Masat Paraprake - Sony HT-ST3 Reference Manual

Hide thumbs Also See for HT-ST3:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

Masat paraprake

Mbi sigurinë
Nëse brenda në sistem bie diçka e fortë ose lëng, sistemi duhet të hiqet
nga priza dhe duhet të kontrollohet nga një personel i kualifikuar përpara
se të vihet sërish në punë.
Mos u ngjitni mbi altoparlantin horizontal ose nën-vuferin, sepse mund të
rrëzoheni dhe mund të lëndoheni, ose mund të dëmtohet sistemi.
Mos vendosni objekte mbi sistem.
Mos fusni objekte në vrimat e sistemit (vrima qendrore ose vrimat
e ventilimit prapa).
Duke qenë se sistemi dridhet gjatë funksionimit, vendoseni në mënyrë që
të mos bjerë aksidentalisht.
Mbi burimet e rrymës
Përpara se të përdorni sistemin, kontrolloni që tensioni i përdorimit të jetë
identik me furnizimin vendas me energji. Tensioni i përdorimit tregohet
në pllakëzën metalike në pjesën e pasme të altoparlantit horizontal.
Nëse nuk do ta përdorni sistemin për një kohë të gjatë, sigurohuni që
ta shkëputni sistemin nga priza e murit (rrjeti elektrik). Për të shkëputur
kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik), kapeni te vetë priza;
mos tërhiqni asnjëherë kordonin.
Një kunj i spinës është më i gjerë se tjetri për qëllim sigurie dhe do të futet
në prizën e murit (rrjetin elektrik) vetëm në një mënyrë. Nëse nuk jeni në
gjendje ta futni spinën plotësisht në prizë, kontaktoni me shitësin.
Kordoni i rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) duhet të zëvendësohet
vetëm nga dyqani i kualifikuar i servisit.
Mbi akumulimin e nxehtësisë
Megjithëse sistemi nxehet gjatë punës, ky nuk është keqfunksionim.
Nëse e përdorni këtë sistem vazhdimisht me volum të lartë, temperatura
e sistemit e pjesës së poshtme rritet në mënyrë të konsiderueshme.
Për të shmangur djegien, mos e prekni sistemin.
Mbi vendosjen
Nevojitet hapësirë e mjaftueshme rreth sistemit për të çliruar nxehtësinë.
Kur venodset sistemi në një mbajtëse, lini më shumë se 5 cm hapësirë
mbi sistem, dhe më shumë se 5 cm hapësirë në anët e sistemit. Mbajtësja
prapa sistemit duhet të jetë e hapur. Nëse e vendosni sistemin me pjesën
e pasme kundër murit, lini më shumë se 10 cm hapësirë mes sistemit
dhe murit.
Lëreni pjesën e përparme të sistemit të hapur.
Mos e vendosni sistemin mbi një pajisje që rrezaton nxehtësi.
Vendoseni sistemin në një vend me ajrosje të mjaftueshme për të
parandaluar akumulimin e nxehtësisë dhe për të shtuar jetëgjatësinë
e sistemit.
Mos e vendosni sistemin pranë burimeve të nxehtësisë siç janë radiatorët,
tubacionet e ajrit, ose në një vend ku bie drita e drejtpërdrejtë e diellit,
ku ka pluhur të tepërt, ose tronditje mekanike.
Mos vendosni asgjë mbi pjesën e pasme të sistemit që mund të bllokojë
vrimat e ajrimit dhe të shkaktojë keqfunksionime.
Nëse sistemi përdoret në kombinim me një televizor, VCR, ose
magnetofon, dhe vendoset shumë pranë asaj pajisjeje, mund të krijohen
zhurma dhe mund të prishet cilësia e figurës. Në këtë rast, vendoseni
sistemin larg nga televizori VCR ose magnetofoni.
Kini kujdes kur vendosni sistemin mbi dysheme me trajtim të veçantë
(të trajtuara me dyllë, vaj, me lustër, etj.), duke qenë se mund të rezultojë
në njolla ose çngjyrosje.
Bëni kujdes të shmangni çdo lëndim të mundshëm në cepat
e altoparlantit horizontal ose nën-vuferit.
Mbi trajtimin e nën-vuferit
Mos e vendosni dorën brenda në të çarën e nën-vuferit kur e ngrini. Mund
të dëmtohet altoparlanti. Kur e ngrini, mbani fundin e nën-vuferit.
Mbi përdorimin
Përpara se të lidhni pajisje të tjera, sigurohuni që të fikni dhe hiqni nga
priza sistemin.
Nëse ka parregullsi ngjyrash në ekranin e një televizori
aty pranë
Mund të vërehen parregullsi të ngjyrave në disa lloje televizorësh.
vijon
5
AL

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents