Makita SG1251 Instruction Manual page 18

Hide thumbs Also See for SG1251:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Bllokimi i boshtit
KUJDES:
Mos e aktivizoni kurrë bllokimin e boshtit kur
boshti është në rrotullim. Vegla mund të dëmtohet.
Fig.1
Shtypni bllokimin e boshtit për të parandaluar rrotullimin
e boshtit gjatë instalimit apo heqjes së aksesorëve.
Shikimi
Fig.2
Ka disa kanale në pjesën e përparme dhe të pasme të
bazës. Kjo e ndihmon përdoruesin e veglës që të ndjekë
një vijë të drejtë.
Rregullimi i thellësisë së hapjes së kanalit
Fig.3
Thellësia e hapjes së kanalit mund të rregullohet midis 0
mm dhe 30 mm.
Lironi vidën shtrënguese dhe rregulloni treguesin në
gradimin e dëshiruar të thellësisë në shkallë.
Më pas shtrëngoni fort vidën shtrënguese.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Fig.4
Për veglat me buton bllokimi
KUJDES:
Çelësi mund të bllokohet në pozicionin "ndezur" për
lehtësi të përdoruesit gjatë përdorimit të zgjatur. Tregoni
kujdes kur bllokoni veglën në pozicionin "ndezur" dhe
shtrëngojeni fort veglën gjatë gjithë kohës.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
Për punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën e çelësit,
shtypni butonin e bllokimit dhe më pas lëshojeni
këmbëzën e çelësit.
Për ta nxjerrë veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqeni
plotësisht këmbëzën e çelësit dhe më pas lëshojeni.
Për veglat me buton zhbllokimi
KUJDES:
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit pa shtypur
butonin e zhbllokimit. Kjo mund të shkaktojë
thyerjen e çelësit.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, është
siguruar një buton zhbllokimi.
Për ta ndezur veglën, shtypni butonin e zhbllokimit dhe
tërhiqni çelësin. Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
Për veglën pa buton bllokimi / buton zhbllokimi
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Funksioni elektronik
Veglat të cilat janë të pajisura me funksionin elektronik
përdoren lehtë për shkak të karakteristikave të
mëposhtme.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Kontrolli elektronik i shpejtësisë për të përftuar një
shpejtësi konstante. E mundur për të marrë rezultate të
mira, sepse shpejtësia e rrotullimit mbahet konstante,
madje edhe në kushte kur vegla është e ngarkuar.
Nisja e butë
Karakteristika e nisjes së butë minimizon tronditjen e
nisjes dhe bën që vegla të niset pa probleme.
Mbrojtës i mbingarkuar
Kur vegla vihet në punë mbi ngarkesën e pranueshme,
ajo do të ndalojë automatikisht për të mbrojtur motorin
dhe diskun. Kur ngarkesa të kthehet sërish në nivelin e
pranueshëm, vegla mund të ndizet automatikisht.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Heqja e disqeve të diamantit
Fig.5
Lironi dhe hiqni bulonin me anë të çelësit heksagonal.
Fig.6
Hiqni këllëfin e diskut ndërkohë që mbani bazën e
veglës.
SHËNIM:
Baza e veglës hapet me një goditje nga forca e
sustës.
Fig.7
Rrotulloni disqet e diamantit ndërkohë që shtypni
bllokimin e boshtit derisa të aktivizohet.
Hiqni dadon e bllokuesit duke e rrotulluar në drejtim
kundërorar me një çelës për dadon e bllokuesit.
Hiqni disqet e diamantit dhe unazat ndarëse.
18

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents