Makita 8271D Instruction Manual page 17

Cordless hammer driver drill
Hide thumbs Also See for 8271D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
Fig.1
Fikeni gjithnjë veglën përpara se të fusni ose të
hiqni bateritë.
Për të hequr baterinë, tërhiqeni atë nga vegla
ndërkohë që shtypni butonat nga të dyja krahët e
folesë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë bashkoni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë
dhe rrëshqiteni për ta futur. Futeni gjithmonë deri
në fund, derisa të kërcasë dhe të bllokohet në
vend. Nëse jo, ajo mund të bjerë aksidentalisht
nga vegla duke ju lënduar ju ose personat pranë.
Mos përdorni forcë gjatë instalimit të kutisë së
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni
siç duhet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.2
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në vegël,
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Fig.3
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara
përdorimit.
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë
veglën.
Kur nuk e përdorni veglën, vendoseni gjithmonë
levën e çelësit të ndryshimit në pozicionin neutral.
Ndryshimi i shpejtësisë
Fig.4
Për të ndryshuar shpejtësinë, në fillim fikni veglën dhe
më pas rrëshqisni levën e ndryshimit të shpejtësisë në
anën "2" për shpejtësi të lartë ose në anën "1" për
shpejtësi të ulët. Sigurohuni që leva e ndryshimit të
shpejtësisë është vendosur në pozicionin e duhur
përpara përdorimit. Përdorni shpejtësinë e duhur për
punën tuaj.
KUJDES:
Vendosni
gjithmonë
shpejtësisë në pozicionin e duhur. Nëse përdorni
veglën duke vendosur levën e ndryshimit të
shpejtësisë midis anës "1" dhe "2", vegla mund të
dëmtohet.
Mos e përdorni levën e ndryshimit të shpejtësisë
ndërsa është duke punuar. Vegla mund të
dëmtohet.
Zgjedhja e mënyrës së veprimit
Fig.5
Kjo vegël vë në përdorim unazën e ndryshimit të regjimit
të punës. Përzgjidhni një nga tre modalitetet e
përshtatshme për nevojat tuaja të punës duke përdorur
këtë unazë.
Vetëm për rrotullim, rrotullojeni unazën në mënyrë të
tillë që shigjeta në trupin e veglës të tregojë drejt
shenjës
në unazë.
Për rrotullim me goditje, rrotulloni unazën në mënyrë të
tillë që shigjeta të tregojë drejt shenjës
Për rrotullim me shtrëngim, rrotulloni unazën në
mënyrë të tillë që shigjeta të tregojë drejt shenjës
unazë.
KUJDES:
Vendosni gjithmonë unazën siç duhet në shenjën
e regjimit tuaj të preferuar. Nëse përdorni veglën
duke vendosur unazën midis shenjave të regjimit,
vegla mund të dëmtohet.
Rregullimi i rrotullimit shtrëngues
Fig.6
Rrotullimi shtrëngues mund të rregullohet me 16 hapa
duke kthyer unazën rregulluese në mënyrë që gradimet
e saj të jenë bashkërenditur me shigjetën në trupin e
veglës. Rrotullimi shtrëngues është minimal kur numri 1
bashkërenditet me shigjetën dhe maksimal kur numri 16
bashkërenditet me shigjetën.
Përpara përdorimit, vendosni një vidë prove në
materialin tuaj të punës ose në materialin identik me të
për të përcaktuar se çfarë niveli rrotullimi shtrëngues
kërkohet për një aplikacion të caktuar.
17
shulin
e
ndërrimit
në unazë.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

8381d8391d8281d

Table of Contents