Makita CL183DZ Instruction Manual page 18

Cordless planer
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM:
Pluhuri mund të dalë gjatë hapjes së kapsulës.
Sigurohuni ta mbani kapsulën në pozicionin më
vertikal të mundshëm dhe vendosni një qese
plehrash poshtë kapsulës.
► Fig.6: 1. Parafiltri 2. Kapsula
Hiqni pluhurin e grumbulluar nga brenda kapsulës dhe
jashtë parafiltrit.
► Fig.7: 1. Parafiltri 2. Buza e sigurisë
Rrotullojeni parafiltrin në drejtimin e shigjetës për të
liruar buzën e sigurisë nga njësia e pastruesit dhe
hiqeni parafiltrin.
► Fig.8: 1. Parafiltri 2. Filtri
Pastroni pluhurin e imët nga parafiltri. Në vijim, hiqni
filtrin dhe prekni lehtë për të hequr pluhurin.
Rimontimi
► Fig.9: 1. Parafiltri 2. Filtri
Së pari, vendosni filtrin pa iu hequr mbështjellësja.
Nëse filtri vendoset gabim, pluhuri do të hyjë në folenë
e motorit dhe do të shkaktojë avari të motorit. Së dyti,
vendosni parafiltrin mbi filtrin.
► Fig.10: 1. Buza e sigurisë
Rrotulloni grupin e filtrave dhe rregulloni pozicionin e
të dyve duke fiksuar buzët e parafiltrit dhe lidhini me
kanalet e folesë së pastruesit.
► Fig.11: 1. Shenjat drejtuese
► Fig.12: 1. Doreza 2. Kapsula
Lidhni kapsulën, sipas shenjave drejtuese në dorezë
dhe kapsulë, rrotullojeni kapsulën mirë në drejtim të
shigjetës derisa të fiksohet.
SHËNIM:
Hiqeni pluhurin gjithmonë përpara pune, pasi
fuqia e thithjes do të bjerë nëse ka shumë
pluhur në pastrues.
Sigurohuni të kontrolloni gjithmonë që filtri dhe
parafiltri të jenë vendosur siç duhet përpara
se të përdorni pastruesin. Nëse janë vendosur
gabim, pluhuri do të hyjë në folenë e motorit dhe
do të shkaktojë avari të motorit.
PËRDORIMI
KUJDES:
Futni (ose nxirrni) hundëzën ndërsa e rrotulloni
në drejtim orar. Nëse e rrotulloni në drejtim
kundërorar, kapsula mund të lirohet.
► Fig.13: 1. Kapsula
Pastrimi (Thithja)
Hundëza
► Fig.14: 1. Hundëza
Bashkoni hundëzën për të pastruar tavolina, tryeza,
mobilie etj. Hundëza vendoset lehtësisht.
Hundëza + Shkopi zgjatues (Tubi i
drejtë)
► Fig.15: 1. Trupi i pastruesit 2. Shkop zgjatues
3. Hundëza
Shkopi zgjatues vendoset ndërmjet hundëzës dhe
pastruesit. Kjo vendosje është e volitshme për pastrimin
e dyshemesë duke qëndruar në këmbë.
Hundëza me kënd
► Fig.16: 1. Hundëza me kënd 2. Trupi i pastruesit
Vendosni hundëzën me kënd për pastrimin e këndeve
dhe qoshet e një makine apo mobilieje.
Hundëza me kënd + Shkopi zgjatues
(Tubi i drejtë)
► Fig.17: 1. Hundëza me kënd 2. Shkop zgjatues
3. Trupi i pastruesit
Në kënde të ngushta ku nuk mund të futet pastruesi
ose në vende të vështira për t'u arritur, përdorni këtë
mënyrë.
Pastrimi pa hundëz
► Fig.18
Mund të pastroni pluhurin pa përdorur hundëzën.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Pastrimi
► Fig.19
Herë pas here fshijeni pjesën e jashtme (trupin e
pastruesit) të pastruesit duke përdorur një leckë të
njomur me ujë me sapun.
Gjithashtu pastroni edhe grykën e thithjes, zonën e
montimit të qeses së pluhurit/paketës së pluhurit dhe
ndaluesin e pluhurit.
KUJDES:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
► Fig.20
Lajeni filtrin me ujë me sapun kur bllokohet me pluhur
dhe bie fuqia e pastruesit. Thajeni plotësisht para
përdorimit. Filtri i patharë mirë mund të shkaktojë thithje
të dobët dhe të shkurtojë jetëgjatësinë e shërbimit të
motorit.
Mos i fryni me shpluhurosës ajri pluhurit që del nga
pastruesi. Kjo do të fusë pluhurin në fole dhe do të
shkaktojë avari.
18 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Cl183d

Table of Contents