Makita DUR141 Instruction Manual page 32

Cordless string trimmer
Hide thumbs Also See for DUR141:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Prerja e barit afër pemëve, blloqeve
të betonit, tullave ose gurëve në
kopsht
► Fig.27
Mbajeni prerësin të anuar në një nivel ku ai nuk e prek
sipërfaqen e tokës dhe priteni barin duke e përdorur
majën e fijes prej najloni sikur po godisni tokën. Në këtë
punë nevojitet nxjerrja e ngadaltë, pasi fija e najlonit
konsumohet më shpejt se zakonisht.
SHËNIM:
Vendosja e prerësit shumë pranë pemëve,
blloqeve prej betoni, tullave ose gurëve të
kopshtit apo ndonjë materiali tjetër të ngjashëm
gjatë punës krasitëse apo proceseve të
ngjashme prerëse mund të shkaktojë prerjen
e fijes prej najloni brenda kapakut të bobinës.
Në këtë rast, nxirreni bobinën nga kapaku i
bobinës dhe vendoseni sërish fijen prej najloni
siç duhet, duke iu drejtuar seksionit të titulluar
"Instalimi ose heqja e kokës prerëse prej
najloni" dhe "Mbledhja e një fije të re najloni te
bobina". Përdorimi i majës së fijes prej najloni
gjatë punës sjell rezultate pune më të mira dhe
prandaj rekomandohet që vegla të mbahet
më shumë se 5 cm larg pemëve, blloqeve
prej betoni, tullave ose gurëve të kopshtit ose
materialeve të ngjashme.
Ndizeni prerësin para se t'i afroheni barit që do të pritet.
Priteni barin me anë të majës së fijes prej najloni,
duke e lëvizur prerësin nga e djathta në të majtë dhe
vazhdoni ngadalë, duke e mbajtur prerësin të anuar në
kënd rreth 30° me sipërfaqen e tokës.
Kur pritni bar të gjatë, pritni në shtresa, duke filluar
gjithmonë nga pjesa e sipërme dhe me gjatësi të
shkurtra prerjeje.
Përdorimi i veglës si makineri
krasitëse
► Fig.28
Përdorimi i veglës si makineri krasitëse i mundëson
përdoruesit prerjen përgjatë skajeve të blloqeve prej
betoni, tullave dhe materialeve të ngjashme.
► Fig.29: 1. Dhoma e motorit 2. Mbajtësja
Për ta përdorur veglën si makineri krasitëse, mbani
boshtin e prerësit me njërën dorë dhe rrotullojeni
dorezën në drejtim kundërorar për ta liruar boshtin.
Rrotullojeni boshtin me folenë e motorit në 180° dhe
shtrëngojeni dorezën në drejtim orar derisa të fiksohet.
SHËNIM:
Përpara se të rrotulloni boshtin, ai duhet të jetë
plotësisht i zgjatur ose i mbledhur.
Pasi të keni kaluar në pozicionin e makinerisë
krasitëse, sigurohuni që foleja e motorit dhe
boshti të jenë të fiksuar.
► Fig.30
Për të marrë rezultat të mirë prerjeje përfundimtare,
lëvizni paralelisht me skajin ku do të kryeni punën
krasitëse.
Prerja e barit në vende të ngushta
ose të pjerrëta
PARALAJMËRIM:
Kur prisni bar në sipërfaqe të pjerrëta, kini
kujdes nga gurët, bari dhe objekte të tjera që
mund të hidhen nga zona e kokës prerëse.
Kur prisni bar në sipërfaqe të pjerrëta,
sigurohuni që të keni mbështetje të mirë e të
qëndrueshme të këmbëve.
► Fig.31: 1. Butoni bllokues
Për të lehtësuar punën në vendet e ngushta, të cilat e kufizojnë
lartësinë, si p.sh. prerja e barit nën verandat prej druri dhe mjedise
të ngjashme, shtypni butonin e bllokimit dhe përkulni kokën
prerëse në mënyrë të tillë që boshti të jetë vendosur paralelisht me
sipërfaqen e tokës. Rregullimi i këndit të kokës prerëse siç duhet
në këtë mënyrë, ju ndihmon të prisni bar në sipërfaqe të pjerrëta.
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM:
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni
ndonjë kontroll ose mirëmbajtje për veglën. Nëse
vegla nuk fiket dhe kutia e baterisë nuk hiqet, ndezja
aksidentale mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
NJOFTIM:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
Koka prerëse prej najloni
Fijet e najlonit
Rripi i krahut
Syzet mbrojtëse
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato
mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
32 SHQIP

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dur181Dur181z

Table of Contents