Makita DKP181 Instruction Manual page 40

Cordless planer
Hide thumbs Also See for DKP181:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Bërryli
Aksesorë opsionalë
Përdorimi i një bërryli bën që të kryhet një punë më e
mirë me ndërrimin e drejtimit të shkarkuesit të ciflave.
Fusni bërrylin në vrimën ku shkarkohen ciflat. Për ta
hequr, thjesht tërhiqeni.
► Fig.23: 1. Bërryl
PËRDORIMI
Mbajeni veglën fort me një dorë në dorezë dhe dorën
tjetër në dorezën e çelësit kur e vini veglën në punë.
Punimi i zdrukthimit
Në fillim vendosni bazën e përparme të veglës rrafsh mbi
sipërfaqen e materialit të punës ku thikat të mos bëjnë
asnjë kontakt. Ndizni veglën dhe prisni derisa thikat
të marrin shpejtësinë e plotë. Më pas shtyjeni veglën
ngadalë përpara. Ushtroni forcë në pjesën e përparme
të veglës kur filloni zdrukthimin dhe në pjesën e pasme
të saj kur mbaroni zdrukthimin. Zdrukthimi do të jetë më
i lehtë nëse materialin e punës e mbani të pjerrët dhe të
palëvizshëm që të zdrukthoni paksa për poshtë.
Shpejtësia dhe thellësia e prerjes përcaktojnë llojin e
lëmimit. Vegla vazhdon të presë me një shpejtësi që
shmang bllokimin nga ashklat. Për prerje të ashpra,
thellësia e prerjes mund të rritet, ndërsa për një lustrim
të mirë duhet të ulni thellësinë e prerjes dhe shtyjeni
veglën përpara më ngadalë.
► Fig.24: 1. Ndezja 2. Fikja
Prerje me kanal (Prerje në formë kllape)
► Fig.25
Për të bërë një prerje me shkallë siç tregohet në figurë,
përdorni një kufizues në skaj (vizore udhëzuese).
Instaloni kufizuesin në vegël. Sigurojeni me rondelën
dhe vidën me veshë (A). Lironi vidën me fletë (B) dhe
rregulloni kufizuesin derisa të prekë anën anësore të
materialit të punës. Më pas shtrëngoni fort vidën me
fletë (B).
► Fig.26: 1. Vida (A) 2. Vida (B) 3. Kufizuesi në skaj
Vizatoni një vijë prerjeje në materialin e punës.
Bashkërenditni skajin e thikës me vijën e prerjes.
Rregulloni thellësinë e prerjes me kanal duke përdorur
niveluesin e thellësisë.
Gjatë zdrukthimit lëvizeni veglën me kufizuesin
të vendosur rrafsh me anën e materialit të punës.
Përndryshe, mund të përftoni zdrukthim jo të
njëtrajtshëm.
► Fig.27: 1. Skaji i fletës 2. Vija e prerjes 3. Drejtuesi
i thellësisë
VINI RE:
Skaji i thikës duhet të jetë pak i dalë jashtë
(0,2 mm - 0,4 mm) për prerjet me kanal.
► Fig.28
Mund të shtoni gjatësinë e kufizuesit duke i vendosur
një copë druri shtesë. Për këtë qëllim në kufizues
ofrohen vrima praktike.
► Fig.29
Prerja e kanaleve
► Fig.30
Për të bërë një prerje me kanal siç tregohet në figurë,
bashkërenditni një nga kanalet në formë "V"-je në
bazën e përparme me skajin e materialit të punës dhe
zdrukthojeni.
► Fig.31: 1. Kanali në formë V-je (kanalizim në sasi të
mesme) 2. Kanali në formë V-je (kanalizim
në sasi të vogël) 3. Kanali në formë V-je
(kanalizim në sasi të madhe)
Përdorimi i një vizoreje për prerjet me kanal (aksesor
opsional) siguron një stabilitet më të madh të veglës për
prerjet me kanal.
Për të vendosur vizoren për prerjet me kanal, hiqni dy
vidat në të dyja anët e pjesës së përparme të veglës.
Më pas vendoseni vizoren për prerjet me kanal në
bazën e përparme të veglës dhe sigurojeni me vida siç
tregohet në figurë.
► Fig.32: 1. Vizore për hapjen e kanaleve 2. Vida
Kur bëni shumë prerje me kanal, vendosni skajin e
vizores për prerje me kanal në mënyrë që të prekë me
materialin e punës dhe bëni shumë kalime zdrukthimi,
siç tregohet në figurë.
► Fig.33: 1. Skaji i vizores për hapjen e kanaleve
FUNKSIONI I AKTIVIZIMIT
TË LIDHJES ME VALË
Çfarë mund të bëni me funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Funksioni i aktivizimit të lidhjes me valë mundëson
përdorim të pastër dhe të rehatshëm. Duke lidhur një
fshesë të mbështetur me korrent me veglën, mund ta
përdorni fshesën automatikisht bashkë me mekanizmin
e funksionimit të veglës.
► Fig.34
Për përdorimin e funksionit të aktivizimit të lidhjes me
valë, përgatitni sa më poshtë:
Një njësi me valë (aksesor opsional)
Një fshesë me korrent që mbështet funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Pamja e përgjithshme e cilësimit të funksionit të
aktivizimit të lidhjes me valë është si në vijim. Referojuni
seksioneve përkatëse për procedurat e detajuara.
1.
Instalimi i njësisë me valë
2.
Regjistrimi i veglës për fshesën me korrent
3.
Nisja e funksionit të aktivizimit të lidhjes me valë
Instalimi i njësisë me valë
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Kur instaloni njësinë me valë,
vendoseni veglën në një sipërfaqe të sheshtë dhe
të qëndrueshme.
40 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents