Makita DUC256 Instruction Manual page 35

Cordless chain saw
Hide thumbs Also See for DUC256:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kur punoni me sharrën me zinxhir është
e domosdoshme të mbani një helmetë
mbrojtëse. Helmeta mbrojtëse duhet
të kontrollohet në intervale të rregullta
për dëmtim dhe duhet të ndërrohet pas
maksimumi 5 vjetësh. Përdorni vetëm
helmeta mbrojtëse të miratuara.
Ekrani mbrojtës i fytyrës i helmetës
mbrojtëse (ose syzet) ju mbrojnë nga tallashi
dhe ashklat e drurit. Gjatë përdorimit të
sharrës me zinxhir mbani gjithmonë syze
mbrojtëse ose ekran mbrojtës për fytyrën për
të parandaluar lëndimet në sy.
Mbani pajime mbrojtëse nga zhurmat
(kufje, tapa veshësh etj.)
Xhaketa mbrojtëse përbëhet nga 22
shtresa najloni dhe e mbron përdoruesin nga
prerjet. Gjithmonë duhet të mbahet veshur
kur punoni në platforma në lartësi (makina
me kovë, ashensor), që nga platformat e
montuara mbi shkallë apo kur ngjiteni me
litar.
Struktura mbrojtëse dhe kominoshet kanë
përbërje najloni me 22 shtresa dhe mbrojnë
nga prerjet. Ne e rekomandojmë shumë
përdorimin e tyre.
Gjatë përdorimit të sharrës me zinxhir duhet
të mbahen gjithmonë doreza mbrojtëse
me lëkurë të trashë, të cilat janë pjesë e
pajimeve të rekomanduara.
Gjatë përdorimit të sharrës me zinxhir
duhet të mbani veshur çizme sigurie
ose këpucë sigurie të pajisura me shollë
kundër rrëshqitjes, majë çeliku dhe pajime
mbrojtëse për këmbën. Këpucët e sigurisë
të pajisura me një shtresë mbrojtëse
mundësojnë mbrojtje nga prerjet dhe
garantojnë një bazament të sigurt. Për të
punuar në pemë, çizmet e sigurisë duhet të
jenë të posaçme për teknikat e ngjitjes.
Dridhja
1.
Individët me probleme në qarkullimin e gjakut
që i ekspozohen dridhjeve të tepërta mund të
pësojnë dëmtime të enëve të gjakut ose në
sistemin nervor. Dridhjet mund të shkaktojnë
simptomat e mëposhtme në gishta, duar ose kyçe:
"Përgjumje" (mpirje), therje, dhimbje, një ndjesi
shpuese, ndryshim të ngjyrës së lëkurës ose të
vetë lëkurës. Nëse ju shfaqet ndonjë nga këto
simptoma, shkoni te mjeku! Për të ulur rrezikun
e "sëmundjes së dridhjeve të shpeshta", mbajini
duart të ngrohta gjatë punës dhe mirëmbajeni
pajisjen dhe aksesorët.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
MOS lejoni që njohja
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
1.
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
2.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
3.
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
4.
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
5.
baterisë:
Mos i prekni terminalet me materiale
(1)
përcjellëse.
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
(2)
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
(3)
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë
6.
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50 °C.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
7.
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë
në zjarr.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
8.
baterinë.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
9.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla
11.
dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni
rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.
12. Përdorini bateritë vetëm me produktet e
specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive në
produkte të papajtueshme mund të rezultojë në
zjarr, nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të
elektroliteve.
13. Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të
gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
35 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duc306Duc356Duc406Duc256c

Table of Contents