Makita CL183D Instruction Manual page 21

Cordless
Hide thumbs Also See for CL183D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në
vegël, kontrolloni gjithmonë për të parë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
► Fig.3: 1. Këmbëza e çelësit
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur
dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të
kryeni ndonjë punë në vegël.
Flakja e pluhurit
KUJDES:
Boshatiseni pastruesin para se të mbushet plot
ose nëse dobësohet fuqia e thithjes.
Sigurohuni që të boshatisni pluhurin brenda
vetë pastruesit. Moskryerja e kësaj mund të
shkaktojë bllokimin e filtrit ose dëmtimin e
motorit.
► Fig.4: 1. Kapsula
Për të hequr pluhurin që ngjitet te filtri në kapsulë,
goditini lehtë skajet e kapsulës 4 a 5 herë me dorë.
► Fig.5: 1. Kapsula 2. Gryka hyrëse e thithjes
Tani drejtojeni folenë e thithjes për poshtë, rrotulloni
kapsulën në drejtimin e shigjetës në skemë dhe
shkëputeni drejt dhe me ngadalë kapsulën.
SHËNIM:
Pluhuri mund të dalë gjatë hapjes së kapsulës.
Sigurohuni ta mbani kapsulën në pozicionin më
vertikal të mundshëm dhe vendosni një qese
plehrash poshtë kapsulës.
► Fig.6: 1. Parafiltri 2. Kapsula
Hiqni pluhurin e grumbulluar nga brenda kapsulës dhe
jashtë parafiltrit.
► Fig.7: 1. Parafiltri 2. Buza e sigurisë
Rrotullojeni parafiltrin në drejtimin e shigjetës për të
liruar buzën e sigurisë nga njësia e pastruesit dhe
hiqeni parafiltrin.
► Fig.8: 1. Parafiltri 2. Filtri
Pastroni pluhurin e imët nga parafiltri. Në vijim, hiqni
filtrin dhe prekni lehtë për të hequr pluhurin.
Rimontimi
► Fig.9: 1. Parafiltri 2. Filtri
Së pari, vendosni filtrin pa iu hequr mbështjellësja. Nëse filtri
vendoset gabim, pluhuri do të hyjë në folenë e motorit dhe do të
shkaktojë avari të motorit. Së dyti, vendosni parafiltrin mbi filtrin.
► Fig.10: 1. Buza e sigurisë
Rrotulloni grupin e filtrave dhe rregulloni pozicionin e
të dyve duke fiksuar buzët e parafiltrit dhe lidhini me
kanalet e folesë së pastruesit.
► Fig.11: 1. Shenjat drejtuese
► Fig.12: 1. Doreza 2. Kapsula
Lidhni kapsulën, sipas shenjave drejtuese në dorezë dhe kapsulë,
rrotullojeni kapsulën mirë në drejtim të shigjetës derisa të fiksohet.
SHËNIM:
Hiqeni pluhurin gjithmonë përpara pune, pasi
fuqia e thithjes do të bjerë nëse ka shumë
pluhur në pastrues.
Sigurohuni të kontrolloni gjithmonë që filtri dhe
parafiltri të jenë vendosur siç duhet përpara
se të përdorni pastruesin. Nëse janë vendosur
gabim, pluhuri do të hyjë në folenë e motorit dhe
do të shkaktojë avari të motorit.
PËRDORIMI
KUJDES:
Futni (ose nxirrni) hundëzën ndërsa e rrotulloni
në drejtim orar. Nëse e rrotulloni në drejtim
kundërorar, kapsula mund të lirohet.
► Fig.13: 1. Kapsula
Pastrimi (Thithja)
Hundëza
► Fig.14: 1. Hundëza
Bashkoni hundëzën për të pastruar tavolina, tryeza,
mobilie etj. Hundëza vendoset lehtësisht.
Hundëza + Shkopi zgjatues (Tubi i drejtë)
► Fig.15: 1. Trupi i pastruesit 2. Shkop zgjatues
3. Hundëza
Shkopi zgjatues vendoset ndërmjet hundëzës dhe
pastruesit. Kjo vendosje është e volitshme për pastrimin
e dyshemesë duke qëndruar në këmbë.
Hundëza me kënd
► Fig.16: 1. Hundëza me kënd 2. Trupi i pastruesit
Vendosni hundëzën me kënd për pastrimin e këndeve
dhe qoshet e një makine apo mobilieje.
Hundëza me kënd + Shkopi zgjatues
(Tubi i drejtë)
► Fig.17: 1. Hundëza me kënd 2. Shkop zgjatues
3. Trupi i pastruesit
Në kënde të ngushta ku nuk mund të futet pastruesi ose në
vende të vështira për t'u arritur, përdorni këtë mënyrë.
21 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents