Makita 3709 Instruction Manual page 18

Hide thumbs Also See for 3709:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Rregullimi i pjesës së dalë të puntos
Fig.1
Për të rregulluar pjesën e dalë të puntos lironi dadon
shtrënguese dhe lëvizni bazën e veglës lart ose poshtë
sipas dëshirës duke rrotulluar vidën rregulluese. Pasi ta
keni rregulluar, shtrëngoni dadon shtrënguese fort për të
siguruar bazën e veglës.
Veprimi i ndërrimit
Fig.2
Për ta ndezur veglën, rrëshqitni levën e çelësit drejt
pozicionit I (NDEZUR). Për ta ndaluar veglën, rrëshqitni
levën e çelësit drejt pozicionit O (FIKUR).
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e puntos së makinës
buzëprerëse
Fig.3
KUJDES:
Gjithmonë përdorni çelësat që ofrohen bashkë me
veglën.
Futeni punton deri në fund në konin formë unaze dhe
shtrëngoni dadon unazë fort me të dy çelësat.
Për ta hequr punton, ndiqni procedurën e anasjellë të
instalimit.
PËRDORIMI
Vendoseni bazën e veglës mbi materialin që do të pritet
pa bërë asnjë kontakt me punton. Më pas ndizeni
veglën dhe prisni derisa puntoja të arrijë shpejtësinë e
plotë. Lëvizeni veglën përpara mbi sipërfaqen e
materialit, duke e mbajtur bazën e veglës të ngritur dhe
duke përparuar lehtë derisa të përfundoni prerjen.
Kur bëni prerjen e skajeve sipërfaqja e materialit të
punës duhet të jetë në të majtë të puntos në drejtim të
furnizimit.
1
2
3
1. Materiali i punës
2. Drejtimi i rrotullimit të puntos
3. Pamja nga pjesa e sipërme e veglës
4. Drejtimi i shtyrjes
001984
SHËNIM:
Lëvizja e veglës përpara me shpejtësi mund të
shkaktojë prerje me cilësi të dobët ose dëmtim të
puntos ose motorit. Lëvizja e veglës përpara me
ngadalë mund të djegë ose dëmtojë prerjen. Niveli
i duhur i furnizimit do të varet nga përmasat e
puntos, lloji i materialit të punës dhe thellësia e
prerjes. Përpara se të nisni prerjen në materialin e
punës, është e këshillueshme që të bëni një prerje
për provë në material druri që keni për të hedhur.
Kjo do të tregojë me saktësi si do të duket prerja
dhe do t'ju mundësojë të kontrolloni dimensionet.
Fig.4
SHËNIM:
Kur përdorni gominën e makinës buzëprerëse,
udhëzuesin e drejtë ose udhëzuesin e makinës
buzëprerëse, sigurohuni që ta instaloni në të
djathtë të drejtimit të furnizimit. Kjo do të ndihmojë
ta mbajë ngjitur me anën e materialit të punës.
KUJDES:
Meqë
prerja
mbingarkim të motorit ose vështirësi në kontrollin
e veglës, thellësia e prerjes nuk duhet të jetë më e
madhe se 3 mm për çdo kalim gjatë prerjes së
kanaleve. Nëse dëshironi të prisni kanale me
thellësi mbi 3 mm, bëni disa duar me parametra
gradualë më të thellë të puntos.
Udhëzuesi i pllakës mbështetëse
Fig.5
Udhëzuesi i pllakës mbështetëse siguron një bokull në
të cilën kalon puntoja, duke lejuar përdorimin e makinës
buzëprerëse me modelet e pllakës mbështetëse.
Hiqni pajisjen devijuese të ashklave.
Fig.6
Lironi vidat dhe hiqni mbrojtësen e bazës. Vendosni
udhëzuesin e pllakës mbështetëse mbi bazë dhe
zëvendësoni mbrojtësen e bazës. Më pas sigurojeni
mbrojtësen e bazës duke shtrënguar vidat.
Siguroni pllakën mbështetëse në materialin e punës.
Vendoseni veglën në pllakën mbështetëse dhe lëvizeni
me anë të udhëzuesit të pllakës mbështetëse duke e
rrëshqitur në anë të pllakës mbështetëse.
18
2
4
4
e
tepërt
mund
shkaktojë

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents