Makita DLS211 Instruction Manual page 64

Cordless slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for DLS211:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund
të ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi
të mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga
lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e
ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e fikur
dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Udhëzimet e sigurisë për sharrat për
prerje me kënd
1.
Sharrat për prerje me kënd janë prodhuar për
prerje druri ose të produkteve të ngjashme
me drurin, ato nuk mund të përdoren me fletë
për prerje abrazive për prerjen e materialeve
prej hekuri, siç janë fletët, shufrat, perçinat,
etj. Pluhuri abraziv shkakton bllokimin e pjesëve
lëvizëse siç është mbrojtësja e poshtme.
Shkëndijat nga prerja abrazive do të djegë
mbrojtësen e poshtme, insertin e kanalit dhe pjesë
të tjera plastike.
2.
Përdorni fasheta shtrënguese për të mbajtur
materialin e punës kur kjo është e mundshme.
Nëse materialin e punës e mbani me dorë,
duhet ta mbani gjithmonë dorën të paktën 100
mm larg nga secila anë e fletës së sharrës.
Mos e përdorni këtë sharrë për të prerë pjesë
që janë tepër të vogla për t'u mbërthyer me
morsë ose për t'u mbajtur me dorë në mënyrë
të sigurt. Nëse dora vendoset tepër pranë fletës
së sharrës, rritet rreziku i lëndimit nga kontakti me
fletën.
Emetimet e dridhjeve
Vërtetoni që masat e
Lexoni të gjitha
3.
Materiali i punës duhet të jetë i palëvizshëm dhe
i shtrënguar me morsë ose i mbajtur me dorë
si kundrejt rigës ashtu dhe bankës. Mos e fusni
materialin e punës në fletë apo mos prisni "me
dorë të lirë" në asnjë mënyrë. Materialet e punës të
pashtrënguara ose lëvizëse mund të hidhen tutje me
shpejtësi të lartë, duke shkaktuar lëndim.
4.
Shtyjeni sharrën përmes materialit të punës.
Mos e tërhiqni sharrën përmes materialit të
punës. Për të realizuar një prerje, ngrijeni
kokën e sharrës dhe tërhiqeni mbi materialin
e punës pa e prerë, nisni motorin, shtypeni
poshtë kokën e sharrës dhe shtyjeni sharrën
përmes materialit të punës. Prerja me goditje
tërheqëse mund të bëjë që fleta e sharrës të
ngjitet mbi materialin e punës dhe ta hedhë me
forcë të madhe grupin e fletëve drejt operatorit.
Asnjëherë mos e kaloni dorën mbi vijën e
5.
synuar të prerjes qoftë përpara ose prapa fletës
së sharrës. Është shumë e rrezikshme mbajtja e
materialin e punës me "duar të kryqëzuara", pra
duke e mbajtur materialin e punës në të djathtë të
fletës së sharrës me dorën e majtë ose anasjelltas.
► Fig.1
6.
Mos e zgjasni dorën prapa rigës udhëzuese
më afër se 100 mm nga cilado anë e fletës së
sharrës, për të hequr ashklat e drurit apo për
arsye të tjera ndërsa fleta rrotullohet. Afërsia e
fletës të sharrës që rrotullohet me dorën tuaj mund të
mos jetë e dallueshme dhe mund të lëndoheni rëndë.
7.
Kontrollojeni fletën e sharrës përpara prerjes.
Nëse materiali i punës është i harkuar ose i
deformuar, shtrëngojeni me morsë me pjesën
e harkuar drejt rigës. Gjithmonë sigurohuni që
të mos ketë hapësirë mes materialit të punës,
rigës dhe bankës përgjatë vijës së prerjes.
Materialet e harkuara ose të deformuara të punës
mund të përdridhen ose të zhvendosen dhe
mund të shkaktojnë ngecje te fleta e sharrës që
rrotullohet gjatë prerjes. Nuk duhet të ketë gozhdë
ose objekte të huaja në materialin e punës.
8.
Mos e përdorni sharrën derisa banka të jetë pastruar
nga të gjitha veglat, ashklat e drurit, etj. përveç
materialit të punës. Copëzat e vogla ose copëzat e lira
të drurit ose objektet e tjera që krijojnë kontakt me fletën
që rrotullohet mund të hidhen tutje me shpejtësi të lartë.
9.
Pritni vetëm një material pune njëkohësisht. Materialet
e punës të vendosura mbi njëra-tjetrën nuk mund të
mbërthehen ose shtrëngohen mirë me morsë dhe mund
të ngecin te fleta ose të zhvendosen gjatë prerjes.
10. Sigurohuni që sharra për prerje me kënd të
jetë e montuar ose e vendosur në një sipërfaqe
të niveluar dhe të palëvizshme përpara
përdorimit. Një sipërfaqe pune e niveluar dhe
e palëvizshme redukton rrezikun që sharra për
prerje me kënd të bëhet e paqëndrueshme.
11.
Planifikojeni punën tuaj. Sa herë që ndryshoni
cilësimin e prerjes së pjerrët ose me kënd,
sigurohuni që riga e rregullueshme të
vendoset saktë për të mbajtur materialin e
punës dhe që nuk do të ndërhyjë me fletën
ose sistemin mbrojtës. Pa e vendosur veglën në
pozicionin "NDEZUR" dhe pa pasur material pune
mbi bankë, lëvizeni fletën e sharrës përmes një
prerjeje të plotë të simuluar për t'u siguruar që nuk
ka ndërhyrje apo rrezik prerjeje të rigës.
64 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dls212Dls211zu

Table of Contents