Makita DSC250 Instruction Manual page 122

Cordless steel rod cutter
Hide thumbs Also See for DSC250:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Si ta heqim sharrën me majë
Hiqni sharrën me majë
► Fig.11: 1. Shtypni (butonin e bllokimit)
1.
Hiqni bulonat mbajtës të kapakut të sharrës me
majë (4 pjesë) me çelës hekzagonal.
2.
Hiqni kapakun e sharrës me majë.
3.
Futni një çelës hekzagonal në bulonin që mban
udhëzuesin e sharrës me majë.
4.
Shtypeni brenda butonin e bllokimit dhe duke
përdorur si dorezës çelësin hekzagonal, rrotulloni fletën
e sharrës me majë derisa të pengohet nga rrotullimi i
mëtejshëm nga butoni i bllokimit.
KUJDES:
Sigurohuni që butoni i bllokimit të
jetë plotësisht i shtypur brenda. Nëse jo, çelësi
hekzagonal mund të rrotullohet dhe mund të
shkaktojë lëndime personale.
5.
Me sharrën me majë të bllokuar, rrotullojeni
çelësin hekzagonal në drejtim të kundërt të akrepave të
orës për ta liruar dhe hiqeni bulonin dhe rondelen.
6.
Hiqeni udhëzuesin e sharrës me majë dhe sharrën
me majë.
Si ta zëvendësojmë sharrën me majë
KUJDES:
Përdorni vetëm sharrë me majë të
furnizuar nga Makita. Nëse e ripërdorni një sharrë
me majë, sigurohuni që të mos jetë e konsumuar,
e ciflosur ose e dëmtuar.
KUJDES:
Pastrojini dhe hiqini të gjitha
copëzat dhe të gjitha papastërtitë nga sharra me
majë dhe pjesët. Copëzat dhe papastërtitë mund
të prishin ekuilibrin e sharrës me majë duke e
bërë atë të lëkundet gjatë prerjes.
Zëvendësimi i sharrës me majë
► Fig.12: 1. Shtypni (butonin e bllokimit)
1.
Vendoseni sharrën me majë mbi ingranazhin e
daljes, duke u siguruar që foleja në flanxhë të jetë e
bashkërenditur mirë me çelësin.
2.
Zëvendësoni udhëzuesin e sharrës me majë.
3.
Zëvendësoni bulonin dhe rondelen.
4.
Shtypeni plotësisht brenda butonin e bllokimit
për të mos lejuar që sharra me majë të rrotullohet dhe
shtrëngoni bulonin me çelësin hekzagonal.
KUJDES:
Sigurohuni që butoni i bllokimit të
jetë plotësisht i shtypur brenda. Nëse jo, çelësi
hekzagonal mund të rrotullohet dhe mund të
shkaktojë lëndime personale.
5.
Zëvendësoni kapakun e sharrës me majë.
6.
Shtrëngoni bulonat mbajtës të kapakut të sharrës
me majë (4 pjesë) me çelës hekzagonal.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
► Fig.13: 1. Kapaku i pluhurit
Hiqni kapakun e pluhurit nga grila e ajrimit dhe
pastrojeni në mënyrë që ajri të qarkullojë lirshëm.
KUJDES:
Pastrojeni kapakun e pluhurit kur ai
të bllokohet. Vazhdimi i punës kur kapaku i pluhurit
është i bllokuar mund të dëmtojë veglën.
122 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents