Samsung Jet Bot VR30T80 Series User Manual page 87

Hide thumbs Also See for Jet Bot VR30T80 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Aplikacioni "SmartThings"
Aplikacioni "SmartThings" përputhet vetëm
me modelet që kanë funksion "Wi-Fi".
Nëse nuk keni një rrugëzues "Wi-Fi", nuk
mund ta përdorni aplikacionin "SmartThings".
Shkarkimi i aplikacionit "SmartThings"
• Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin
"SmartThings" nga dyqanet ("Google Play
Store", "Apple App Store" ose "SAMSUNG
Galaxy Store"). Për të gjetur aplikacionin,
përdorni fjalën kyçe "SmartThings".
SHËNIM
• "SmartThings" është i papajtueshëm me disa
tableta dhe pajisje celulare.
- Rekomandohet [Android] 7.0 e lart (të
paktën 2 GB RAM).
- Nëse funksioni "Smart View (Pamja
inteligjente)" i celularit "Galaxy" nuk
mbështetet, nuk mund ta shkarkoni
aplikacionin "SmartThings".
• Disa "iPad" dhe pajisje celulare mund të
mos mbështeten.
- Mbështetet [iOS 12.0] e lart/"iPhone 6s"
e lart.
• Vizitoni "Play Store" ose "App Store" për
të parë nëse pajisja juaj celulare është e
pajtueshme me "SmartThings".
• Veçoritë e mbështetura mund të ndryshojnë
pa njoftim paraprak.
• Politika e përditësimit të aplikacionit në
versionin ekzistues të sistemit operativ për
aplikacionin "SmartThings" dhe funksionet
që mbështet aplikacioni mund të ndërpriten
për arsye përdorimi ose sigurie.
Konfigurimi i llogarisë së "SAMSUNG"
• Përpara se të përdorni aplikacionin
"SmartThings" duhet të identifikoheni në
llogarinë e "SAMSUNG".
• Për të konfiguruar llogarinë e "SAMSUNG",
mund të ndiqni udhëzimet e ofruara nga
aplikacioni "SmartThings".
• Përndryshe, nëse keni celular inteligjent
"SAMSUNG", mund ta shtoni llogarinë e
"SAMSUNG" në aplikacionin e cilësimeve
të celularit. Më pas, do të identifikoheni
automatikisht në llogarinë e "SAMSUNG"
dhe mund të përdorni aplikacionin
"SmartThings".
Regjistrimi i një pajisjeje me aplikacionin
"SmartThings"
1 Lidheni celularin inteligjent me
rrugëzuesin me valë.
- Nëse celulari inteligjent nuk është
lidhur, ndizni "Wi-Fi" në "aplikacionin e
cilësimeve" dhe zgjidhni rrugëzuesin me
valë me të cilin dëshironi të lidheni.
- Caktojeni celularin inteligjent që të
përdorë vetëm "Wi-Fi" dhe lidhni një
pajisje.
2 Hapni aplikacionin "SmartThings" në
celularin inteligjent.
3 Nëse shfaqet një dritare që thotë se është
gjetur një pajisje e re, prekni "ADD NOW".
- Nëse dritarja kërcyese nuk shfaqet, shtoni
një pajisje duke zgjedhur kategorinë
"Pajisje për shtëpi"
dhe "Jet Bot" për ta lidhur.
- Nëse skanoni kodin QR të "SmartThings"
të vendosur në "Jet Bot", mund ta lidhni
"Jet Bot" më lehtë.
4 [Android] Lidhja me pajisjen do të
vazhdojë automatikisht.
- [iOS] Hapni aplikacionin e cilësimeve dhe
zgjidhni "[vacuum]_E30AJT**" në listën e
"Wi-Fi".
5 Kryeni autentikimin në momentin që
udhëzoheni.
6 [Android] Lidhja me rrugëzuesin me valë
do të vazhdojë automatikisht.
- [iOS] Hapni aplikacionin e cilësimeve dhe
zgjidhni rrugëzuesin me valë në listën e
"Wi-Fi".
7 Kur regjistrimi i produktit të ketë
përfunduar, do të shtohet karta e pajisjes
"Jet Bot".
"Pastrues robotik"
Shqip 11

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents