Makita LS004G Instruction Manual page 75

Cordless slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS004G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3.
Ktheni mbrojtësen e fletës dhe kapakun qendror
në pozicionin e tyre fillestar. Më pas shtrëngoni bulonin
hekzagonal duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të
orës për të siguruar kapakun në qendër.
4.
Tërhiqni dhe rrotulloni kunjin e ndaluesit në një pozicion
të zhbllokuar për të liruar shasinë nga pozicioni i ngritur. Ulni
shasinë dhe kontrolloni që mbrojtësja e fletës lëviz siç duhet.
KUJDES:
Përpara kryerjes së prerjes, sigurohuni
që bllokuesi i boshtit e ka liruar boshtin.
Lidhja me një fshesë me korrent
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një fshesë me korrent
Makita me hundëzën e pluhurit (porta e sipërme e pluhurave) duke
përdorur unazë të përparme 24 (aksesor opsional).
► Fig.45: 1. Unazat e përparme 24 2. Tubi 3. Fshesa
me korrent
Qese e pluhurit
KUJDES:
Kur kryeni një prerje, gjithmonë
bashkoni qesen e pluhurit ose lidhni një fshesë
me korrent për të parandaluar rreziqet që lidhen
me pluhurin.
Përdorimi i qeses së pluhurave e bën prerjen të pastër dhe
lehtëson thithjen e pluhurit. Për të bashkuar qesen e pluhurit, hiqeni
zorrën për nxjerrjen e pluhurit nga vegla dhe lidheni me qesen e
pluhurit me hundëzën e pluhurit (porta e sipërme e pluhurave).
► Fig.46: 1. Zorra për nxjerrjen e pluhurit 2. Qesja
e pluhurit 3. Hundëza e pluhurit (porta e
sipërme e pluhurave)
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë e mbushur,
hiqeni qesen e pluhurit nga vegla dhe hiqeni shtrënguesen.
Boshatiseni qesen e pluhurit duke e goditur lehtë që të
hiqni grimcat që janë ngjitur nga brenda, të cilat mund të
vështirësojnë mbledhjen e mëtejshme të pluhurit.
► Fig.47: 1. Shtrënguesja
Sigurimi i materialit
PARALAJMËRIM:
rëndësishme që të siguroni siç duhet materialin e
punës me llojin e duhur të morsës ose ndaluesit
për formimin e kulmeve. Moskryerja e këtyre
veprimeve mund të çojë në lëndime personale të
rënda dhe mund të dëmtojë veglën dhe/ose materialin
e punës.
PARALAJMËRIM:
pune që është më i gjatë se baza mbështetëse e
sharrës për prerje me kënd, mbështeteni të gjithë
gjatësinë e materialit përtej bazës mbështetëse
duke ruajtur nivelin e materialit. Mbështetja e
mirë e materialit të punës ndihmon në shmangien e
bllokimit të fletës dhe zmbrapsjeve të mundshme që
mund të çojnë në lëndime personale të rënda. Për
sigurimin e materialit të punës mos u mbështesni
vetëm te morsa vertikale dhe/ose morsa horizontale.
Materialet e holla të punës kanë tendencën të
përkulen. Mbështeteni materialin e punës përgjatë
gjithë gjatësisë së tij për të shmangur kapjen te fleta
dhe ZMBRAPSJEN e mundshme.
► Fig.48: 1. Mbështetja 2. Baza e rrotullimit
Është shumë e
Kur prisni një material
Rigat udhëzuese
PARALAJMËRIM:
veglën sigurohuni që riga e sipërme të jetë
siguruar mirë.
PARALAJMËRIM:
pjerrëta sigurohuni që asnjë pjesë e veglës,
në veçanti fleta e sharrës, të mos prekë rigat
e sipërme dhe të poshtme kur doreza ulet ose
ngrihet plotësisht në çdo pozicion dhe kur shasia
lëvizet në të gjithë gamën e saj të lëvizjes. Nëse
vegla ose fleta prekin rigën kjo mund të çojë në
zmbrapsje ose lëvizje të papritura të materialit dhe
lëndim personal të rëndë.
Përdorni rigat e sipërme për ta mbështetur materialin më
lart se rigat e poshtme. Futeni rigën e sipërme në vrimën
në rigën e poshtme dhe shtrëngojeni vidën e mbërthimit.
► Fig.49: 1. Riga e sipërme 2. Riga e poshtme 3. Vida
e mbërthimit 4. Vida rregulluese
VINI RE:
Rigat e poshtme fiksohen në bazë që në
fabrikë. Mos i hiqni rigat e poshtme.
VINI RE:
Nëse riga e sipërme vazhdon të jetë
e lirë pas shtrëngimit të vidës së mbërthimit,
rrotullojeni vidën rregulluese për të mbyllur
hapësirën. Vida rregulluese është e rregulluar që në
fabrikë. Nuk ju nevojitet ta përdorni atë përveçse kur
nevojitet.
Kur nuk e përdorni rigën e sipërme, mund ta ruani atë
në mbajtëse. Përdoreni kapësen në rigën e sipërme për
ta mbajtura atë te mbajtësja.
► Fig.50: 1. Mbajtësja 2. Riga e sipërme 3. Kapësja
Morsa vertikale
PARALAJMËRIM:
sigurohet mirë kundrejt bazës së rrotullimit dhe
rigave udhëzuese me anë të morsës gjatë gjithë
përdorimeve. Nëse materiali i punës nuk është
siguruar mirë pas rigave, materiali mund të lëvizë
gjatë prerjes duke shkaktuar dëmtime të mundshme
të fletës së sharrës së rrumbullakët, duke bërë që
materiali të shpërhapet dhe humbje të kontrollit që
mund të çojë në lëndime personale të rënda.
Morsa vertikale mund të instalohet në anën e majtë ose të
djathtë të bazës. Futeni shufrën e morsës në vrimën në bazë.
► Fig.51: 1. Morsa vertikale 2. Vrima për morsën
vertikale 3. Baza
► Fig.52: 1. Krahu i morsës 2. Shufra e morsës
3. Vida e mbërthimit 4. Doreza e morsës
Poziciononi krahun e morsës sipas trashësisë dhe
formës së materialit të punës dhe sigurojeni krahun e
morsës duke shtrënguar vidën. Nëse vida shtrënguese
kontakton me shasinë, instaloni morsën vertikale në
anën e kundërt në bazë. Sigurohuni që asnjë pjesë e
veglës të mos e prekë morsën gjatë uljes së dorezës
deri në fund. Nëse ndonjë pjesë prek morsën, ndryshoni
pozicionin e morsës.
Shtypni materialin e punës rrafsh me rigat udhëzuese
dhe bazën e rrotullimit. Vendoseni materialin e punës
në pozicionin e dëshiruar të prerjes dhe sigurojeni mirë
duke shtrënguar çelësin e morsës.
75 ALBANIAN
Përpara se të përdorni
Përpara prerjeve të
Materiali i punës duhet të

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents