Makita DFS250 Instruction Manual page 17

Hide thumbs Also See for DFS250:
Table of Contents

Advertisement

KUJDES:
Çelësi mund të bllokohet në
pozicionin "NDEZUR" për lehtësi të përdoruesit
gjatë përdorimit të zgjatur. Bëni kujdes kur
bllokoni veglën në pozicionin "NDEZUR" dhe
shtrëngojeni mirë veglën.
SHËNIM: Edhe kur çelësi është i ndezur dhe motori
është në punë, maja e puntos nuk rrotullohet. Shtyjeni
veglën përpara për të aktivizuar friksionin.
SHËNIM: Vegla ndalon në mënyrë automatike nëse
motori vazhdon të rrotullohet për rreth 6 minuta.
Regjimi i punës me shtypje
► Fig.4: 1. Butoni 2. Treguesi i regjimit
Kjo vegël është e pajisur me regjimin e punës me
shtypje. Në këtë regjim vegla ndërpret energjinë për
motorin për të kursyer fuqinë e baterisë kur ajo nuk
është në punë.
Për të përzgjedhur regjimin e punës me shtypje, tërhiqni
pak këmbëzën, më pas lëshojeni dhe shtypni shpejt
butonin. Më pas do të ndizet treguesi i regjimit.
Pasi të jetë aktivizuar puna me shtypje, tërhiqni
këmbëzën e çelësit dhe më pas shtypni butonin e
bllokimit. Ushtroni trysni mbi majën e puntos dhe motori
do të fillojë të rrotullohet. Një trysni më e madhe vë
në punë friksionin dhe maja e puntos do të fillojë të
rrotullohet. Në regjimin e punës me shtypje motori dhe
maja e puntos do të rrotullohen vetëm nëse ushtroni
trysni mbi to.
SHËNIM: Nëse vegla nuk punon për rreth 8 orë në
regjimin e punës me shtypje kur këmbëza e çelësit
është e bllokuar, vegla fiket. Nëse kjo ndodh, lëshoni
dhe tërhiqeni sërish këmbëzën për ta rindezur.
Ndezja e llambës së përparme
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
► Fig.5: 1. Llamba 2. Butoni
Për ndezur llambën, tërhiqni lehtë këmbëzën e çelësit
dhe më pas lëshojeni. Llamba fiket afërsisht pas 10
sekondash pas lëshimit të këmbëzës së çelësit.
Për të mbajtur llambën të fikur, tërhiqni lehtë këmbëzën
e çelësit, lëshojeni dhe më pas shtypni butonin për disa
sekonda. Për të ndezur llambën, kryeni të njëjtin veprim
sërish.
Në regjimin e punës me shtypje, me këmbëzën e çelësit
të bllokuar, llamba fiket afërsisht një minutë pasi motori
ndalon.
SHËNIM: Ndërsa tërhiqni këmbëzën e çelësit,
gjendja e llambës nuk mund të ndryshohet.
SHËNIM: Pas afërsisht 10 sekondash nga lëshimi
i këmbëzës së çelësit, gjendja e llambës mund të
ndryshohet.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
► Fig.6: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën,
vendoseni gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit
në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Lëvizni levën e çelësit të ndryshimit
në pozicionin (ana A) për rrotullim në drejtim të
akrepave të orës ose në pozicionin
rrotullim në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
Rregullimi i thellësisë
► Fig.7: 1. Lokalizuesi
Thellësia mund të rregullohet duke rrotulluar
lokalizuesin. Rrotullojeni në drejtimin "B" për thellësi më
të vogël dhe në drejtimin "A" për më shumë thellësi. Një
rrotullim i plotë i lokalizuesit është i barabartë me një
ndryshim 2 mm (1/16") në thellësi.
Për DFS250
► Fig.8: 1. Lokalizuesi
Për DFS251
► Fig.9: 1. Lokalizuesi
Rregullojeni lokalizuesin në mënyrë të tillë që distanca
midis majës të lokalizuesit dhe kokës së vidës të jetë
afërsisht 3 mm (1/8"), siç tregohet te figurat. Vendosni
një vidë prove në material ose një pjesë të materialit.
Nëse thellësia nuk është e përshtatshme për vidën,
vazhdoni rregullimin deri sa të siguroni caktimin e
thellësisë së duhur.
Grepi
KUJDES:
Hiqeni gjithmonë baterinë kur e varni
veglën me anë të grepit.
KUJDES:
Mos e varni asnjëherë veglën në
vend të lartë ose në sipërfaqe që mund të jetë e
paqëndrueshme.
► Fig.10: 1. Grepi
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
17 ALBANIAN
(ana B) për

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dfs251

Table of Contents