Makita SP001G Instruction Manual page 39

Cordless plunge cut saw
Hide thumbs Also See for SP001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
► Fig.8: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
KUJDES:
Pas rregullimit të thellësisë
së prerjes, shtrëngojeni gjithnjë mirë vidën
shtrënguese.
Lironi vidën shtrënguese në udhëzuesin e thellësisë
dhe lëvizeni bllokuesin e limitit të poshtëm të fletës në
thellësinë e dëshiruar në mbështetësen e shkallës.
Shtrëngojeni mirë vidën shtrënguese në thellësinë e
dëshiruar të prerjes.
Për prerje më të pastra, më të sigurta, vendoseni
thellësinë e prerjes në mënyrë të tillë që poshtë
materialit të punës të mos dalë më shumë se një
dhëmb i fletës. Përdorimi i thellësisë së saktë të prerjes
ndihmon në uljen e mundësisë për ZMBRAPSJE të
rrezikshme që mund të shkaktojnë lëndime personale.
► Fig.9: 1. Bllokuesi i kufirit të poshtëm të fletës
2. Vida shtrënguese
Kapaciteti i
mbetur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
Butoni i ndalimit të shpejtë për prerje
2 deri në 3 mm kur përdorni shinën
udhëzuese (aksesor opsional)
Kjo vegël ka butonin e ndalimit të shpejtë për prerje me
thellësi 2 deri në 3 mm në folenë e ingranazheve në anë
të dorezës së pasme kur përdorni shinën udhëzuese. Kjo
përdoret për shmangien e ashklave në materialin e punës
gjatë prerjes. Bëni një kalim të prerjes së parë prej 2 deri në 3
mm dhe më pas bëni një kalim tjetër të prerjes së zakonshme.
► Fig.10: 1. Butoni i ndalimit të shpejtë
Për të kryer prerje me thellësi 2 deri në 3 mm, shtyni brenda
butonin e ndalimit të shpejtë në drejtim të fletës së sharrës.
Kjo shërben për shmangien e ashklave në materialin e punës.
Për të liruar thellësinë e prerjes nga ky pozicion për
prerje në thellësi të lirë, thjesht tërhiqni pas butonin.
Prerje me buzë
Lironi vidat shtrënguese. Caktoni këndin e dëshiruar
duke e anuar sipas nevojës, më pas shtrëngojini vidat
shtrënguese mirë.
► Fig.11: 1. Vida shtrënguese 2. Pllakëza e
shkallëzimit të prerjes së pjerrët
Ju mund ta vendosni bazën e poshtme me pamje lart
siç ilustrohet për të parandaluar rrëzimin e veglës
ndërkohë që përdorni prerjen me buzë.
► Fig.12: 1. Bazë e poshtme (aksesor opsional)
Bllokuesi pozitiv
Bllokuesi pozitiv është i dobishëm për vendosjen dhe përcaktimin
e shpejtë të këndit. Rrotullojeni bllokuesin pozitiv me qëllim
që shigjeta mbi të të tregojë 22,5°. Lironi vidat shtrënguese në
pjesën e përparme dhe të pasme. Më pas anoni fletën derisa të
ndalojë dhe sigurojeni bazën me vidat shtrënguese.
► Fig.13: 1. Bllokuesi pozitiv 2. Vida shtrënguese
Prerje e pjerrët 48°
Për të kryer prerje të pjerrët 48°, lironi vidat shtrënguese
dhe anoni plotësisht levën drejt drejtimit të shigjetës në
figurë. Më pas vendoseni këndin e prerjes së pjerrët në
48° dhe shtrëngoni vidat shtrënguese.
► Fig.14: 1. Leva
Prerje e pjerrët -1°
Për të kryer prerje të pjerrët -1°, lironi vidat shtrënguese
dhe shtypni levat drejt drejtimit të shigjetës në figurë.
Më pas vendoseni këndin e prerjes së pjerrët në -1° dhe
shtrëngoni vidat shtrënguese.
► Fig.15: 1. Leva
Shikimi
► Fig.16: 1. Baza
Vija e prerjes varion sipas këndit të prerjes dhe nëse
përdorni shinën udhëzuese (aksesor opsional).
Kur vegla përdoret pa shinën udhëzuese
Për prerje të drejta, bashkërenditni pozicionin A në
pjesën e parme të bazës me vijën tuaj të prerjes. Për
prerje me kënd të pjerrët 45° bashkërenditni pozicionin
B me të.
39 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents