Makita DKP181 Instruction Manual page 36

Cordless planer
Hide thumbs Also See for DKP181:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
► Fig.1: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni gjuhëzën
e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe rrëshqiteni
për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të kërcasë dhe të
bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e
sipërme të butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç duhet.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë
punës nëse vegla ose bateria janë vendosur sipas
një prej kushteve të mëposhtme. Treguesit ndizen në
rrethana të caktuara.
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur vegla vihet në punë në mënyrë të tillë që e bën atë
të tërheqë një rrymë më të lartë nga normalja, vegla
ndalon automatikisht. Në këtë situatë, fikeni veglën
dhe ndaloni punën që shkaktoi mbingarkesën e veglës.
Pastaj ndizeni veglën për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla mbinxehet, vegla fiket automatikisht dhe treguesi
i baterisë pulson për rreth 60 sekonda. Në këtë situatë,
lëreni veglën të ftohet përpara se ta ndizni sërish veglën.
ndezur
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë ulet, vegla ndalon automatikisht.
Nëse produkti nuk funksionon edhe kur shtypen çelësat,
hiqni bateritë nga vegla dhe ngarkojini ato.
Kur tërhiqni këmbëzën e çelësit, treguesi i baterisë
tregon kapacitetin e mbetur të baterisë.
► Fig.2: 1. Treguesi i baterisë
Kapaciteti i mbetur i baterisë tregohet në tabelën e
mëposhtme.
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.3: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Duke pulsuar
36 ALBANIAN
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Gjendja e treguesit të baterisë
Ndezur
Fikur
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Kapaciteti
i mbetur i
baterisë
Duke pulsuar
50% deri
100%
20% deri 50%
0% deri 20%
Ngarkojeni
baterinë
Kapaciteti i
mbetur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents