Makita CLX213X1 Instruction Manual page 22

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES: Shtypja e tepërt e veglës nuk do të
shpejtojë shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do
të dëmtojë majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e
veglës dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
KUJDES: Mbajeni veglën fort dhe bëni kujdes
kur maja e puntos fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet. Gjatë depërtimit të puntos
në anën e kundërt të objektit mbi vegël/majën e
puntos ushtrohet një forcë e madhe shpuese.
KUJDES: Maja e puntos e ngecur mund të
hiqet thjesht duke vendosur çelësin e ndryshimit
në rrotullimin e anasjelltë për ta nxjerrë punton.
Megjithatë, vegla mund të dalë papritmas nëse
nuk e mbani fort.
KUJDES: Siguroni gjithmonë që objektet më
të vogla të përpunohen në morsë ose pajisje të
ngjashme për shtrëngim.
KUJDES: Nëse vegla përdoret në mënyrë të
vazhdueshme derisa bateria të shkarkohet, mos e
përdorni veglën për 15 minuta derisa të vazhdoni
me një bateri të re.
Përdorimi i veglës si kaçavidë dore
►Fig.15
Fikeni veglën.
Lëvizeni levën e çelësit të ndryshimit në pozicion
neutral.
Ktheni unazën rregulluese në mënyrë që shigjeta në
trupin e veglës të tregojë drejt shenjës
Ktheni veglën.
SHËNIM: Ky përdorim është i përshtatshëm për të
kontrolluar vidhosjen.
SHËNIM: Mos e përdorni veglën për punë që kërkon
forcë të tepërt, si për të shtrënguar bulona ose për të
hequr vidat e ndryshkura.
Përdorimi i këllëfit
Aksesorë opsionalë
KUJDES: Kur përdorni këllëfin, hiqni majën e
kaçavidës/majën e trapanit nga vegla.
KUJDES: Fikeni veglën dhe prisni derisa të
ndalojë plotësisht përpara se ta vendosni në
këllëf.
Sigurohuni që ta mbyllni mirë këllëfin me butonin
e këllëfit në mënyrë që ai ta mbajë veglën të
sigurt.
1.
Vendosni një rrip mesi ose diçka të ngjashme në
mbajtësen e këllëfit.
►Fig.16: 1. Mbajtësja e këllëfit 2. Rripi i mesit
2.
Vendoseni veglën në këllëf dhe mbylleni këllëfin
me anë të butonit të këllëfit.
►Fig.17
►Fig.18
Në pjesën e përparme të këllëfit mund të mbahen dy
maja kaçavide.
22 ALBANIAN
MIRËMBAJTJA
KUJDES: Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE: Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES: Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
.
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Majat e puntove
Majat e kaçavidës
Punto formë çelësi
Pjesë të majës
Mbajtësi i majës së kaçavidës
Këllëfi
Kutia mbajtëse plastike
Grepi
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Df031dDf331d

Table of Contents