Makita DBO382 Instruction Manual page 24

Cordless finishing sander
Hide thumbs Also See for DBO382:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së veglës/
baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në motor
për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës dhe baterisë. Vegla do
të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse vegla ose bateria
janë vendosur sipas një prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur vegla ose bateria vihet në punë në një mënyrë që e bën
atë të tërheqë një rrymë më të lartë nga normalja, vegla
fiket automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Në këtë situatë,
fikeni veglën dhe ndaloni punën që shkaktoi mbingarkesën
e veglës. Pastaj ndizeni veglën për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla ose bateria mbinxehet, vegla ndalon
automatikisht. Në këtë rast, lëreni veglën dhe baterinë
të ftohet përpara se ta ndizni sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk është i mjaftueshëm, vegla
ndalon automatikisht. Në këtë rast, hiqeni baterinë nga
vegla dhe ngarkojeni.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Evitoni ndezjen e veglës kur
vendoset mbi materialin e punës apo në tavolinën
e punës. Mund të shkaktojë lëndim ose dëmtim.
Ndezja dhe fikja e veglës
Shtypni butonin e zgjedhjes së fuqisë/shpejtësisë në
krye të dorezës kryesore për të ndezur veglën. Vegla
fillon të punojë në shpejtësinë më të lartë orbitale.
Shtypni butonin e ndalimit për të ndërprerë apo pushuar
së punuari.
► Fig.3: 1. Butoni i zgjedhjes së fuqisë/shpejtësisë
2. Butoni i ndalimit 3. Doreza kryesore
Ndryshimi i shpejtësisë së veglës
Shpejtësia orbitale mund të ndryshohet në tri
modalitete, që janë, i lartë, mesatar dhe i ulët, në varësi
të përdorimit dhe ngarkesës së punës.
Shtypni butonin e zgjedhjes së fuqisë/shpejtësisë për të
ndërruar modalitetin e shpejtësisë.
► Fig.4: 1. Butoni i zgjedhjes së fuqisë/shpejtësisë
Tabela e cilësimeve të shpejtësisë
Niveli i shpejtësisë
Orbitale në minutë
3 (I lartë)
12 000 min
2 (Mesatar)
8 000 min
1 (I ulët)
4 000 min
-1
(/min)
-1
(/min)
-1
(/min)
VINI RE:
Nëse vegla përdoret vazhdimisht
me shpejtësi të vogël për një kohë të gjatë,
motori do të mbingarkohet, duke shkaktuar
keqfunksionimin e veglës.
VINI RE:
Zgjidhni diapazonin e duhur të
shpejtësisë për veprimet tuaja të smerilimit për të
evituar mbinxehjen dhe shkrirjen e materialit të
punës. Smerilimi në shpejtësi të lartë orbitale mund
ta nxehtë materialin e punës dhe ta shkrijë në pikën
e kontaktit.
Funksioni elektronik
Vegla është e pajisur me funksion elektronik për
përdorim të lehtë.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Ky funksion jep një shpejtësi konstante orbitale për
arritjen e lustrimit të imët.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Vendosja dhe heqja e letrës abrazive
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që të vendoset
në mënyrë të sigurt një fletë letre abrazive përpara
përdorimit. Letra përndryshe mund të lirohet,
hiqet lehtë apo të rrëshqasë, duke sjellë smerilim
jouniform.
Përdorimi i letrës abrazive të sistemit
me kapje
KUJDES:
Sigurohuni të vendosni saktë dhe
sigurt një tako sistemi me kapje. Aksesori i lënë
i lirshëm del nga ekuilibri dhe shkakton dridhje të
mëdha duke sjellë humbje të kontrollit.
KUJDES:
Sigurohuni që takoja e sistemit
me kapje dhe letra abrazive të drejtohen dhe
vendosen në mënyrë të sigurt.
KUJDES:
Përdorni vetëm letra abrazive me
sistem me kapje. Mos përdorni letra abrazive të
ndjeshme ndaj trysnisë.
1.
Hiqni të gjitha papastërtitë dhe lëndët e huaja nga
takoja e sistemit me kapje.
2.
Vendosni një fletë letre abrazive në tako, duke
drejtuar vrimat e thithjes së pluhurit në letër me ato të
takos.
► Fig.5: 1. Letër abrazive 2. Bllok 3. Vrimat e thithjes
së pluhurit
3.
Për të hequr letrën abrazive, hiqeni nga skaji.
24 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dbo382z

Table of Contents