Makita DVC867L Instruction Manual page 35

Cordless
Hide thumbs Also See for DVC867L:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
14. Pastrojeni dhe bëjini shërbim fshesës
menjëherë pas çdo përdorimi për ta mbajtur në
gjendje sa më të mirë pune.
15. MIRËMBAJENI FSHESËN ME KUJDES. Mbajeni
fshesën të pastër për performancë më të mirë e më të
sigurt. Ndiqni udhëzimet për ndërrimin e aksesorëve.
Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe pa vaj dhe graso.
16. KONTROLLONI PJESËT E DËMTUARA. Para
përdorimit të mëtejshëm të fshesës, mbrojtëset ose
pjesët e tjera të dëmtuara duhen kontrolluar me
kujdes për të përcaktuar nëse do të funksionojnë
siç duhet dhe nëse do të kryejnë funksionin e
synuar. Kontrolloni centrimin e pjesëve lëvizëse,
lidhjen e pjesëve lëvizëse, dëmtimin e pjesëve,
montimin dhe ndonjë rrethanë tjetër që mund të
ndikojë te përdorimi i saj. Mbrojtëset ose pjesët
e tjera që janë dëmtuar duhen riparuar siç duhet
ose duhen zëvendësuar nga një qendër shërbimi
e autorizuar, përveç rastit kur tregohet ndryshe në
këtë manual përdorimi. Ndërrojini çelësat me defekt
në një qendër shërbimi të autorizuar. Mos e përdorni
fshesën nëse çelësi nuk e ndez ose e fik.
17. PJESËT E KËMBIMIT. Kur bëni shërbim,
përdorni vetëm pjesë këmbimi identike.
18. RUAJTJA E FSHESËS KUR NUK ËSHTË NË
PUNË. Kur nuk është në punë, fshesa duhet
ruajtur në një ambient të brendshëm.
19. Trajtojeni fshesën me kujdes. Trajtimi pa kujdes mund
të shkaktojë thyerje edhe te fshesat më të forta.
20. Mos provoni të pastroni pjesën e jashtme ose
të brendshme me benzinë, hollues ose kimikate
pastrimi. Mund të shkaktohen krisje ose çngjyrime.
21. Mos e përdorni fshesën në hapësirë të mbyllur
ku bojërat me vaj, holluesit e bojës, benzina, disa
substanca kundër molës etj. mund të lëshojnë
avuj të ndezshëm, shpërthyes ose helmues ose
në vende ku ka prani pluhuri të ndezshëm.
22. Mos e përdorni këtë vegël ose asnjë vegël tjetër
kur jeni nën ndikimin e drogave ose alkoolit.
23. Si rregull sigurie bazë, përdorni gjithmonë syze
mbrojtëse ose syze sigurie me mbrojtëse anësore.
24. Përdorni maskë kundër pluhurit në ambiente
pune me pluhur.
25. Kjo makineri nuk është synuar të përdoret nga
persona apo fëmijë me aftësi fizike, ndijore ose
mendore të kufizuara, ose që kanë mungesë të
përvojës ose të njohurive.
26. Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që nuk luajnë me fshesën.
27. Mos e prekni kurrë baterinë(të) apo fshesën
me duar të njoma.
28. Tregoni kujdes maksimal kur pastroni shkallët.
29. Mos e përdorni fshesën si stol ose si bankë.
Pajisja mund të rrëzohet dhe mund të
shkaktohet lëndim personal.
30. Para përdorimit, përdoruesve u jepen
informacione, udhëzime dhe trajnim për
përdorimin e makinerisë dhe për substancat
me të cilat duhet përdorur, duke përfshirë
metodën e sigurt të heqjes dhe hedhjes së
materialeve të mbledhura.
31. Makineria duhet të inspektohet teknikisht
të paktën një herë në vit nga prodhuesi ose
nga një person i trajnuar, që konsiston,
për shembull, në inspektimin e filtrave për
dëmtime, të izolimit të ajrit të makinerisë dhe të
funksionit të duhur të mekanizmit të kontrollit.
32. Kur kryeni shërbime apo riparime, duhen
hedhur të gjitha materialet e ndotura të
cilat nuk mund të pastrohen siç duhet;
këto materiale duhen hedhur në qese të
papërshkueshme sipas rregulloreve aktuale të
hedhjes së mbeturinave të tilla.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
1.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm
për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik
zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
2.
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
3.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
4.
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
5.
Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që
është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
6.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën
në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130
°C mund të shkaktojë shpërthim.
Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe
7.
mos e karikoni kutinë e baterisë ose veglën
jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te
udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose në temperatura
jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë
baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
1.
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
35 SHQIP
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dvc157l

Table of Contents