Makita UR006G Instruction Manual page 44

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for UR006G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Udhëzime të rëndësishme sigurie
për veglën
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë dhe udhëzimet.
Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve
mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose
lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për t'iu referuar
në të ardhmen.
Përdorimi i synuar
Kjo vegël është synuar për t'u përdorur vetëm
1.
për prerjen e barit, barishteve, shkurreve dhe
gëmushave. Nuk duhet të përdoret për qëllime
të tjera, si rregullim cepash ose prerje gardhi,
sepse kjo mund të shkaktojë lëndim.
Udhëzime të përgjithshme
Mos lejoni kurrë që vegla të përdoret nga
1.
njerëzit që nuk i njohin këto udhëzime, njerëzit
(përfshirë fëmijët) me aftësi jo të plota fizike,
shqisore ose mendore, ose të cilëve u mungon
përvoja dhe njohuritë për përdorimin e veglës.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar
se nuk luajnë me pajisjen.
Përpara se të ndizni veglën, lexoni manualin
2.
e përdorimit për t'u njohur me përdorimin e
veglës.
Mos ia jepni hua veglën një personi, i cili nuk
3.
ka përvojën ose njohuritë e mjaftueshme
për përdorimin e prerësve të shkurreve dhe
prerësve me fije.
Kur ta jepni hua veglën, bashkë me të jepni
4.
gjithmonë këtë manual përdorimi.
Përdoreni veglën me kujdesin dhe vëmendjen
5.
maksimale.
Mos e përdorni asnjëherë pajisjen pas
6.
konsumimit të alkoolit ose drogave, ose nëse
ndjeheni të lodhur ose të sëmurë.
Mos u përpiqni kurrë ta modifikoni veglën.
7.
Ndiqni rregulloret e vendit tuaj për përdorimin
8.
e prerësit të shkurreve dhe prerësit me fije.
Pajisjet mbrojtëse personale
► Fig.1
Mbani helmetë sigurie, syze mbrojtëse
1.
dhe doreza mbrojtëse që të mbroheni nga
mbeturinat që fluturojnë ose objektet që bien.
Mbani mbrojtëse për veshët si p.sh. kufje
2.
mbrojtëse për të parandaluar humbjen e
dëgjimit.
Lexoni të gjitha
Vishni rroba dhe këpucë të përshtatshme për
3.
një përdorim të sigurt, si p.sh. kominoshe
pune dhe këpucë të forta që nuk rrëshqasin.
Mos vishni rroba të lirshme dhe mos mbani
bizhuteri. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e
gjatë mund të kapen në pjesët lëvizëse.
Mbani doreza mbrojtëse kur prekni diskun
4.
prerës. Disqet prerëse mund të shkaktojë prerje
të thella në duar.
Siguria në zonën e punës
Përdoreni veglën vetëm kur keni shikueshmëri
1.
dhe kushte të mira drite. Mos e përdorni veglën
kur është errësirë ose kur ka mjegull.
Mos e përdorni veglën në atmosfera
2.
shpërthyese, si p.sh. në praninë e lëngjeve,
gazeve ose pluhurave të ndezshme. Vegla
krijon shkëndija që mund të ndezin pluhurin ose
avujt.
Gjatë përdorimit mos qëndroni kurrë në
3.
një sipërfaqe të paqëndrueshme ose të
rrëshqitshme, ose në një vend të pjerrët. Gjatë
dimrit bëni kujdes nga akulli dhe bora dhe
gjithmonë sigurohuni që të mbështetni këmbët
mirë.
Gjatë përdorimit, mbajini personat e
4.
pranishëm ose kafshët të paktën 15 m larg nga
vegla. Fikeni veglën sapo të afrohet dikush.
Mos e përdorni kurrë veglën nëse ka njerëz
5.
pranë, sidomos fëmijë, apo kafshë shtëpiake.
Përpara përdorimit, kontrolloni zonën e punës
6.
për gurë ose objekte të tjera të forta. Ato mund
të fluturojnë tutje ose të shkaktojnë zmbrapsje të
rrezikshme dhe të rezultojnë në lëndim të rëndë
dhe/ose dëmtim të pronës.
PARALAJMËRIM: Përdorimi i këtij produkti
7.
mund të krijojë pluhur me përmbajtje
kimikatesh që mund të shkaktojnë sëmundje
të frymëmarrjes ose sëmundje të tjera. Disa
shembuj të këtyre kimikateve janë përbërësit
që gjenden në pesticide, insekticide,
fertilizues dhe herbicide. Rreziku ndaj këtyre
ekspozimeve varion në varësi të shpeshtësisë
së kryerjes së kësaj lloj pune. Për të pakësuar
ekspozimin ndaj këtyre kimikateve: punoni në
ambient të ajrosur mirë dhe punoni me pajisje
sigurie të miratuara, siç janë maskat kundër
pluhurit që janë projektuar posaçërisht për të
filtruar grimcat mikroskopike.
Siguria elektrike dhe e baterisë
Mos e ekspozoni veglën në shi ose në kushte
1.
me lagështirë. Uji që hyn në vegël mund të rrisë
rrezikun e goditjeve elektrike.
Mos e përdorni veglën nëse çelësi nuk e ndez
2.
apo e fik atë. Veglat që nuk mund të kontrollohen
me anë të çelësit janë të rrezikshme dhe duhet të
riparohen.
Parandaloni ndezjen e paqëllimshme.
3.
Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin
e fikjes përpara se të instaloni paketën e
baterisë, ta ngrini ose ta mbani veglën. Mbajtja
e veglës me gishtin mbi çelës ose furnizimi me
energji i veglës që e ka çelësin e ndezur bëhen
shkak për aksidente.
44 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ur007g

Table of Contents