Makita M8600 Instruction Manual page 11

Hide thumbs Also See for M8600:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Çelësi mund të bllokohet në pozicionin "ndezur" për
lehtësi të përdoruesit gjatë përdorimit të zgjatur. Tregoni
kujdes kur bllokoni veglën në pozicionin "ndezur" dhe
shtrëngojeni fort veglën gjatë gjithë kohës.
Fig.1
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën e çelësit
dhe pastaj shtyni brenda butonin e bllokimit.
Për ta hequr veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht këmbëzën e çelësit dhe pastaj lëshojeni.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe hequr
nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Instalimi i mbajtëses anësore
(dorezës ndihmëse)
Fig.2
Mbajtësja anësore rrotullohet nga të dyja anët duke
lejuar një kapje të lehtë të veglës në çdo pozicion.
Lirojeni pak mbajtësen anësore duke e rrotulluar në
drejtim kundërorar, drejtojeni në pozicionin e dëshiruar
më pas shtrëngojeni duke e rrotulluar në drejtim orar.
Graso për punton (aksesor opsional)
Fig.3
Mbulojeni kokën e boshtit të puntos paraprakisht me një
sasi të vogël grasoje (rreth 0,5 - 1 g; 0,02 - 0,04 oz.).
Lubrifikimi i mandrinos siguron punim pa probleme dhe
një jetëgjatësi më të madhe.
Instalimi ose heqja e puntos
Fig.4
Fig.5
Tërhiqeni unazën e ndërrimit poshtë deri në fund dhe
vendoseni punton në mbajtësen e veglës deri në fund.
Lëshojeni unazën e ndërrimit dhe do të kthehet
automatikisht në pozicionin fillestar për të siguruar
punton. Pas instalimit, sigurohuni gjithmonë që puntoja
të jetë fiksuar siç duhet në vend, duke provuar që ta
nxirrni. Për ta hequr punton, tërhiqeni poshtë deri në
fund unazën e ndërrimit dhe nxirreni punton jashtë.
PËRDORIMI
KUJDES:
Sigurohuni që materiali i punës të jetë i fiksuar dhe
jo i paqëndrueshëm. Objektet e lëvizshme mund
të shkaktojnë lëndim personal.
Mos e tërhiqni veglën me forcë, edhe nëse puntoja
ngec. Humbja e kontrollit mund të shkaktojë
lëndime.
Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën
ndihmëse) dhe mbajeni fort veglën dhe nga
mbajtësja anësore dhe nga doreza e çelësit gjatë
kohës që është në punë.
Fig.6
Ciflosje/Leskërim/Shkatërrim
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
ushtroni një presion të lehtë mbi vegël në mënyrë të tillë
që ajo të mos bëjë lëvizje të pakontrolluara. Ushtrimi i
presionit të madh mbi vegël nuk do të rrisë efikasitetin.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr
nga
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.7
Kur maja e izolimit me graso brenda karbonçinës
ekspozohet në kontakt me komutatorin, kjo do të fikë
automatikisht motorin. Kur kjo ndodh, të dyja karbonçinat
duhet të zëvendësohen. Mbajini karbonçinat të pastra
dhe që të hyjnë lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja
karbonçinat duhen zëvendësuar në të njëjtën kohë.
Përdorni vetëm karbonçina identike.
Fig.8
Përdorni një kaçavidë për të hequr kapakun e pasmë.
Fig.9
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
11
korrenti
përpara
se
kryeni

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents