Teknologjia Me Valë Bluetooth - Sony HT-ST3 Reference Manual

Hide thumbs Also See for HT-ST3:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Teknologjia me valë BLUETOOTH
Versionet dhe profilet e mbështetura BLUETOOTH
Profili i referohet një seti standard kapacitetesh për kapacitete të
ndryshme produktesh BLUETOOTH. Shikoni "Specifikimet" (faqe 13)
mbi versionet dhe profilet BLUETOOTH të mbështetura nga ky sistem.
Shënime
Në mënyrë që të përdorni funksionin BLUETOOTH, pajisja BLUETOOTH që
do të lidhet duhet të mbështesë të njëjtin profil si ky sistem. Edhe nëse
pajisja mbështet të njëjtin nivel, funksionet mund të ndryshojnë për shkak
të specifikimeve të pajisjes BLUETOOTH.
Riprodhimi audio në këtë sistem mund të vonohet nga kjo në pajisjen
BLUETOOTH për shkak të karakteristikave të teknologjisë me valë
BLUETOOTH.
Rrezja e komunikimit efikas
Pajisjet BLUETOOTH duhet të përdoren 10 metra (distancë pa
pengesa) nga njëra-tjetra. Rrezja e komunikimit efikas mund të
bëhet më e shkurtër në kushtet e mëposhtme.
Kur një person, objekt metalik, mur apo pengesë tjetër ndodhet
mes pajisjeve me lidhje BLUETOOTH
Vendndodhjet ku është instaluar një LAN me valë
Rreth furrave me mikrovalë që janë në përdorim
Vendndodhjet ku mund të ketë valë të tjera elektromagnetike
Efektet e pajisjeve të tjera
Pajisjet BLUETOOTH dhe LAN-i me valë (IEEE 802.11b/g) përdorin të
njëjtën brez frekuence (2,4 GHz). Kur përdorni pajisjen tuaj BLUETOOTH
pranë një pajisjeje me kapacitet LAN me valë, mund të ndodhin
interferenca elektromagnetike.
Kjo mund të rezultojë në shpejtësi më të ulëta të transmetimit të të
dhënave, zhurmë apo pamundësi për t'u lidhur. Nëse kjo ndodh,
provoni zgjidhjet e mëposhtme:
Provoni të lidhni këtë sistem dhe celularin me BLUETOOTH ose
pajisjen BLUETOOTH kur të jeni të paktën 10 metra larg nga pajisja
LAN me valë.
Fikni pajisjen LAN me valë kur përdorni pajisjen BLUETOOTH brenda
10 metrave.
Efektet në pajisjet e tjera
Transmetimi i valëve radio nga ky sistem mund të interferojnë
me funksionimin e disa pajisjeve mjekësore. Duke qenë se kjo
interferencë mund të sjellë keqfunksionim, gjithmonë fikeni këtë
sistem, celularin me BLUETOOTH dhe pajisjen BLUETOOTH në vendet
e mëposhtme:
Në spitale, trena, aeroplanë, në pikat e karburantit dhe në çdo vend
ku mund të jenë të pranishme gaze të djegshme
Pranë dyerve automatike apo alarmeve të zjarrit
Shënime
Ky sistem mbështet funksionet e sigurisë që përputhen me specifikimin
BLUETOOTH si mjet për të garantuar siguri gjatë komunikimit me
teknologjinë BLUETOOTH. Megjithatë, kjo siguri mund të jetë
e pamjaftueshme në varësi të përmbajtjes së cilësimeve dhe faktorëve të
tjerë, prandaj gjithmonë tregohuni të kujdesshëm kur kryeni komunikimin
me teknologjinë BLUETOOTH.
Sony nuk mund të konsiderohet përgjegjëse në asnjë mënyrë për dëme
apo humbje të tjera si rezultat i rrjedhjes së informacionit gjatë
komunikimit me BLUETOOTH.
Komunikimi BLUETOOTH nuk është domosdoshmërisht i garantuar me
të gjitha pajisjet BLUETOOTH që kanë të njëjtin profil si ky sistem.
Pajisjet BLUETOOTH të lidhura me këtë sistem duhet të pajtohen me
specifikimin BLUETOOTH të përshkruar nga Bluetooth SIG, Inc., dhe
duhet të jenë të certifikuara si të pajtueshme. Megjithatë, edhe kur
pajisjet pajtohen me specifikimin BLUETOOTH, mund të ketë raste
kur karakteristikat apo specifikimet e pajisjes BLUETOOTH e bëjnë të
pamundur që të lidhet, ose mund të rezultojnë në metoda të ndryshme
kontrolli, pamjeje apo funksionimi.
Mund të ndodhë zhurmë ose audioja mund të shkëputet në varësi të
pajisjes BLUETOOTH të lidhur me këtë sistem, mjedisin e komunikimit
apo kushtet rrethuese.
7
AL

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents