Përshkrimi I Punës - Makita LS004G Instruction Manual

Cordless slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS004G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
INSTALIMI
Instalimi i mbajtëses
Vidhoseni boshtin me filetim të dorezës në bazën e
rrotullimit.
► Fig.4: 1. Mbajtësja 2. Baza e rrotullimit
Instalimi dhe heqja e zorrës për
nxjerrjen e pluhurit
Lidhni pjesën e bërrylit të zorrës në portën e sipërme
me butonin e bllokimit me drejtim nga lart. Vendosni
bokullën e zorrës në portën e poshtme, duke shtypur
dhe vendosur në një drejtim butonat e bllokuesit në
bokull me prerjet udhëzuese në port.
Sigurohuni që bërryli dhe bokulla të përputhen siç duhet
me portat e veglës.
► Fig.5: 1. Zorra për nxjerrjen e pluhurit 2. Bërryli
3. Butoni i bllokimit 4. Bokulla 5. Porta e
sipërme 6. Porta e poshtme
Për të hequr bërrylin e zorrës nga porta, tërhiqeni
bërrylin ndërsa shtypni butonin e bllokimit.
► Fig.6: 1. Butoni i bllokimit 2. Bërryli
Për të hequr bokullën e zorrës nga porta, tërhiqni
bokullën ndërsa shtypni butonat e bllokuesit në të dyja
anët e portës.
► Fig.7: 1. Butoni i bllokuesit 2. Bokulla
Montimi i bankës
Kur vegla transportohet nga fabrika, doreza është
bllokuar në pozicionin e ulur nga kunji ndalues.
Ndërsa ulni dorezën lehtë, tërhiqni kunjin ndalues dhe
rrotullojeni 90°.
► Fig.8: 1. Pozicioni i bllokuar 2. Pozicioni i zhbllokuar
3. Kunji ndalues
Vegla duhet të mbërthehet me katër bulona në një
sipërfaqe të niveluar dhe të qëndrueshme me anën e
vrimave të bulonave që ndodhen në bazën e veglës.
Kjo parandalon përmbysjen dhe lëndimin e mundshëm.
► Fig.9: 1. Bulonat
PARALAJMËRIM:
të mos lëvizë në sipërfaqen mbështetëse.
Lëvizja e sharrës për prerje me kënd në sipërfaqen
mbështetëse gjatë prerjes mund të çojë në humbje të
kontrollit dhe lëndime personale serioze.
Sigurohuni që vegla
PËRSHKRIMI I PUNËS
PARALAJMËRIM:
që vegla të jetë e fikur dhe kutia e baterisë
të jetë hequr përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet e veglës. Mosfikja e veglës
dhe mosheqja e kutisë së baterisë mund të rezultojë
në lëndim të rëndë personal për shkak të ndezjes
aksidentale.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
► Fig.10: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e
baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërendisni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq siç tregohet në figurë, nuk është e
bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/
baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë
punës nëse vegla ose bateria janë vendosur sipas
një prej kushteve të mëposhtme. Treguesit ndizen në
rrethana të caktuara.
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur vegla/bateria vihet në punë në një mënyrë që e
bën atë të tërheqë një korrent më të lartë nga normalja,
vegla fiket automatikisht. Në këtë situatë, fikeni veglën
dhe ndaloni punën që shkaktoi mbingarkesën e veglës.
Pastaj ndizeni veglën për ta rinisur.
69 ALBANIAN
Sigurohuni gjithmonë

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents