Makita DRC200Z Instruction Manual page 134

Hide thumbs Also See for DRC200Z:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3. Të ndërpritet menjëherë përdorimi nëse koha
e përdorimit është shkurtuar së tepërmi në
krahasim me zakonisht. Mund të shkaktojë
rrezik mbinxehjeje, djegie të mundshme, madje
edhe shpërthim.
4. Nëse ju hyjnë në sy elektrolite, shpëlajini me
ujë të pastër dhe kërkoni menjëherë trajtim
shëndetësor. Mund të shkaktojë humbjen e
shikimit.
5. Mos bëni qark të shkurtër me baterinë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë në
kuti me objekte të tjera metalike, si gozhdë,
monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni baterinë në ujë ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
rrjedhje të rrymës, mbinxehje, djegie të
mundshme, madje edhe prishje.
6. Të mos mbahet Pastruesi Robotik dhe bateria
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50°C.
7. Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Bateria mund të shpërthejë në zjarr.
8. Kini kujdes të mos e hidhni ose goditni baterinë.
9. Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Zbatoni rregullat vendore në lidhje me flakjen e
baterisë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES: Përdorni vetëm bateri origjinale Makita.
Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita ose baterive
që janë modifikuar mund të bëjë që bateria të
shpërthejë duke shkaktuar zjarr, lëndim të personit
dhe dëmtim. Gjithashtu bën të pavlefshme garancinë
Makita për veglën dhe karikuesin Makita.
Këshilla për ruajtjen e
jetëgjatësisë së baterisë
1. Të karikohet bateria para se të shkarkohet
plotësisht. Gjithmonë të ndërpritet përdorimi
dhe të karikohet bateria kur vini re dobësim të
rendimentit të veglës.
2. Kurrë mos karikoni një bateri plotësisht të
karikuar. Mbikarikimi shkurton jetëgjatësinë e
baterisë.
3. Karikoni baterinë brenda temperaturës së
dhomës nga 10°C - 40°C. Lëreni baterinë e
nxehtë të ftohet përpara se ta karikoni.
4. Rekomandohet që të karikohet bateria para se
të magazinohet për një periudhë të gjatë (më
shumë se gjashtë muaj).
Sistemi mbrojtës i veglës/baterisë
Pastruesi Robotik është i pajisur me një sistem mbrojtës
të veglës/baterisë që NDËRPRET automatikisht
rrymën për motorin për të zgjatur ciklin e jetëgjatësisë
së Pastruesit Robotik dhe baterisë. Pastruesi Robotik
ndalon menjëherë në kushtet në vijim.
Mbingarkesë
Kur Pastruesi Robotik mbingarkohet dhe rryma vjen e
lartë, Pastruesi Robotik ndalon pa dhënë shenja.
Për të rindezur Pastruesin Robotik, FIKENI, eliminoni
shkakun e mbingarkesës dhe pastaj NDIZENI përsëri.
Mbinxehja
Kur Pastruesi Robotik mbingarkohet
pulson 5 ose 7 herë për çdo sekuencë dhe Pastruesi
Robotik ndalon automatikisht.
Në këtë rast, lëreni Pastruesin Robotik të ftohet para se
ta NDIZNI përsëri.
Mbishkarkimi
Kur niveli i mbetur i baterisë bie shumë, Pastruesi
Robotik ndalon automatikisht dhe nuk u përgjigjet
funksioneve të çelësave.
Në këtë rast, hiqni dhe karikoni bateritë.
BUTONAT DHE
TREGUESIT
Mund të gjeni detajet e pjesëve duke kërkuar numrin e
figurës përkatëse të çdo pjese në këtë dokument (p.sh.
kërkoni për "Fig. F-8" për butonin
Pastruesi Robotik (Fig. F)
1. Llambushka pilot
2.
Llambushka e problemeve
3.
Llambushka e mirëmbajtjes së filtrit
4.
Llambushka e mirëmbajtjes së furçës
5.
Treguesit e baterisë (për bateritë e krahut të
djathtë dhe krahut të majtë)
6.
Butoni dhe llambushkat e kohëmatësit
7.
Butoni dhe llambushkat e modalitetit funksional
: Modaliteti strukturë
: Modaliteti rastësor
8.
Butoni i NDEZJES (ndiz/fik)
9.
Butoni dhe llambushka e sinjalizimit
10.
Butoni dhe llambushka e vakuumit
11.
Butoni dhe llambushka e sensorit të kufizimit
Telekomanda (Fig. G)
1.
Butoni i FIKJES
2.
Butoni i ndezjes/fikjes
3.
Butoni i fenerit të vendndodhjes
4.
/
Butonat e modalitetit funksional
5.
Butoni i kohëmatësit
6.
Butoni i sinjalizimit
7.
Butoni i vakuumit
134 SHQIP
llambushka
NDEZJA).

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Drc200

Table of Contents