesor opsional).
Rrumbullakosni sërish pjesën e përparme të
matësit të thellësisë.
Pastrimi i shufrës udhëzuese
Ciflat dhe tallashi akumulohen në kanalin e shufrës
udhëzuese. Ato mund të bllokojnë kanalin e shufrës dhe
vështirësojnë qarkullimin e vajit. Pastroni ashklat dhe tallashin
sa herë që e mprihni ose zëvendësoni zinxhirin e sharrës.
► Fig.30
Pastrimi i kapakut të rrotës së
dhëmbëzuar
Ciflat dhe tallashi akumulohen brenda në kapakun
e rrotës së dhëmbëzuar. Hiqni kapakun e rrotës së
dhëmbëzuar dhe zinxhirin e sharrës nga vegla dhe më
pas pastroni ciflat dhe tallashin.
► Fig.31
Pastrimi i vrimës së vajosjes
Pluhuri ose grimca të imëta mund të akumulohen te
vrima e vajosjes gjatë përdorimit. Këto pluhura ose
grimca të imëta mund të pengojnë qarkullimin e vajit
dhe të shkaktojnë lubrifikim të pamjaftueshëm në të
gjithë zinxhirin e sharrës. Kur në pjesën e sipërme të
shufrës udhëzuese nuk ka vajosje të mjaftueshme,
pastroni vrimën e vajosjes si më poshtë.
1.
Hiqni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar dhe
zinxhirin e sharrës nga vegla.
2.
Hiqni pluhurin ose grimcat e imëta duke përdorur
një kaçavidë të përshtatur ose të ngjashme.
► Fig.32: 1. Kaçavidë e sheshtë 2. Vrima e shkarkimit të vajit
3.
Futeni kutinë e baterisë në vegël. Tërhiqni
këmbëzën e çelësit për të pastruar pluhurin ose grimcat
e akumuluara në vrimën e vajosjes duke kulluar vajin e
zinxhirit.
4.
Hiqni baterinë nga vegla. Rivendoseni kapakun e
rrotës së dhëmbëzuar dhe zinxhirin e sharrës në vegël.
Zëvendësimi i rrotës së dhëmbëzuar
Rrota e dhëmbëzuar e konsumuar
KUJDES:
e dëmton zinxhirin e ri të sharrës. Në këtë rast
zëvendësoni rrotën e dhëmbëzuar.
Përpara se të vendosni një zinxhir të ri sharre,
kontrolloni gjendjen e rrotës së dhëmbëzuar.
► Fig.33: 1. Rrotëza e dhëmbëzuar 2. Zonat që do të
konsumohen
Gjithmonë vendosni një unazë të re bllokimi kur
zëvendësoni rrotën e dhëmbëzuar.
► Fig.34: 1. Unaza bllokuese 2. Rrotëza e
dhëmbëzuar
Sigurohuni që rrotëza e dhëmbëzuar të
VINI RE:
instalohet siç tregohet në figurë.
Magazinimi i veglës
1.
Pastrojeni veglën para magazinimit. Pastroni
ashklat dhe tallashin nga vegla pasi të keni hequr
kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
2.
Pasi të keni pastruar veglën, ndizeni pa ngarkesë
pune për të lubrifikuar zinxhirin e sharrës dhe shufrën
udhëzuese.
3.
Mbulojeni shufrën udhëzuese me kapakun e
shufrës udhëzuese.
4.
Zbrazni depozitën e vajit.
41 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duc306Duc356Duc406Duc256c

Table of Contents