Makita DFS250 Instruction Manual page 18

Hide thumbs Also See for DFS250:
Table of Contents

Advertisement

Instalimi ose heqja e majës së
kaçavidës / majës së çelësit
Për DFS250
► Fig.11: 1. Lokalizuesi
► Fig.12: 1. Lokalizuesi 2. Maja e puntos 3. Mbajtësi
magnetik i puntos
Për të hequr majën e puntos, tërhiqni lokalizuesin, dhe
më pas kapni punton me një palë pinca dhe hiqeni
punton nga mbajtësi magnetik i puntos. Për ta instaluar
majën e puntos, shtyjeni fort në mbajtësin magnetik
të puntos. Më pas instaloni lokalizuesin duke e shtyrë
sërish fort.
Për DFS251
► Fig.13: 1. Lokalizuesi
► Fig.14: 1. Lokalizuesi 2. Punto çelësi
Për të hequr punton e çelësit, tërhiqni lokalizuesin dhe
nxirrni punton jashtë. Për ta instaluar punton e çelësit,
shtyjeni fort në bokull. Më pas instaloni lokalizuesin
duke e shtyrë sërish fort.
Grepi
► Fig.15: 1. Ulluku 2. Grepi 3. Vida
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi
mund të montohet në cilëndo anë të veglës.
Për të instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e
veglës në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një
vidë. Për ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.
PËRDORIMI
Funksionimi i vidhosjes
► Fig.16
Vendosni vidën në majën e puntos dhe vendoseni
majën e vidës në sipërfaqen e objektit që do të
shtrëngohet. Ushtroni presion në vegël dhe ndizeni.
Tërhiqeni veglën sapo të aktivizohet shtrëngimi. Më pas
lëshoni çelësin.
KUJDES:
Kur e fiksoni vidën në majën e puntos,
bëni kujdes të mos e shtyni në vidë. Nëse vida
shtyhet brenda, do të aktivizohet shtrëngimi dhe vida
do të rrotullohet papritur. Kjo mund të dëmtojë objektit
ose të shkaktojë lëndime.
KUJDES:
Sigurohuni që puntoja të futet drejt
në kokën e vidës ose vida dhe/ose puntoja mund të
dëmtohet.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Majat e puntos
Mbajtësi magnetik i puntos
Punto çelësi
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
Kutia mbajtëse plastike
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
18 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dfs251

Table of Contents