Shënime Dhe Masa Paraprake - Samsung Jet Bot VR30T80 Series User Manual

Hide thumbs Also See for Jet Bot VR30T80 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shënime dhe masa paraprake
Instalimi
SHËNIM
• Nëse zona e pastrimit ka dysheme prej
druri, këshillohet instalimi i stacionit në
drejtim të damarëve të dyshemeve prej
druri.
• Nëse çelësi elektrik është i fikur, "Jet Bot"
nuk do të karikohet edhe nëse është i
stacionuar në stacion.
• Mbajeni stacionin gjithmonë ndezur.
- Nëse stacioni nuk furnizohet me energji,
"Jet Bot" nuk mund ta gjejë atë dhe nuk
mund të karikohet automatikisht.
- Nëse "Jet Bot" lihet i shkëputur nga
stacioni, bateria do të shkarkohet vetvetiu.
• Mos i vendosni shënjuesit e kufirit në
formën (-----).
- "Jet Bot" mund të mos e diktojë atë dhe
mund ta kalojë kufirin.
Karikimi
SHËNIM
• Nëse bateria mbinxehet gjatë karikimit, për
karikimin mund të duhet më shumë kohë.
• Kur karikimi automatik nuk funksionon,
veproni si më poshtë:
- Fikeni çelësin elektrik (në anë të "Jet Bot")
dhe ndizeni atë përsëri.
- Shkëputeni spinën e stacionit dhe
vendoseni atë përsëri në prizë.
- Hiqeni stacionin nga priza dhe kontrolloni
nëse ka lëndë të huaj në kunjat karikuese
dhe pastrojini kunjat karikuese të "Jet Bot"
dhe të stacionit me një leckë të thatë ose
rrobë të vjetër.
- Kontrolloni nëse pranë stacionit ka
pengesa, si objekte reflektuese, karrige
etj.
• Nëse "Jet Bot" lihet i shkëputur nga stacioni,
bateria do të shkarkohet vetvetiu.
- Përpiquni ta mbani "Jet Bot" në karikim te
stacioni. (Sidoqoftë, fikeni çelësin elektrik
dhe lëreni stacionin të hequr nga priza kur
planifikoni të largoheni nga shtëpia për
periudha të gjata, si p.sh. kur shkoni në
udhëtime pune, me pushime etj.)
Përdorimi
SHËNIM
• Gjatë pastrimit, "Jet Bot" mund të ngecë në
pragjet e derës së hyrjes ose verandës etj.
- Për të rinisur punën, fikni çelësin elektrik,
zhvendoseni "Jet Bot" në një zonë ku
mund të lëvizë lirshëm dhe rindizeni.
• Në një zonë të errët, "Jet Bot" mund të mos
i dallojë objektet.
- Përpara pastrimit, hiqni pengesat në
dysheme.
• "Jet Bot" nuk mund t'i pastrojë plotësisht
zonat ku nuk mund të hyjë, si p.sh.
hapësirat e vogla midis këndit, midis
divaneve ose mureve etj.
- Përdorni një mjet tjetër pastrimi për t'i
pastruar ato rregullisht.
• "Jet Bot" nuk mund të pastrojë grumbuj
papastërtie, ndaj një pjesë e tyre mund të
mbetet në dysheme edhe pas pastrimit.
- Përdorni një mjet tjetër pastrimi për t'i
pastruar ato rregullisht.
• Pasi të fikni "Jet Bot", prisni pak dhe më pas
ndizeni atë për një rindezje normale.
9
Shqip

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents