Makita LS002G Instruction Manual page 71

Cordless
Hide thumbs Also See for LS002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Nëse dëshironi të aktivizoni fshesën me korrent
bashkë me mekanizmin e funksionimit të veglës, kryeni
paraprakisht regjistrimin e veglës.
1.
Instaloni bateritë në fshesën me korrent dhe në
vegël.
2.
Vendoseni çelësin e pushimit në fshesën me
korrent në "AUTO".
► Fig.59: 1. Çelësi i pushimit
3.
Shtypni butonin e aktivizimit të lidhjes me valë
në fshesën me korrent për 3 sekonda derisa llamba e
aktivizimit të lidhjes me valë të pulsojë në të gjelbër. Më
pas, në të njëjtën mënyrë shtypni butonin e aktivizimit të
lidhjes me valë në vegël.
► Fig.60: 1. Butoni i aktivizimit të lidhjes me valë
2. Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
Nëse fshesa me korrent dhe vegla lidhen me sukses,
llamba e aktivizimit të lidhjes me valë do të ndizet në të
gjelbër për 2 sekonda dhe më pas do të fillojë të pulsojë
në blu.
SHËNIM: Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
përfundon pulsimin në të gjelbër pasi kalojnë 20
sekonda. Shtypni butonin e aktivizimit të lidhjes me
valë në vegël ndërkohë që llamba e aktivizimit të
lidhjes me valë në fshesë është duke pulsuar. Nëse
llamba e aktivizimit të lidhjes me valë nuk pulson në
të gjelbër, shtypni shkurtimisht butonin e aktivizimit të
lidhjes me valë dhe mbajeni sërish pa lëvizur.
SHËNIM: Kur kryeni dy ose më shumë regjistrime të
veglës për një fshesë me korrent, përfundojini ato një
nga një.
Nisja e funksionit të aktivizimit të
lidhjes me valë
SHËNIM: Përfundoni regjistrimin e veglës për
fshesën me korrent përpara aktivizimit të lidhjes me
valë.
SHËNIM: Gjithashtu, referojuni manualit të përdorimit
të fshesës me korrent.
Pas regjistrimit të veglës në fshesën me korrent, kjo e
fundit do të funksionojë automatikisht me mekanizmin
e funksionimit të veglës. Tërhiqni këmbëzën e çelësit
në vegël për të vënë në punë fshesën me korrent
gjatë përdorimit. Fshesa me korrent gjithashtu fillon të
funksionojë duke shtypur butonin e fshesës në vegël
gjatë çdo përdorimi prerjeje.
► Fig.61
1.
Instaloni njësinë me valë në vegël.
2.
Lidhni tubin e fshesës me korrent me veglën.
► Fig.62
3.
Vendoseni çelësin e pushimit në fshesën me
korrent në "AUTO".
► Fig.63: 1. Çelësi i pushimit
4.
Shtypni shkurtimisht butonin e aktivizimit të lidhjes
me valë në vegël. Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
do të pulsojë në blu.
► Fig.64: 1. Butoni i aktivizimit të lidhjes me valë
2. Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
5.
Tërhiqni këmbëzën e çelësit të veglës. Kontrolloni
nëse fshesa me korrent funksionon me këmbëzën e
çelësit të tërhequr.
6.
Shtypni butonin e fshesës për të vënë në
funksionim fshesën me korrent. Kontrolloni nëse llamba
e aktivizimit të lidhjes me valë ndizet në ngjyrë blu dhe
fshesa vazhdon të punojë derisa të shtypni përsëri
butonin.
7.
Për të ndaluar punën e fshesës, ose lironi
këmbëzën e çelësit ose shtypni përsëri butonin e
fshesës. Fshesa me korrent ndalon punën pak sekonda
pas shtypjes së çelësit, dhe më pas llamba ndizet për të
pulsuar në blu.
SHËNIM: Statusi i çelësit (ndezja/fikja e fshesës)
mund të mësohet në llambën e aktivizimit të lidhjes
me valë. Për detaje, referojuni paragrafit për
shpjegimin e statusit të llambës së aktivizimit të
lidhjes me valë.
8.
Për të ndaluar aktivizimin e lidhjes me valë të
fshesës me korrent, shtypni butonin e aktivizimit të
lidhjes me valë në vegël.
SHËNIM: Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë në
vegël do të ndalojë pulsimin në blu kur nuk kryhet
asnjë veprim për 2 orë. Në këtë rast, vendoseni
çelësin e pushimit në fshesën me korrent në "AUTO"
dhe shtypni sërish butonin e aktivizimit të lidhjes me
valë në vegël.
SHËNIM: Fshesa me korrent ndizet/fiket me vonesë.
Diktimi i mekanizmit të funksionimit të veglës nga
fshesa me korrent kërkon pak kohë.
SHËNIM: Largësia e transmetimit të njësisë me valë
mund të ndryshojë në varësi të vendndodhjes dhe
kushteve të mjedisit përreth.
SHËNIM: Kur dy ose më shumë vegla regjistrohen
në një fshesë me korrent, kjo e fundit mund të fillojë
të punojë edhe nëse nuk keni tërhequr këmbëzën e
çelësit ose nuk keni aktivizuar butonin e fshesës me
korrent pasi një përdorues tjetër po përdor funksionin
e aktivizimit të lidhjes me valë.
71 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents