Samsung Jet Bot VR30T80 Series User Manual page 82

Hide thumbs Also See for Jet Bot VR30T80 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Informacione për sigurinë
Në lidhje me energjinë
PARALAJMËRIM
• Parandaloni çdo rrezik goditjeje elektrike
ose zjarri.
- Mos e dëmtoni kordonin elektrik.
- Mos e tërhiqni kordonin elektrik shumë
fort dhe mos e prekni spinën elektrike me
duar të lagura.
- Mos përdorni burim energjie me tension
të ndryshëm nga tensioni nominal i
karikuesit dhe gjithashtu mos përdorni
prizë të shumëfishtë për të furnizuar
me energji disa pajisje në të njëjtën
kohë. (Mos e lini kordonin në mënyrë të
shkujdesur në dysheme.)
- Mos përdorni spinë apo kordon elektrik të
dëmtuar ose prizë elektrike të lirshme.
• Pastroni pluhurin ose ndonjë lëndë të huaj
te kunji dhe te pjesa e kontaktit e spinës
elektrike.
- Ka rrezik goditjeje elektrike ose avarie.
Përpara përdorimit
PARALAJMËRIM
• Mos e përdorni "Jet Bot" pranë një ngrohësi
apo materialeve të djegshme.
- Mos e përdorni "Jet Bot" pranë zjarrit apo
flakëve, si p.sh. ngrohëseve të lëvizshme,
qirinjve, llambave të tryezës, vatrave
etj. apo në vende ku ka materiale të
djegshme, si p.sh. benzinë, alkool, hollues
etj.
• Për të parandaluar përplasjen, sigurohuni
që të mos ketë objekte të rrezikshme
përreth zonës së pastrimit të "Jet Bot"
dhe shkëputni ngrohëset elektrike apo
ventilatorët.
- "Jet Bot" mund të dëmtohet ose të pësojë
avari.
6
Shqip
• "Jet Bot" synohet për përdorim shtëpiak,
prandaj mos e përdorni në papafingo,
bodrum, magazinë, ndërtesa industriale,
ambiente të jashtme, vende me lagështirë
(si p.sh. banjë, lavanderi), mbi tavolina apo
rafte.
- "Jet Bot" mund të dëmtohet ose të pësojë
avari.
• Vendosni shënjuesit e kufirit në vende nga
ku "Jet Bot" mund të bjerë, si p.sh. shkallë
apo parmakë për të parandaluar dëmtimin e
produktit ose lëndimin.
- Për arsye sigurie, mbajeni sensorin e
rrëshqitjes gjithmonë të pastër.
• Sigurohuni që "Jet Bot" të mos thithë apo
bjerë në kontakt me asnjë lloj lëngu (ujë,
pije, papastërti etj.).
- "Jet Bot" mund të dëmtohet rëndë dhe
mund të ndotë edhe zona të tjera nëse
rrotat kalojnë nëpër lëngje.
• Mos derdhni lëngje mbi stacion.
- Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
• Mos e përdorni stacionin për qëllime të
tjera të ndryshme nga ato për të cilat është
synuar.
- Ka rrezik zjarri ose dëmtimi të rëndë të
stacionit.
• Për sigurinë tuaj, mbajeni gjithmonë të
pastër sensorin e rrëshqitjes.
• Duke qenë se instalimi me valë mund të
shkaktojë radio interferencë, ai nuk mund
të ofrojë shërbime në lidhje me sigurinë e
njerëzve.
KUJDES
• Vendosni koshin e pluhurave para
përdorimit të "Jet Bot".
• Gjatë instalimit të stacionit, mos e lini
kordonin në mënyrë të shkujdesur
në dysheme sepse "Jet Bot" mund të
ngatërrohet në të.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents