Makita DBO382 Instruction Manual page 25

Cordless finishing sander
Hide thumbs Also See for DBO382:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdorimi i letrës abrazive me vrimën
e thithjes së pluhurit
Aksesor opsional
1.
Shtypni dhe mbani levën me morsë në secilën anë
të parme apo të pasme të takos, dhe rrëshqiteni larg
ndaluesit që mora të lirohet nga pozicioni i shtrëngimit.
2.
Tërhiqeni levën e morsës për jashtë sa më larg të
jetë e mundur për të krijuar një hapësirë mes morsës
dhe murit anësor të bazës së smerilimit në të cilën anë
mund të futet letra abrazive.
► Fig.6: 1. Leva e shtrënguesit 2. Bllokuesi 3. Morsa
4. Baza e smerilimit 5. Takoja
3.
Vendosni një fletë letre abrazive mbi tako, duke
drejtuar vrimat e thithjes së pluhurit në letër me ato të takos.
► Fig.7: 1. Letra abrazive 2. Takoja 3. Vrima e thithjes
së pluhurit
4.
Kaloni njërin skaj të letrës abrazive në hapësirën
midis morsës dhe bazës së smerilimit.
5.
Vendoseni pjesën e pasme të levës së morsës
në pozicion të kyçur që fundi i letrës abrazive të
shtrëngohet në mënyrë të sigurt.
6.
Lirojeni morsën në anën tjetër dhe bëjeni gati
fundin e letrës abrazive për t'u kapur në morsë.
7.
Mbani një tendosje të përshtatshme të letrës
abrazive dhe pastaj vendoseni levën e morsës në anën
tjetër në pozicion të kyçur.
► Fig.8: 1. Letra abrazive 2. Morsa 3. Baza e
smerilimit 4. Leva e shtrënguesit 5. Bllokuesi
8.
Për të hequr letrën abrazive, lirojini morsat në të
dy anët dhe hiqeni letrën nga takoja.
Përdorimi i letrës abrazive pa vrimën
e thithjes së pluhurit
Blihet në treg
1.
Prisni një fletë letre abrazive sipas përmasave të duhura.
► Fig.9: 1. Letra abrazive 2. Takoja
2.
Shtypni dhe mbani levën me morsë në secilën anë
të parme apo të pasme të takos, dhe rrëshqiteni larg
ndaluesit që mora të lirohet nga pozicioni i shtrëngimit.
3.
Tërhiqeni levën e morsës për jashtë sa më larg të
jetë e mundur për të krijuar një hapësirë mes morsës
dhe murit anësor të bazës së smerilimit në të cilën anë
mund të futet letra abrazive.
4.
Kaloni njërin skaj të letrës abrazive në hapësirën
midis morsës dhe bazës së smerilimit.
5.
Ripozicionojeni letrën abrazive që të mbivendoset
imët mbi sipërfaqen e takos.
6.
Vendoseni pjesën e pasme të levës së morsës
në pozicion të kyçur për ta shtrënguar fundin e letrës
abrazive në mënyrë të sigurt.
7.
Lirojeni morsën në anën tjetër dhe bëjeni gati
fundin e letrës abrazive për t'u kapur në morsë.
8.
Mbani një tendosje të përshtatshme të letrës
abrazive dhe pastaj vendoseni levën e morsës në anën
tjetër në pozicion të kyçur.
► Fig.10: 1. Letra abrazive 2. Morsa 3. Baza
e smerilimit 4. Leva e shtrënguesit
5. Bllokuesi
9.
Mbulojeni letrën abrazive me pllakën e perforimit
me ndaluesit e kësaj të pozicionimit në krah të këndit
të përshtatur mirë me dy skajet e anëve të takos dhe
bazën e smerilimit.
► Fig.11: 1. Letra abrazive 2. Pllakë perforimi
3. Ndaluesit e pozicionimit 4. Takoja 5. Baza
e smerilimit
10. Shtyjeni pllakën e perforimit mbi letrën abrazive
për të hapur vrimat e thithjes së pluhurit.
11. Për të hequr letrën abrazive, lirojini morsat në të
dy anët dhe hiqeni letrën nga takoja.
Ndërrimi i takos
Aksesor opsional
1.
Lirojini dhe hiqini katër vidat që sigurojnë takon në
bazën e smerilimit.
2.
Ndërrojeni takon standarde të dhënë me një
opsionale.
3.
Rishtrëngoni mirë vidat për të siguruar takon.
► Fig.12: 1. Vidat 2. Baza e smerilimit 3. Takoja
KUJDES:
Unaza hermetike mund të dalë
jashtë bazës së smerilimit gjatë rivendosjes së
takos. Vendoseni unazën hermetike sërish në
vjaskat rrethore përreth qendrës së bazës përpara
instalimit të takos opsionale.
► Fig.13: 1. Unaza hermetike 2. Baza e smerilimit
3. Vjaskat rrethore
Instalimi dhe heqja e qeses së
pluhurit
Aksesor opsional
Vendoseni qesen e pluhurit mbi tubin e shkarkimit të
pluhurit nga mbrapa kasës së motorit. Vendoseni hyrjen
e pluhurit të qeses në tubin e shkarkimit të pluhurit deri
në fund për të evituar daljen gjatë punës.
► Fig.14: 1. Tubi i shkarkimit të pluhurit 2. Hyrja e
pluhurit 3. Qesja e pluhurit
SHËNIM: Sigurohuni ta vendosni qesen e pluhurit me
rrëshqitësin me zinxhir për poshtë.
SHËNIM: Për të siguruar thithje optimale të pluhurit,
zbrazeni qesen e pluhurit kur të mbushet në rreth
gjysmën e kapacitetit.
Hiqeni qesen e pluhurit nga vegla dhe tërhiqeni
shtrënguesen jashtë. Në vijim tundeni lehtë ose
tokeni qesen e pluhurit për ta zbrazur.
Vendosja dhe heqja e kutisë së
pluhurave
Aksesor opsional
Vendoseni kutinë e pluhurave mbi tubin e shkarkimit
të pluhurit nga mbrapa kasës së motorit. Vendoseni
hundëzën e pluhurit të qeses në tubin e shkarkimit të
pluhurit deri në fund për të evituar daljen gjatë punës.
► Fig.15: 1. Tubi i shkarkimit të pluhurit 2. Hundëza e
pluhurit 3. Kutia e pluhurave
25 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dbo382z

Table of Contents