Makita DBO382 Instruction Manual page 27

Cordless finishing sander
Hide thumbs Also See for DBO382:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
Punime smerilimi
KUJDES:
Asnjëherë mos e vini veglën në
punë pa letrën abrazive. Mund të dëmtoni seriozisht
pllakën.
KUJDES:
Asnjëherë mos ushtroni forcë
të tepërt në vegël. Presioni i tepërt mund të ulë
efikasitetin e smerilimit, mund të dëmtojë letrën
abrazive ose të shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
Smerilimi i zonave të hapura
1.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart, njërën dorë
në dorezë dhe tjetrën në mbajtësen e parme.
2.
Ndizni veglën dhe prisni derisa ajo të marrë
shpejtësinë e plotë.
3.
Vendoseni veglën lehtë në sipërfaqen e materialit
të punës.
4.
Mbajeni gjithë takon të niveluar dhe rrafsh me
sipërfaqen dhe ushtroni presion të lehtë mbi vegël.
► Fig.26
Smerilimi i zonave të kufizuara
1.
Shkëputni mbajtësen e përparme nga vegla.
2.
Mbajeni dorezën me një dorë.
3.
Ndizni veglën dhe prisni derisa ajo të marrë
shpejtësinë e plotë.
4.
Vendoseni veglën lehtë në sipërfaqen e materialit
të punës.
5.
Mbajeni gjithë takon të niveluar dhe rrafsh me
sipërfaqen dhe ushtroni presion të lehtë mbi vegël.
6.
Lëvizeni veglën përgjatë harqeve, faqeve të murit
dhe në hapësira të tjera të kufizuara, duke smeriluar me
skajet e parme dhe këndore të takos sipas nevojës.
► Fig.27
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pas përdorimit
Fshijeni veglën duke përdorur një leckë të thatë ose pak
të njomur me ujë e sapun në intervale të rregullta.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Letër abrazive (me vrima të shpuara paraprakisht)
Letër abrazive me sistem me kapje
Pllakë perforimi
Pllaka mbështetëse (për t'u përdorur me letër
abrazive të llojit me sistem me kapje)
Pllaka mbështetëse (për t'u përdorur me letër
abrazive të llojit konvencional)
Qese e pluhurit
Kutia e pluhurave
Filtri
Tubi
Mbrojtësi i baterisë
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
27 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dbo382z

Table of Contents