Përdorimi I Funksionit Control For Hdmi; Përdorimi I Veçorive Të "Bravia" Sync - Sony HT-ST3 Reference Manual

Hide thumbs Also See for HT-ST3:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdorimi i funksionit Control for HDMI
Duke aktivizuar funksionin Control for HDMI dhe duke lidhur pajisje
që janë të përputhshme me funksionin Control for HDMI përmes një
kablloje HDMI funksionimi është i thjeshtë me veçoritë e mëposhtme.
Fikja e sistemit
Kur fikni televizorin me anë të butonit të energjisë në telekomandën
e televizorit, sistemi dhe pajisja e lidhur fiken automatikisht.
Kontrolli i sistemit audio
Nëse ndizni sistemin kur jeni duke parë televizor, tingulli i televizorit do
të dalë nga altoparlantët e sistemit automatikisht. Volumi i sistemit
përshtatet kur përshtatni volumin e televizorit.
Nëse zëri i televizorit kishte dalë nga altoparlantët e sistemit herën
e fundit që keni fikur televizorin, sistemi ndizet automatikisht kur
ndizni sërish televizorin, dhe tingulli i televizorit del nga altoparlantët
e sistemit automatikisht.
Audio Return Channel (ARC)
Nëse televizori është i përputhshëm me teknologjinë Audio Return
Channel (ARC), lidhja me kabllo HDMI e dërgon gjithashtu sinjalin
dixhital të audios nga televizori te sistemi. Nuk duhet të kryeni një
lidhje të veçantë audio për dëgjimin e zërit të televizorit nga sistemi.
Luajtja me një prekje
Kur luani përmbajtje në pajisjen e lidhur me sistemin nëpërmjet një
kablloje HDMI, televizori i lidhur ndizet automatikisht dhe sinjali
i hyrjes së sistemit kalohet në hyrjen e duhur HDMI.
10
AL
Shënime
Veçoritë e mësipërme mund të mos punojnë me pajisje të caktuara.
Në varësi të cilësimeve të pajisjes së lidhur, funksioni Control for HDMI
mund të mos funksionojë mirë. Referojuni udhëzimeve të përdorimit
të pajisjeve.
Përdorimi i veçorive të "BRAVIA" Sync
Funksionet origjinale Sony të renditura më poshtë mund të përdoren
edhe me produkte që janë të përputhshme me "BRAVIA" Sync.
Kursimi i energjisë
Nëse një televizor i përputhshëm "BRAVIA" Sync lidhet me sistemin,
konsumi i energjisë reduktohet në modalitetin e pritjes duke ndaluar
transmetimin e sinjalit HDMI kur televizori fiket.
Shënime për lidhjet HDMI
Përdorni një kabllo High Speed HDMI. Nëse përdorni një kabllo
standarde HDMI, figura 1080p, Deep Color ose 3D/4K mund të
mos shfaqet siç duhet.
Përdorni një kabllo HDMI të autorizuar.
Përdorimi i një kablloje Sony High Speed HDMI me logon e lloijt
të kabllos.
Nuk rekomandojmë përdorimin e kabllove konvertuese HDMI-DVI.
Kontrolloni konfigurimin e pajisjes së lidhur nëse cilësia e figurës
është e dobët ose nëse zëri nuk del fare nga pajisja e lidhur
nëpërmjet kabllos HDMI.
Sinjalet audio (frekuenca e modulimit, numri i bitëve, etj.) që
transmetohen nga një fole HDMI mund të ngjishen nga pajisja
e lidhur.
Zëri mund të ndërpritet nëse ndërrohet frekuenca e modulimit ose
numri i kanaleve të sinjaleve audio që dalin nga pajisja luajtëse.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents