Makita DUC405 Instruction Manual page 41

Cordless
Hide thumbs Also See for DUC405:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kontrolli i frenit të zinxhirit
KUJDES:
Mbajeni sharrën me zinxhir me të
dyja duart kur e ndizni. Kapni dorezën e pasme
me dorën e djathtë, dorezën e përparme me të
majtën. Shufra dhe zinxhiri nuk duhet të prekin
asnjë objekt.
KUJDES:
Nëse zinxhiri i sharrës nuk ndalon
menjëherë gjatë kryerjes së këtij testi, sharra nuk
duhet të përdoret në asnjë mënyrë. Konsultohuni
me qendrat tona të autorizuara të shërbimit.
1.
Shtypni levën e bllokimit, më pas tërhiqni këmbëzën
e çelësit. Zinxhiri i sharrës do të ndizet menjëherë.
2.
Shtypni mbrojtësen e përparme të duarve me
pjesën e sipërme të dorës suaj. Sigurohuni që sharra
me zinxhir të ndalojë menjëherë.
► Fig.8: 1. Mbrojtësja e përparme e dorës 2. Pozicioni
i zhbllokuar 3. Pozicioni i bllokuar
Kontrolli i frenit të ngadalësimit
KUJDES:
Nëse zinxhiri i sharrës nuk
ndalon brenda një sekonde në këtë test, ndaloni
përdorimin e sharrës me zinxhir dhe konsultohuni
me qendrën tonë të autorizuar të shërbimit.
Vëreni në punë sharrën me zinxhir dhe më pas lëshoni
plotësisht këmbëzën e çelësit. Zinxhiri i sharrës duhet
të ndalojë plotësisht brenda një sekonde.
Rregullimi i lubrifikimit të zinxhirit
Ju mund të ndryshoni normën e furnizimit me vaj nga vida
përshtatëse. Sasia e vajit mund të përshtatet me çelës universal.
► Fig.9: 1. Vida rregulluese
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
KUJDES:
Mos e prekni zinxhirin e sharrës me
duar të zhveshura. Mbani gjithmonë doreza kur
punoni me zinxhirin e sharrës.
Heqja ose instalimi i zinxhirit të sharrës
KUJDES:
Zinxhiri i sharrës dhe shufra
udhëzuese akoma janë të nxehta pas përdorimit.
Lërini të ftohen para se të kryeni punë me veglën.
Për të instaluar zinxhirin e sharrës, ndiqni hapat e
mëposhtëm:
1.
Sigurohuni për drejtimin e duhur të zinxhirit.
Shenja e shigjetës në zinxhir tregon drejtimin e zinxhirit.
2.
Njërin skaj të zinxhirit të sharrës instaloheni në
pjesën e sipërme të shufrës udhëzuese dhe skajin tjetër
rreth rrotës së dhëmbëzuar.
► Fig.10: 1. Rrotëza e dhëmbëzuar
3.
Vendoseni shufrën udhëzuese në vend mbi
sharrën me zinxhir.
4.
Vendoseni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar mbi
sharrën me zinxhir në mënyrë që kunji rregullues të
vendoset në një vrimë të vogël të shufrës udhëzuese.
► Fig.11: 1. Kapaku i rrotës së dhëmbëzuar 2. Shufra
udhëzuese 3. Vrima 4. Kunji rregullues
5.
Shtrëngoni dhe lironi dadot mbajtëse për të
siguruar kapakun e rrotëzës së dhëmbëzuar, më pas
lirojeni pak për rregullim të tendosjes.
(Për procedurën shikoni kapitullin "Rregullimi i
tendosjes së zinxhirit të sharrës".)
► Fig.12: 1. Dadoja mbajtëse
Për të hequr zinxhirin e sharrës, ndiqni hapat e mëposhtëm:
1.
Lironi frenin e zinxhirit duke tërhequr mbrojtësen e
përparme të duarve.
2.
Lironi vidën rregulluese të zinxhirit, më pas dadot
mbajtëse.
► Fig.13: 1. Vida e kalibrimit të zinxhirit 2. Dadoja
mbajtëse 3. Kapaku i rrotës së dhëmbëzuar
3.
Hiqni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar dhe më
pas hiqni zinxhirin e sharrës dhe shufrën udhëzuese
nga trupi i sharrës me zinxhir.
Rregullimi i tendosjes së zinxhirit të sharrës
KUJDES:
Procedurën për heqjen ose
instalimin e zinxhirit të sharrës kryejeni në një
vend të pastër pa tallash dhe gjëra të ngjashme.
KUJDES:
Mos e shtrëngoni zinxhirin e sharrës
më shumë se sa duhet. Një tendosje tepër e madhe e
zinxhirit të sharrës mund të shkaktojë prishjen e zinxhirit
të sharrës dhe konsumimin e shufrës udhëzuese.
KUJDES:
Një zinxhir jo i tendosur sa duhet mund të
dalë nga shufra dhe mund të shkaktojë aksident të rëndë.
Zinxhiri i sharrës mund të lirohet pas shumë orësh përdorimi. Herë
pas here kontrolloni tendosjen e zinxhirit përpara përdorimit.
1.
Lironi frenin e zinxhirit duke tërhequr mbrojtësen e
përparme të duarve.
2.
Lironi dadot mbajtëse pak për të liruar lehtë
kapakun e rrotëzës së dhëmbëzuar.
► Fig.14: 1. Dadoja mbajtëse
3.
Ngrijeni lart lehtë majën e shufrës udhëzuese
dhe rregulloni tendosjen e zinxhirit. Rrotulloni vidën
e rregullimit të zinxhirit në drejtim të akrepave të orës
për ta shtrënguar, rrotullojeni në drejtim të kundërt të
akrepave të orës për ta liruar.
Shtrëngoni zinxhirin e sharrës derisa ana e poshtme
e zinxhirit të sharrës të puthitet në shinën e shufrës
udhëzuese si në ilustrim.
► Fig.15: 1. Shufra udhëzuese 2. Zinxhiri i sharrës
3. Vida e kalibrimit të zinxhirit
4.
Mbajeni lehtë shufrën udhëzuese dhe shtrëngoni dadot
mbajtëse për të siguruar kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
► Fig.16: 1. Dadoja mbajtëse
Sigurohuni që zinxhiri i sharrës të mos lirohet në anën e
poshtme dhe që zinxhiri i sharrës të puthitet ngushtë me
anën e poshtme të shufrës.
41 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duc355Duc305Duc355zDuc355pt2

Table of Contents