Makita CL183D Instruction Manual page 19

Cordless
Hide thumbs Also See for CL183D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
E RËNDËSISHME
UDHËZIMET E SIGURISË
Kur përdorni një pajisje elektrike, duhen zbatuar
masat e kujdesit paraprak, duke përfshirë sa vijon:
LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET
PARA PËRDORIMIT TË PAJISJES.
PARALAJMËRIM – Për të pakësuar rrezikun nga
zjarri, goditja elektrike apo lëndimi:
1.
Mos e ekspozoni në kohë me shi. Të ruhet në
ambiente të brendshme.
2.
Mos lejoni të përdoret si lodër. Nevojitet
vëmendje e kujdesshme kur përdoret nga ose
në afërsi të fëmijëve.
3.
Të përdoret vetëm sipas udhëzimeve të këtij
manuali. Përdorni vetëm pjesët shtesë të
rekomanduara nga kompania prodhuese.
4.
Mos përdorni bateri të dëmtuar. Nëse pajisja
nuk funksionon siç duhet, është përplasur,
dëmtuar, lënë në ambiente të jashtme ose ka
rënë në ujë, dërgojeni në një qendër shërbimi.
5.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura.
6.
Mos vendosni objekte në pjesët e hapura. Mos
e përdorni me pjesët e hapura të bllokuara;
mbajeni të pastër nga pluhurat, fijet, flokët dhe
çfarëdo gjë që mund të pengojë rrjedhjen e ajrit.
7.
Mbajini flokët, veshjet e lirshme, gishtat dhe të
gjitha pjesët e trupit larg nga pjesët e hapura
dhe të lëvizshme.
8.
Fikni të gjitha kontrollet para se të hiqni
baterinë.
9.
Tregoni kujdes maksimal kur pastroni në shkallë.
10. Mos e përdorni për të mbledhur lëngje të
ndezshme ose të djegshme si benzina apo mos
e përdorni në zona ku mund të gjenden ato.
Për ngarkim, përdorni vetëm ngarkuesin e
11.
dhënë nga kompania prodhuese.
12. Mos mblidhni ndonjë gjë që digjet apo është e
ndezur, si cigaret, shkrepëset apo hiri i nxehtë.
13. Mos e përdorni pa vendosur filtrat.
14. Mos e ngarkoni baterinë në ambiente të
jashtme.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
15. Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesit e përshtatshëm me
një lloj pakete baterish mund të paraqesë rrezik
zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterish.
16. Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat
e baterive me synim të përcaktuar. Përdorimi
i paketave të tjera të baterive mund të paraqesë
rrezik lëndimi dhe zjarri.
17. Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg objekteve të tjera metalike, si kapëset e
letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose
objektet e tjera të vogla metalike që mund të
bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
18. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
Kjo pajisje synohet për përdorim shtëpiak.
RREGULLA TË TJERA SIGURIE
1.
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi dhe
manualin e përdorimit të ngarkuesit para
përdorimit.
2.
Mos i mblidhni materialet në vijim:
Sendet si cigaret e ndezura apo pluhurin
e shkëndijave/metaleve të krijuar nga
gërryerja/prerja e metaleve
Materialet e djegshme si gazolina,
holluesi, vajguri apo boja
Materialet shpërthyese si nitroglicerina
Materialet e ndezshme si alumini, zinku,
magnezi, titani, fosfori apo celuloidi
Baltë të njomë, ujë, vaj ose sende të
ngjashme
Sende të ngurta me cepa të mprehtë
si ashkla druri, metale, gurë, xhama,
gozhdë, gjilpëra ose brisqe
Pluhur që mpikset si çimento apo toner
Pluhur përcjellës si metal apo karbon
Grimca të imëta si pluhur betoni
Veprime të tilla mund të shkaktojnë zjarr,
lëndim dhe/ose dëmtim të pronës.
3.
Ndaloni menjëherë punën nëse vini re diçka
jonormale.
4.
Nëse pastruesi ju rrëzohet ose goditet,
kontrollojeni me kujdes për plasaritje ose
dëmtim para përdorimit.
5.
Mos e afroni me sobat apo burime nxehtësie të
tjera.
Mos e bllokoni vrimën e hyrjes së ajrit apo
6.
vrimat e ventilimit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
3.
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
(3)
ose shi.
19 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents