Makita M4301 Instruction Manual page 15

Hide thumbs Also See for M4301:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
► Fig.2: 1. Këmbëza e çelësit 2. Butoni i zhbllokimit
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë
në këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta fikur.
Për punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën e
çelësit, shtypni butonin e bllokimit dhe më pas lëshoni
këmbëzën e çelësit. Për ta hequr veglën nga pozicioni
i bllokimit, tërhiqni plotësisht këmbëzën e çelësit dhe
pastaj lëshojeni.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Instalimi ose heqja e tehut të
sharrës për punime në forma
KUJDES:
Pastroni gjithmonë të gjitha ashklat
ose lëndët e huaja që ngjitin në tehun e sharrës
për punime në forma dhe/ose në mbajtësen e
tehut. Moskryerja e këtij veprimi mund të rezultojë në
shtrëngimin e pamjaftueshëm të tehut, duke çuar në
lëndim të rëndë të personit.
KUJDES:
Mos e prekni tehun e sharrës
për punime në forma apo materialin e punës
menjëherë pas kryerjes së punës. Ato mund të
jenë jashtëzakonisht të nxehta dhe mund t'ju djegin
lëkurën.
KUJDES:
Fiksojeni gjithmonë fort tehun
e sharrës për punime në forma. Shtrëngimi i
pamjaftueshëm i tehut mund të shkaktojë thyerje të
tehut ose lëndim të rëndë të personit.
KUJDES:
Përdorni vetëm tehe të llojit B të
sharrës për punime në forma. Përdorimi i teheve të
tjera, përveç llojit B, bën që tehu të mos shtrëngohet
mjaftueshëm, duke çuar kështu në lëndim të rëndë
të personit.
Për të instaluar tehun e sharrës për punime në forma,
lironi bulonin në drejtim kundërorar në mbajtësen e
tehut të sharrës për punim në forma me një çelës
hekzagonal.
► Fig.3: 1. Mbajtësja e tehut të sharrës për punime në
forma 2. Buloni 3. Çelësi hekzagonal
Me dhëmbët e tehut të drejtuar përpara, futni tehun
e sharrës për punime në forma në mbajtësen e tehut
të sharrës për punime në forma duke e shtyrë deri në
fund. Sigurohuni që pjesa e pasme e tehut të përshtatet
në cilindër. Më pas shtrëngoni bulonin në drejtim orar
për të siguruar tehun.
► Fig.4: 1. Buloni 2. Cilindri 3. Tehu i sharrës për
punime në forma
Për ta hequr tehun e sharrës për punime në forma,
ndiqni procedurën e kundërt të instalimit.
SHËNIM: Lubrifikoni cilindrin herë pas here.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
► Fig.5: 1. Grepi 2. Çelësi hekzagonal
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që mos t'ju humbë.
PËRDORIMI
KUJDES:
Mbajeni gjithmonë bazën ngjitur me
materialin. Moskryerja e këtij veprimi mund të thyejë
tehun e sharrës për punime në forma duke shkaktuar
lëndim të rëndë.
KUJDES:
Afrojeni veglën me ngadalë kur bëni
prerje me kthesa ose gdhendje. Shtyrja e veglës
me forcë mund të shkaktojë një sipërfaqe me prerje
të pjerrët dhe thyerje të tehut të sharrës për punime
në forma.
► Fig.6: 1. Vija e prerjes 2. Baza
Ndizeni veglën ndërkohë që tehu i sharrës për punime
në forma nuk është në kontakt me materialin dhe
prisni derisa tehu të marrë shpejtësi të plotë. Më pas
vendoseni bazën rrafsh mbi materialin e punës dhe
lëvizeni veglën me ngadalë përpara përgjatë vijës së
prerjes të shënuar paraprakisht.
Prerje me buzë
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga priza përpara se të
anoni bazën.
KUJDES:
Ngrijeni kapakun për pluhurin deri
në fund përpara se të bëni prerje me kënd.
Me bazën të anuar, ju mund të bëni prerje me kënd nga
0° deri në 45° (majtas ose djathtas).
► Fig.7
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të
çelësit hekzagonal. Lëvizeni bazën në mënyrë të tillë
që buloni të pozicionohet në qendër të folesë në formë
kryqi në bazë.
► Fig.8: 1. Çelësi hekzagonal 2. Buloni 3. Baza
Anoni bazën derisa të arrini këndin e dëshiruar të
buzëve. Skaji i dhomës së motorit e tregon këndin e
buzëve me gradim. Më pas shtrëngoni bulonin për të
siguruar bazën.
► Fig.9: 1. Konturi 2. Gradimi
Prerje me pjesën e përparme të
puthitur
► Fig.10: 1. Çelësi hekzagonal 2. Buloni 3. Baza
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të
çelësit hekzagonal dhe rrëshqitni bazën nga pas deri në
fund. Më pas shtrëngoni bulonin për të siguruar bazën.
Prerje e pjesshme
Prerjet e pjesshme mund të bëhen sipas dy mënyrave
"Shpimi i një vrime fillestare" ose "Prerje me temperim".
15 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents