Makita DUC405 Instruction Manual page 42

Cordless
Hide thumbs Also See for DUC405:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
Vajosja
KUJDES:
Mos e përdorni sharrën me zinxhir kur
depozita është bosh. Rimbusheni me vaj në kohën e
duhur përpara se depozita të zbrazet.
KUJDES:
Mos lejoni që vaji të prekë lëkurën dhe
sytë. Kontakti në sy shkakton irritim. Në rast se prek
sytë, shpëlajini mirë sytë menjëherë me ujë të pastër,
pastaj paraqituni menjëherë te mjeku.
KUJDES:
Asnjëherë mos përdorni vaj të
përdorur. Vaji i përdorur përmban substanca
kancerogjene. Ndotësit në vajin e përdorur
përshpejtojnë konsumimin e pompës së vajit,
të shufrës dhe të zinxhirit. Vaji i përdorur është i
dëmshëm për mjedisin.
Zinxhiri i sharrës lubrifikohet automatikisht kur vegla
është në përdorim. Kontrolloni periodikisht sasinë e vajit
të mbetur në depozitën e vajit.
Për të mbushur vajin, ndiqni hapat e mëposhtëm:
1.
Pastrojeni mirë zonën rreth kapakut të depozitës
së vajit për të parandaluar hyrjen e pluhurit në
depozitën e vajit.
2.
Vendoseni sharrën anash dhe hiqni kapakun e
depozitës së vajit.
3.
Mbusheni depozitën e vajit me vaj. Sasia e duhur
e vajit është 200 ml.
4.
Vëreni sërish në vend kapakun e depozitës së
vajit dhe shtrëngojeni fort.
5.
Fshini me kujdes vajin e zinxhirit që mund të
derdhet.
► Fig.17: 1. Kapaku i depozitës së vajit 2. Depozita e
vajit (e tejdukshme)
Pas rimbushjes, mbajeni sharrën me zinxhir larg nga
pema. Filloni dhe prisni derisa lubrifikimi i zinxhirit të
sharrës të jetë i përshtatshëm.
► Fig.18
VINI RE:
Kur sharra me zinxhir përdoret për herë
të parë, mund të duhen rreth dy minuta që vaji i
sharrës me zinxhir të nisë efektin e tij lubrifikues
në mekanizmat e sharrës. Vëreni sharrën në punë
pa ngarkesë derisa lubrifikimi të nisë.
VINI RE:
Kur mbushni vajin e zinxhirit për herë
të parë, ose kur mbushni depozitën pasi është
boshatisur krejtësisht, shtoni vaj deri në skajin
e fundit të pompës. Përndryshe mbushja e vajit
mund të jetë e pasaktë.
VINI RE:
Përdorni vetëm vajin ekskluziv të
zinxhirit të sharrës për sharrat me zinxhir Makita
ose vajra ekuivalente që disponohen në treg.
VINI RE:
Kurrë mos përdorni vaj me pluhur dhe
grimca apo vaj që avullon.
VINI RE:
Kur krasitni pemë, përdorni vaj botanik.
Vaji mineral i dëmton pemët.
VINI RE:
Para se të filloni prerjen, sigurohuni
që kapaku i depozitës së vajit të jetë vidhosur
tamam.
PUNA ME SHARRËN ME ZINXHIR
KUJDES:
Personi që e përdor për herë të
parë, duhet të presë kërcunj mbi këmbalec druri
ose tavolinë, si praktikë për fillestarë.
KUJDES:
Kur sharroni lëndë drusore të prerë
më parë, përdorni një mbështetëse të sigurt
(këmbalec druri ose tavolinë). Mos e mbështesni
drurin që pritet me këmbë dhe mos lejoni askënd
që ta mbajë apo ta fiksojë.
KUJDES:
Mbajini fort pjesët rrumbullake që të
mos rrotullohen.
KUJDES:
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg
zinxhirit të sharrës ndërkohë që motori është
duke punuar.
KUJDES:
Mbajeni sharrën me zinxhir fort me
të dyja duart ndërsa motori është duke punuar.
KUJDES:
Mos u zgjatni më shumë seç duhet.
Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
duhur dhe ruani ekuilibrin.
VINI RE:
Asnjëherë mos e tundni apo e lëshoni
në tokë veglën.
VINI RE:
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit të veglës.
Prekeni cepin e poshtëm të trupit të sharrës me
zinxhir me degën që do të pritet para se ta ndizni.
Në të kundërt mund të shkaktojë lëkundjen e shufrës
udhëzuese, duke shkaktuar lëndim të operatorit.
Sharrojeni drurin që do të pritet thjesht duke e lëvizur
poshtë duke përdorur peshën e sharrës me zinxhir.
► Fig.19
Nëse nuk mund të prisni lëndë drusore me një goditje:
Ushtroni presion të lehtë në dorezë dhe vazhdoni të
sharroni dhe tërhiqeni pak prapa sharrën me zinxhir;
pastaj vendoseni dhëmbëzimin pak më poshtë dhe
mbarojeni prerjen duke ngritur dorezën.
► Fig.20
Prerja e trupave të pemëve
1.
Vendoseni cepin e poshtëm të trupit të sharrës me
zinxhir mbi drurin që do të pritet.
► Fig.21
2.
Me zinxhirin e sharrës të ndezur, sharroni drurin
duke përdorur ndërkohë dorezën e pasme për të
peshuar sharrën dhe atë të përparme për ta drejtuar.
Përdorni amortizatorin me maja si aks.
3.
Vazhdoni të prisni duke ushtruar presion të lehtë në
dorezën e përparme, duke e tërhequr ngadalë sharrën
nga pas. Shtyjeni amortizatorin me maja edhe më tepër në
lëndën e drurit dhe ngrini sërish dorezën e përparme.
VINI RE:
Kur bëni disa prerje, fikeni sharrën me
zinxhir pas çdo prerjeje.
KUJDES:
Nëse skaji i sipërm i shufrës
përdoret për prerje, sharra me zinxhirë mund të
mënjanohet në drejtimin tuaj nëse zinxhiri ngec.
Për këtë arsye, prisni me skajin e poshtëm, në
mënyrë që sharra të mënjanohet larg trupit tuaj.
► Fig.22
42 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duc355Duc305Duc355zDuc355pt2

Table of Contents