Udhëzime Të Rëndësishme Për Sigurinë - Makita DUR193 Instruction Manual

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for DUR193:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR
SIGURINË
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve
mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose
lëndim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Njihuni me komandat dhe me përdorimin e
1.
duhur të pajisjes.
Elementet prerëse vazhdojnë të rrotullohen
2.
pasi motori të jetë fikur.
Mos i lejoni kurrë fëmijët ose personat që nuk
3.
i njohin këto udhëzime të përdorin makinerinë.
Rregullat vendore mund të kufizojnë moshën e
përdoruesit.
Ndaloni së përdoruri makinerinë nëse keni
4.
njerëz pranë, sidomos fëmijë apo kafshë
shtëpiake.
Përdoreni makinerinë vetëm ditën ose me
5.
ndriçim të mirë artificial. Shmangni përdorimin
e makinerisë në kushte të këqija atmosferike,
veçanërisht kur ka rrezik për vetëtima.
Përpara se ta përdorni dhe pas çdo
6.
përplasjeje, kontrollojeni makinerinë për
shenja konsumimi ose dëmtimi dhe riparojeni
sipas nevojës.
Ruhuni nga lëndimet nga pajisjet e përshtatura
7.
për prerjen me të gjithë gjatësinë e fijes. Pasi
ta keni zgjatur fijen e re prerëse, kthejeni
gjithmonë makinerinë në pozicionin normal të
punës para se ta ndizni.
Mos fusni kurrë elemente prerëse prej metali.
8.
Kjo pajisje nuk është prodhuar për t'u përdorur
9.
nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi
të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose
të cilëve u mungon përvoja dhe njohuria, nëse
nuk janë nën mbikëqyrje ose udhëzuar për
përdorimin e kësaj pajisjeje nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të
mbikëqyren për t'u siguruar se nuk luajnë me
pajisjen.
10. Përdoreni veglën me kujdes dhe vëmendje
maksimale.
Përdoreni veglën vetëm nëse jeni në gjendje
11.
të mire fizike. Kryejini të gjitha punët me
qetësi dhe kujdes. Përdorni logjikën dhe kini
parasysh se përdoruesi është përgjegjës për
aksidentet apo rreziqet që mund t'u kanosen
personave të tjerë apo pronës së tyre.
12. Mos e përdorni kurrë veglën kur jeni të lodhur,
ndjeheni sëmurë ose kur jeni nën efektin e
alkoolit apo të drogës.
Lexoni të gjitha
13. Duhet ta fikni menjëherë veglën nëse shfaq
shenja funksionimi jo normale.
14. Mbajini gishtat larg nga këmbëza e çelësit kur
nuk e përdorni veglën dhe kur lëvizni nga një
pozicion pune në tjetrin.
Qëllimi i përdorimit të veglës
Përdorni veglën e duhur. Kjo kositëse bari
1.
me bateri përdoret vetëm për të prerë barin
dhe barishtet e holla. Nuk duhet të përdoret
për qëllime të tjera si prerje gardhi, sepse kjo
mund të shkaktojë lëndim.
Pajisje për mbrojtje personale
► Fig.1
► Fig.2
Vishni rrobat e duhura. Rrobat që vishni duhet
1.
të jenë funksionale dhe të përshtatshme, pra
duhet të jenë të ngjitura pas trupit, por jo aq sa
t'ju pengojnë. Mos mbani bizhuteri ose rroba
që mund të ngatërrohen me barin e lartë. Mbani
kapele mbrojtëse për të mbledhur flokët e gjatë.
Gjatë përdorimit të veglës, mbani gjithmonë këpucë
2.
të forta me shuall që nuk rrëshqet. Kjo ju mbron
nga lëndimet dhe siguron një mbështetje të mirë.
Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të
3.
mbrojtur sytë nga lëndimi kur përdorni veglat
elektrike. Syzet mbrojtëse duhet të jenë në
pajtim me ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në
Evropë ose AS/NZS 1336 në Australi/Zelandën
e Re. Në Australi/Zelandën e Re, ligji kërkon që
të mbahet gjithashtu edhe një mbrojtëse fytyre
për të mbrojtur fytyrën.
Është përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë
përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse
për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e
tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
Siguria elektrike dhe e baterisë
Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e përdorni
1.
veglën në vende të lagështa ose të lagura dhe
mos e ekspozoni ndaj shiut. Uji që hyn në vegël
mund të rrisë rrezikun e goditjeve elektrike.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
2.
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund
të shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një
paketë tjetër baterie.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
3.
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund
të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
30 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents