Makita DUR141 Instruction Manual page 26

Cordless string trimmer
Hide thumbs Also See for DUR141:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pajisje për mbrojtje personale
► Fig.1
► Fig.2
1.
Vishuni siç duhet. Rrobat që vishni duhet të
jenë funksionale dhe të përshtatshme, pra duhet
të jenë të ngjitura pas trupit, por jo aq sa t'ju
pengojnë. Mos mbani bizhuteri ose rroba që
mund të ngatërrohen me barin e lartë. Mbani
kapele mbrojtëse për të mbledhur flokët e gjatë.
2.
Gjatë përdorimit të veglës, mbani gjithmonë
këpucë të forta me shuall që nuk rrëshqet.
Kjo ju mbron nga lëndimet dhe siguron një
mbështetje të mirë.
3.
Mbani syze ose syze mbrojtëse.
Siguria elektrike dhe e baterisë
1.
Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e përdorni
veglën në vende të lagështa ose të lagura dhe
mos e ekspozoni ndaj shiut. Uji që hyn në vegël
mund të rrisë rrezikun e goditjeve elektrike.
2.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund
të shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një
paketë tjetër baterie.
3.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund
të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr. Ajo mund
4.
të shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për
udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.
5.
Mos e hapni dhe mos e shformoni baterinë(të).
Elektroliti i çliruar është gërryes dhe mund
të dëmtojë sytë ose lëkurën. Ai mund të jetë
toksik nëse gëlltitet.
Ndezja e veglës
► Fig.3
1.
Sigurohuni që të mos ketë fëmijë ose persona
të tjerë deri në 15 metra rreth vendit të punës
(50 ft), gjithashtu bëni kujdes që të mos ketë
kafshë në afërsi të vendit të punës. Në të
kundërt, ndaloni përdorimin e veglës.
2.
Kontrolloni gjithmonë që vegla të jetë e sigurt për
përdorim para se ta përdorni. Kontrolloni sigurinë e
veglës prerëse, të mbrojtëses dhe levës/këmbëzës
së çelësit për veprim të lehtë dhe të duhur.
Kontrolloni që dorezat të jenë të pastra dhe të thata
dhe testoni funksionin e ndezjes/fikjes të çelësit.
3.
Kontrolloni pjesët e dëmtuara përpara
përdorimit të mëtejshëm të veglës. Mbrojtësja
ose ndonjë pjesë tjetër që është dëmtuar duhet
të kontrollohet me kujdes për të përcaktuar që
punon siç duhet dhe kryen funksionin e synuar.
Kontrolloni bashkërenditjen e pjesëve lëvizëse,
lidhjen e pjesëve lëvizëse, prishjen e pjesëve,
montimin dhe ndonjë rrethanë tjetër që mund
të ndikojë në funksionimin e saj. Mbrojtësja ose
ndonjë pjesë tjetër e dëmtuar duhet të riparohet
siç duhet ose të ndërrohet nga qendra jonë e
autorizuar e shërbimit, përveçse udhëzohet
ndryshe diku tjetër në manual.
4.
Ndizni motorin vetëm kur t'i keni duart dhe
këmbët larg veglës prerëse.
5.
Përpara se të nisni punën, sigurohuni që vegla
prerëse të mos jetë në kontakt me objekte
të forta si degë, gurë etj., përndryshe vegla
prerëse do të rrotullohet kur ta ndizni.
Metoda e përdorimit
1.
Mos e përdorni makinerinë me mbrojtëse të
dëmtuar ose pa mbrojtëse.
Përdoreni veglën vetëm në dritë dhe
2.
shikueshmëri të mjaftueshme. Gjatë stinës së
dimrit bëni kujdes nga zonat e rrëshqitshme
ose të lagështa, akulli dhe dëbora (rrezik
rrëshqitjeje). Sigurohuni gjithmonë që të keni
mbështetje të mirë të këmbëve.
Bëni kujdes të mos lëndoni këmbët dhe duart
3.
me veglën prerëse.
4.
Mbajini duart dhe këmbët larg pjesëve prerëse
në çdo kohë dhe në veçanti kur ndizni motorin.
5.
Kurrë mos prisni mbi lartësinë e belit.
6.
Mos qëndroni asnjëherë në shkallë kur
përdorni veglën.
7.
Asnjëherë mos punoni në sipërfaqe të
paqëndrueshme.
8.
Mos e kaloni lartësinë e trupit. Mbani në çdo
moment mbështetje të duhur të këmbëve dhe
ruani ekuilibrin.
Siguroni gjithmonë mbështetje të mirë të
9.
këmbëve të terrene të pjerrëta.
10. Mos vraponi asnjëherë, ecni.
Hiqni rërën, gurët, gozhdët etj. që gjeni
11.
brenda zonës së punës. Grimcat e huaja mund
të dëmtojnë veglën prerëse dhe mund të
shkaktojnë zhvendosjen e saj duke rezultuar
në lëndime serioze.
12. Mos prekni kurrë pjesë të rrezikshme në lëvizje
përpara se pajisja të shkëputet nga priza dhe pjesët
e rrezikshme në lëvizje të kenë ndaluar tërësisht.
13. Nëse vegla prerëse godet gurë ose objekte
të tjera të forta, fikeni menjëherë motorin dhe
kontrolloni veglën prerëse.
14. Përpara fillimit të prerjes, vegla prerëse duhet
të ketë arritur shpejtësi të plotë përdorimi.
15. Mbajeni veglën gjithmonë me të dyja duart
gjatë punës. Mos e mbani kurrë veglën vetëm
me një dorë gjatë përdorimit. Sigurohuni
gjithmonë që të keni mbështetje të mirë të
këmbëve.
16. Të gjitha pajisjet mbrojtëse si mbrojtëset që
ofrohen me veglën duhet të përdoren gjatë
përdorimit të saj.
17. Me përjashtim të rasteve të emergjencës, mos
e lëshoni ose hidhni kurrë veglën në tokë
sepse kjo mund ta dëmtojë rëndë veglën.
18. Mos e zvarrisni veglën në tokë kur e lëvizni nga
një vend në tjetrin sepse mund të dëmtohet
nëse lëvizet në këtë mënyrë.
19. Gjithmonë hiqeni kutinë e baterisë nga vegla:
kurdoherë që nuk e përdorni veglën;
përpara se ta zhbllokoni;
përpara se ta kontrolloni, pastroni ose të
punoni me veglën;
26 SHQIP

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dur181Dur181z

Table of Contents