Makita DUC405 Instruction Manual page 43

Cordless
Hide thumbs Also See for DUC405:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kur prisni dru që është i tendosur, priteni në fillim anën
e trysnisë (A). Më pas bëni prerjen përfundimtare në
anën e tendosur (B). Kjo nuk lejon që shufra të ngecë.
► Fig.23
Heqja e degëve nga trupi
KUJDES:
Prerja e degëve nga trupi mund
të kryhet vetëm nga persona të trajnuar.
Kundërveprimi paraqet rrezik.
Gjatë prerjes së degëve mbështeteni sharrën me zinxhir
mbi trung, nëse është e mundur. Mos prisni me majën e
shufrës sepse kjo mund të paraqesë rrezik kundërveprimi.
Kushtojuni kujdes të veçantë degëve të tendosura. Mos
prisni nga poshtë degët që janë pa mbështetje.
Mos rrini mbi trungun e prerë gjatë prerjes së degëve.
Prerjet me gropa dhe prerjet paralele
me fijet e drurit
KUJDES:
Prerjet me gropa dhe paralele me
fijet e drurit mund të kryhen vetëm nga persona
me trajnim të veçantë. Mundësia e kundërveprimit
krijon rrezikun e lëndimit.
Prerjet paralele me fijet e drurit bëjini në një kënd sa më të
cekët që të jetë e mundur. Kushtoni kujdes të madh kur kryeni
prerjen sepse nuk mund të përdoret amortizatori me maja.
► Fig.24
Prerja e pemëve
KUJDES:
Prerja e pemëve mund të kryhet
vetëm nga persona të trajnuar. Puna është me
rrezik.
Nëse dëshironi të prisni një pemë duhet ta bëni në
respektim të rregulloreve lokale.
► Fig.25: 1. Zona e prerjes
Përpara se të nisni prerjen e një pemë, sigurohuni që:
Në afërsi të mjedisit të jenë vetëm personat
që përfshihen në veprimtarinë e prerjes;
Çdo person i përfshirë ka një rrugë tërheqjeje
pa pengesa në një shkallë prej afërsisht 45°
e secilës anë të boshtit të prerjes. Merrni në
konsideratë dhe rrezikun shtesë të rënies së
pemëve në kabllot elektrike;
Baza e trungut të mos ketë objekte të huaja,
rrënjë dhe shtëpi afër;
Të mos ketë asnjë person ose objekte në një
distancë prej 2 1/2 e gjatësisë së pemës në
drejtimin ku do të bjerë pema.
Në lidhje me çdo pemë merrni në konsideratë
aspektet e mëposhtme:
Drejtimin nga është e anuar;
Degët gati të prera ose të thata;
Gjatësinë e pemës;
Përkuljen natyrale;
Nëse pema është e kalbur ose jo.
Llogarisni shpejtësinë dhe drejtimin e erës. Mos e
prisni pemën nëse era fryn me furi.
Krasitja e rrënjëve të dukshme: Nisni me rrënjët më të mëdha.
Në fillim bëni prerjet vertikale, më pas ato horizontale.
Qëndrimi në anë të pemës që bie. Mbani një zonë të
pastër pas pemës që shembet deri në një kënd prej 45°
nga secila anë e boshtit të pemës (referojuni figurës për
"zonën e prerjes"). Bëni kujdes nga rënia e degëve.
Duhet të planifikohet dhe pastrohet një rrugë
largimi sipas nevojës para se të nisin prerjet.
Rruga e largimit duhet të kalojë nga pas dhe
diagonalisht me pjesën e pasme të linjës ku pema
pritet që të bjerë, siç ilustrohet në figurë.
► Fig.26: 1. Drejtimi i prerjes 2. Zona e rrezikut
3. Rruga e largimit
Kur priten pemë, ndiqni procedurat e mëposhtme:
1.
Bëni prerje të pjerrët sa më afër tokës. Në fillim
bëni prerjen horizontale në një thellësi 1/5-1/3 të
diametrit të trungut. Mos e bëni prerjen e pjerrët shumë
të madhe. Më pas bëni prerjen diagonale.
► Fig.27
SHËNIM: Kjo prerje e pjerrët përcakton drejtimin në
të cilin do të bjerë pema dhe e udhëzon. Ajo bëhet
nga ana nga ku do të bjerë pema.
2.
Prerjen e pasme bëjeni pak më lart se prerja
bazë e prerjes së pjerrët. Prerja e pasme duhet të jetë
krejtësisht horizontale. Lini afërsisht 1/10 e diametrit
të trungut ndërmjet prerjes së pasme dhe prerjes së
pjerrët. Fibrat e drurit në pjesën e paprerë të trungut
shërbejnë si menteshë. Fusni pyka në prerjen e pasme.
► Fig.28
PARALAJMËRIM:
i prisni të gjitha fibrat. Pema mund të bjerë në
mënyrë të pakontrolluar.
VINI RE:
Për të mbajtur prerjen e pasme të
hapur mund të përdoren vetëm pyka plastike ose
alumini. Përdorimi i pykave prej hekuri është i
ndaluar.
Transportimi i veglës
Përpara se të transportoni veglën, gjithmonë aplikoni
frenin e zinxhirit dhe hiqeni kutinë e baterisë nga vegla. Më
pas vendosni kapakun e shufrës udhëzuese. Gjithashtu
mbulojeni kutinë e baterisë me kapakun e baterisë.
► Fig.29: 1. Kapaku i shufrës udhëzuese 2. Kapaku i baterisë
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
KUJDES:
Vini gjithmonë doreza kur kryeni një
inspektim ose mirëmbajtje.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet
dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga
qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës
të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
43 SHQIP
Në asnjë rrethanë mos

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duc355Duc305Duc355zDuc355pt2

Table of Contents