Makita DSD180 Instruction Manual page 16

Cordless drywall saw
Hide thumbs Also See for DSD180:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Paralajmërime për sigurinë e
sharrës pa kabllo për pllakë gipsi
1.
Mbajeni pajisjen elektrike te sipërfaqet e
izoluara kur të jeni duke kryer një veprim në të
cilin aksesori prerës mund të kontaktojë me
tela të fshehur. Nëse aksesori prerës prek një
tel me rrymë, atëherë pjesët metalike të veglës
elektrike elektrizohen dhe mund t'i shkaktojnë
përdoruesit goditje elektrike.
Përdorni morseta ose ndonjë mënyrë tjetër
2.
praktike për ta siguruar dhe për ta mbështetur
materialin e punës në një platformë të
qëndrueshme. Mbajtja e materialit me dorë ose
ngjitur me trupin e bën atë të paqëndrueshëm dhe
mund të shkaktojë humbje të kontrollit.
3.
Përdorni gjithmonë syze sigurie të mëdha ose
të vogla. Syzet e zakonshme ose syzet e diellit
NUK janë syze sigurie.
4.
Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni
materialin e punës për gozhdë dhe hiqini ato
përpara se të punoni.
5.
Mos prisni materiale të mëdha pune.
Kontrolloni për hapësirë të duhur prapa
6.
materialit të punës përpara se të prisni, në
mënyrë që fleta të mos godasë dyshemenë,
tavolinën e punës etj.
7.
Mbajeni veglën fort.
8.
Sigurohuni që fleta të mos e prekë materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
9.
Mbajini duart larg pjesëve lëvizëse.
10. Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
Gjithmonë fikeni veglën dhe prisni që fleta
11.
të ndalojë plotësisht përpara se ta hiqni nga
materiali i punës.
12. Mos e prekni fletën ose materialin e punës
menjëherë pas punës; mund të jenë shumë të
nxehtë dhe mund t'ju djegin lëkurën.
13. Mos e përdorni veglën pa ngarkesë nëse nuk
është e nevojshme.
14. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
15. Përdorni gjithmonë maskën kundër pluhurit/
respiratorin e duhur për materialin dhe për
aplikacionin me të cilët po punoni.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
MOS lejoni që njohja
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
(2)
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
(3)
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
6.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50 °C.
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë
në zjarr.
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
11.
Zbatoni rregulloret lokale rreth asgjësimit të
baterisë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES:
Përdorni vetëm bateri origjinale
Makita. Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita
ose baterive që mund të jenë modifikuar, mund
të rezultojë në marrjen flakë të baterisë, lëndime
personale apo dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu
edhe garancinë e Makita-s për veglën e Makita-s dhe
ngarkuesin.
16 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dsd180z

Table of Contents