Makita DA330D Instruction Manual page 14

Cordless angle drill
Hide thumbs Also See for DA330D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi ose heqja e puntos së shpimit
Për modelin DA330D
Fig.6
Vendosni punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni
mandrinën me dorë. Vendosni çelësin e shtrëngimit në
secilën nga tre vrimat dhe shtrëngojeni në drejtim orar.
Sigurohuni të shtrëngoni të tre vrimat e mandrinës
njësoj.
Për të hequr punton, ktheni çelësin e shtrëngimit në
drejtimin kundërorar vetëm në një vrimë, më pas lirojeni
mandrinën me dorë.
Pas përdorimit, ktheni çelësin e mandrinos te foleja e
ruajtjes në vegël.
Për modelin DA331D
Fig.7
Mbani veglën fort dhe ktheni bokullën në drejtimin
kundërorar për të hapur nofullat e mandrinos. Futeni
punton në mandrino deri në fund. Mbani veglën fort dhe
ktheni bokullën në drejtim orar për të shtrënguar
mandrinon.
Për të hequr punton, mbani veglën fort dhe ktheni
bokullën në drejtim kundërorar.
Mbajtësja e çelësit të mandrinos
Për modelin DA330D
Fig.8
Për të instaluar mbajtësen e çelësit të mandrinos,
drejtoni pjesën në formë grepi në drejtim të folesë. Më
pas, vendosni shinat e mbajtëses së çelësit të
mandrinos në vrimat e folesë së veglës derisa të
kërcasë dhe të bllokohet në vend.
Për ta hequr, kapni mbajtësen e çelësit të mandrinos
dhe pastaj nxirreni.
PËRDORIMI
KUJDES:
Kur përdorni veglën, mbajeni veglën fort me një
dorë në pjesën e mbajtjes së veglës.
Për modelin DA330D
Fig.9
Për modelin DA331D
Fig.10
Funksionimi i shpimit
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e puntos kur bëni një vrimë,
bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në vendin ku do të
shpohet. Pastaj në vendin e shënuar vendosni punton
dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
KUJDES:
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës dhe
shkurton afatin e përdorimit të veglës.
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt të
objektit mbi vegël/majë ushtrohet një forcë e
madhe shpuese. Mbajeni veglën fort dhe bëni
kujdes kur puntoja fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet.
Një punto e ngecur mund të hiqet thjesht duke
vendosur çelësin e ndryshimit në rrotullimin e
anasjelltë për ta nxjerrë jashtë. Megjithatë, vegla
mund të dalë papritmas nëse nuk e mbani fort.
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të
përpunohen në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
Nëse vegla përdoret në mënyrë të vazhdueshme
derisa bateria të shkarkohet, mos e përdorni
veglën për 15 minuta derisa të vazhdoni me një
bateri të re.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të
jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
Puntot e shpimit
Çelësi i mandrinos
Mbajtësja e çelësit të mandrinos
Kutia mbajtëse plastike
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
14

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Da331d

Table of Contents