Makita SP001G Instruction Manual page 42

Cordless plunge cut saw
Hide thumbs Also See for SP001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shina udhëzuese
Aksesorë opsionalë
Vendoseni veglën në fundin e pasmë të shinës udhëzuese.
Rrotullojini dy vidat rregulluese në bazën e veglës në mënyrë që
vegla të rrëshqasë lehtësisht pa zhurmë. Mbajini fort të dyja dorezat
e veglës, atë të përparme dhe atë të pasme. Ndizni veglën, shtyni
poshtë veglën në thellësinë e paravendosur të prerjes dhe prisni
mbrojtësen nga ashklat përgjatë gjatësisë së plotë me një goditje.
Tani, skaji i mbrojtëses nga ashklat përkon me skajin e prerjes.
► Fig.26: 1. Vidat rregulluese
Kur kryeni prerje me kënd të pjerrët me shinën
udhëzuese, përdorni levën e rrëshqitjes për të mos
lejuar që vegla të bjerë.
Lëvizni levën e rrëshqitjes mbi bazën e veglës në
drejtim të shigjetës me qëllim që të aktivizojë kanalin e
prerjes së poshtme në shinën udhëzuese.
► Fig.27: 1. Leva e rrëshqitjes
Baza e poshtme (vizore udhëzuese)
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Sigurohuni që baza e poshtme të
jetë instaluar mirë në pozicionin e duhur përpara
përdorimit. Bashkimi i papërshtatshëm mund të
shkaktojë zmbrapsje të rrezikshme.
Duke përdorur bazën e poshtme si vizore udhëzuese,
mund të kryeni prerje të drejta tepër të sakta. Lironi
vidat shtrënguese dhe rrëshqiteni bazën e poshtme
jashtë veglës, më pas futeni atë me kokë poshtë.
► Fig.28: 1. Vida shtrënguese 2. Baza e poshtme
Thjesht rrëshqitni kufizuesin e bazës së poshtme me
ngadalë drejt anës së materialit të punës dhe sigurojeni
në vend me anë të vidave shtrënguese. Me të mund të
bëni dhe prerje të përsëritura me gjerësi uniforme.
► Fig.29: 1. Vida shtrënguese 2. Baza e poshtme
Prerje me anim (prerje)
PARALAJMËRIM:
zmbrapsje, sigurohuni që të shihni udhëzimet e
mëposhtme.
► Fig.30: 1. Skaji i pasmë i bazës së veglës
2. Ndalesa fikse
Kur e përdorni veglën pa shinë udhëzuese, vendoseni
veglën mbi materialin e punës me skajin e pasmë
të bazës së veglës kundrejt bllokuesit të fiksuar ose
ekuivalent, që realizohet nga përdoruesi.
Kur e përdorni veglën me shinë udhëzuese, vendoseni
veglën mbi shinën udhëzuese me skajin e pasmë
të bazës së veglës kundrejt bllokuesit të fiksuar ose
ekuivalentin e tij, që shtrëngohet në shinën udhëzuese.
Mbajeni veglën mirë me njërën dorë në mbajtësen e
përparme dhe dorën tjetër në dorezën e veglës. Më pas
shtyni brenda butonin e zhbllokimit dhe ndizeni veglën
dhe prisni derisa fleta të arrijë shpejtësinë e plotë.
Tani shtyni poshtë me ngadalë kokën e sharrës për të
paravendosur thellësinë e prerjes dhe thjesht lëvizeni
veglën përpara në pozicionin e dëshiruar të prerjes me
anim.
Për të shmangur
SHËNIM: Shënjimet në anë të mbrojtëses së fletës
tregojnë pikat e prerjes së përparme dhe të pasme të
fletës së sharrës në thellësinë maksimale të prerjes
kur përdorni shinën udhëzuese.
► Fig.31: 1. Pika e prerjes së përparme 2. Pika e
prerjes së pasme
Pajisja udhëzuese
Aksesorë opsionalë
Përdorimi i pajisjes udhëzuese për prerje me kënd të
pjerrët lejon prerje të sakta me kënd të drejtë dhe të
përshtatshme për instalim.
Përdorimi i shtrëngueses garanton mbajtje të sigurt të
materialit të punës mbi tavolinë.
FUNKSIONI I AKTIVIZIMIT
TË LIDHJES ME VALË
Çfarë mund të bëni me funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Funksioni i aktivizimit të lidhjes me valë mundëson përdorim të
pastër dhe të rehatshëm. Duke lidhur një fshesë të mbështetur
me korrent me veglën, mund ta përdorni fshesën automatikisht
bashkë me mekanizmin e funksionimit të veglës.
► Fig.32
Për përdorimin e funksionit të aktivizimit të lidhjes me
valë, përgatitni sa më poshtë:
Një njësi me valë (aksesor opsional)
Një fshesë me korrent që mbështet funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Pamja e përgjithshme e cilësimit të funksionit të
aktivizimit të lidhjes me valë është si në vijim. Referojuni
seksioneve përkatëse për procedurat e detajuara.
1.
Instalimi i njësisë me valë
2.
Regjistrimi i veglës për fshesën me korrent
3.
Nisja e funksionit të aktivizimit të lidhjes me valë
Instalimi i njësisë me valë
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Kur instaloni njësinë me valë,
vendoseni veglën në një sipërfaqe të sheshtë dhe
të qëndrueshme.
VINI RE:
Përpara se të instaloni njësinë me valë,
pastroni pluhurin dhe papastërtitë në vegël. Pluhuri
ose papastërtitë mund të shkaktojnë keqfunksionim
nëse hyjnë në folenë e njësisë me valë.
VINI RE:
Për të parandaluar keqfunksionimin që
shkaktohet nga elektriciteti statik, përpara se të ngrini
njësinë me valë, prekni një material që shkarkon
elektricitetin statik, si p.sh. një pjesë metalike të veglës.
VINI RE:
Kur instaloni njësinë me valë, sigurohuni
gjithmonë që njësia me valë të jetë e vendosur në
drejtimin e duhur dhe kapaku të jetë i mbyllur plotësisht.
42 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents