Makita DLM382 Instruction Manual page 32

Cordless lawn mower
Hide thumbs Also See for DLM382:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mbyllni kapakun e baterisë
PARALAJMËRIM:
bllokimit dhe kutinë e baterisë përpara instalimit
të kapakut të baterisë. Moskryerja e këtij veprimi
mund të shkaktojë dëmtime serioze.
Instaloni kapakun e baterisë plotësisht përpara
përdorimit. Kapaku i baterisë mbron kositësen dhe
kutinë e baterisë nga balta, papastërtitë dhe uji.
1.
Vendoseni kapakun e baterisë me pjesët e dala në
kositëse të bashkërenditura me vrimat në kapakun e baterisë.
► Fig.1: 1. Dalja 2. Vrima 3. Kapaku i baterisë
2.
Vendosini duart në qendër të kapakut të baterisë
dhe shtypeni.
► Fig.2
3.
Përpara kryerjes së punës së parë, verifikoni që
pika e rrotullimit e kapakut të baterisë është bashkuar
siç duhet. Nëse kapaku i baterisë është instaluar siç
duhet, ai nuk do të hapet derisa të tërhiqet leva e
bllokimit.
► Fig.3: 1. Pika e rrotullimit 2. Leva e bllokimit të
kapakut të baterisë
Instalimi i dorezës
VINI RE:
Kur instaloni dorezat, poziciononi
kordonët në mënyrë të tillë që të mos pengohen
nëpër doreza. Nëse kordoni është i dëmtuar,
çelësi i kositëses mund të mos funksionojë.
1.
Rrëshqitni dy fundet e dorezës së poshtme në ulluqet e
kositëses, më pas shtrëngoni plotësisht vidat shtrënguese.
► Fig.4: 1. Vida e mbërthimit 2. Doreza e poshtme
2.
Drejtvendosni vrimat e vidave të dorezës së
sipërme dhe dorezës së poshtme. Sigurojini ato me
vida dhe dado shtrënguese.
► Fig.5: 1. Dadoja e mbërthimit 2. Vida e mbërthimit
SHËNIM: Mbajeni dorezën e sipërme fort në mënyrë
që të mos ju bjerë nga dora.
3.
Bashkojini mbajtëset dorezës. Poziciononi
kordonin e furnizimit me energji siç tregohet në figurë.
► Fig.6: 1. Mbajtësja
Heqja e aksesorit të plehërimit
Aksesor opsional
1.
Hapni kapakun e pasmë.
► Fig.7: 1. Kapaku i pasmë
2.
Mbajeni aksesorin e plehërimit nga doreza dhe më
pas tërhiqeni nga trupi i kositëses siç tregohet në figurë.
► Fig.8: 1. Aksesori i plehërimit 2. Doreza
Instalimi i koshit të barit
1.
Hapni kapakun e pasmë.
► Fig.9: 1. Kapaku i pasmë
2.
Futeni koshin e barit në shufrën e kositëses siç
tregohet në figurë.
► Fig.10: 1. Grepi 2. Shufra 3. Koshi i barit
Mos e vendosni çelësin e
Vendosja e aksesorit të plehërimit
Aksesor opsional
1.
Hapni kapakun e pasmë dhe më pas hiqni koshin
e barit.
► Fig.11: 1. Kapaku i pasmë 2. Koshi i barit
2.
Mbajeni aksesorin e plehërimit nga doreza dhe më
pas bashkojeni me trupin e kositëses siç tregohet në
figurë.
► Fig.12: 1. Aksesori i plehërimit 2. Doreza
PËRSHKRIMI I PUNËS
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë makinerinë
përpara se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Sigurohuni që të bllokoni kapakun
e baterisë përpara përdorimit. Përndryshe, balta,
pluhuri ose uji mund të dëmtojnë produktin ose kutinë
e baterisë.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.
Në të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga
makineria duke ju lënduar juve ose personin pranë
jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
SHËNIM: Makineria nuk punon vetëm me një kuti
baterie.
Për të instaluar kutinë e baterisë;
1.
Rrëshqitni levën e bllokimit të kapakut të baterisë
dhe hapni kapakun e baterisë.
► Fig.13: 1. Kapaku i baterisë 2. Leva e bllokimit të
kapakut të baterisë
2.
Vendosni drejt gjuhëzën e kutisë së baterisë me
të çarën në kositëse, më pas rrëshqitni kutinë derisa të
bllokohet në vend me një kërcitje.
► Fig.14: 1. Kutia e baterisë
3.
Futni deri në fund çelësin e bllokimit në vendin që
tregon figura.
► Fig.15: 1. Çelësi i bllokimit
4.
Mbyllni kapakun e baterisë dhe shtyjeni derisa të
jetë mbyllur me levën e bllokimit.
Për të hequr kutinë e baterisë nga kositësja;
1.
Rrëshqitni levën e bllokimit të kapakut të baterisë
dhe hapni kapakun e baterisë.
2.
Tërhiqni kutinë e baterisë nga kositësja ndërsa
rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të kutisë.
3.
Nxirrni çelësin e bllokimit.
4.
Mbyllni kapakun e baterisë.
32 SHQIP

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dlm432Dlm432pt2Dlm432zDlm382z

Table of Contents