Makita 7104L Instruction Manual page 15

Hide thumbs Also See for 7104L:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
► Fig.9: 1. Grepi
Kapni fort dorezat në të dyja anët. Ndizni veglën dhe
prisni derisa zinxhiri i prerësit të marrë shpejtësinë e
plotë. Më pas lironi kanxhën dhe ulni kokën e veglës
për të prerë materialin e punës. Mos ushtroni presion
të tepërt mbi vegël. Kjo jo vetëm që mund të ulë
efikasitetin e punës, por gjithashtu mund të shkaktojë
reagim të rrezikshëm. Në fillim të prerjes, gjatë shpimit
të vrimës dhe kur prisni ndonjë nyjë në materialin e
punës, përparoni me ngadalë. Pasi të mbaroni prerjen,
ngrijeni kokën e veglës me ngadalë derisa ta keni futur
sërish në kanxhë. Më pas fikeni veglën. Ngrini levën (A)
dhe hiqeni veglën nga materiali i punës.
PARALAJMËRIM:
Futeni gjithmonë kokën e veglës në kanxhë kur
nuk jeni duke e përdorur veglën.
Mos u përpiqni asnjëherë të prisni një material
pune të përdredhur ose të deformuar kur vegla
nuk është siguruar siç duhet.
Rregullimi i pllakës së treguesit dhe
pllakës treguese
Pllaka e treguesit dhe pllaka treguese ngjyrë të verdhë
rregullohen që nga fabrika për zinxhirin e prerësit
standard 16,5 mm që ofrohet. Kur montimi nuk është
bërë, për ndonjë arsye, ose kur përdorni një masë tjetër
zinxhiri të prerësit, lironi vidat dhe rregulloni pllakën e
treguesit dhe pllakën treguese me ngjyrë të verdhë.
Zmadhimi i vrimës
1. Zgjatim tërthor (në gjerësi)
► Fig.10: 1. Bulonat hekzagonalë 2. Pllaka e matësit
3. Distanca e rrugës (D) 4. Leva (B)
Vrima mund të zmadhohet në mënyrë tërthore duke
rregulluar pllakën e matësit. Zgjerimi maksimal i një
vrime është 15 mm.
SHEMBULL Kur bëni një vrimë me gjerësi 25 mm me
një zinxhir prerësi 16,5 mm veproni si më poshtë:
Shtyjeni levën (B) larg vetes. Lironi bulonat
hekzagonalë duke fiksuar pllakën e matësit.
Rregulloni pllakën e matësit në mënyrë të tillë
që distanca e përshkuar (D) të jetë 8,5 mm; pra
25 mm – 16,5 mm = 8,5 mm. Shtrëngoni bulonat
hekzagonalë për të fiksuar pllakën e matësit.
Vrimën e parë bëjeni ndërkohë që shtyni larg
vetes levën (B). Më pas tërhiqeni levën (B) drejt
vetes dhe prisni sërish për të zmadhuar vrimën.
SHËNIM:
Pllaka e matësit rregullohet që nga fabrika për
të prerë vrima 30 mm të gjera.
2. Zmadhimi gjatësor (gjatësia)
Gjatësia e vrimës mund të përcaktohet sipas tre hapave
të treguar në tabelën e mëposhtme.
Pozicioni i zinxhirit të prerësit
Pozicioni fillestar
Pozicioni i vendosjes nr. 1
Pozicioni i vendosjes nr. 2
SHËNIM:
Një vrimë pak më e gjatë se ajo e paracaktuar
mund të pritet në varësi të tendosjes së zinxhirit
të prerësit.
Bulonat hekzagonalë rregullues rregullohen që
nga fabrika për ët prerë vrima 90 mm të gjata
në pozicionin e vendosjes nr. 1 dhe 120 mm të
gjata në pozicionin e vendosjes nr. 2.
Shtyni poshtë dorezën e djathtë ndërkohë që ngrini lart
dorezën e majtë. Sigurohuni që bulonat hekzagonalë
rregullues të vendosen në vend siç duhet.
► Fig.11: 1. Leva (C)
Lironi dadon hekzagonale duke siguruar bulonin
hekzagonal rrotullues. Rrotulloni bulonin hekzagonal
rregullues derisa zinxhiri i prerësit të arrijë në pozicionin
e dëshiruar, më pas shtrëngoni dadon hekzagonale.
► Fig.12: 1. Buloni hekzagonal rregullues për
pozicionin e vendosjes nr. 1 2. Leva
(C) 3. Buloni hekzagonal rregullues për
pozicionin e vendosjes nr. 2
PARALAJMËRIM:
Kur ushtroni forcë për të rrotulluar bulonin
hekzagonal rregullues ose dadon hekzagonale,
bëni kujdes që buloni hekzagonal rregullues të
mos dalë nga pozicioni i vendosjes.
Për ta kthyer zinxhirin e prerësit në pozicionin pingul
(fillestar), tërhiqni levën (C) drejt vetes ndërkohë që
shtyni poshtë dorezën e djathtë dhe ngrini pak dorezën
e majtë dhe lëvizni nga pas zinxhirin e prerësit në
pozicionin e tij fillestar.
Kur bëni një vrimë, në fillim përdorni pozicionin pingul,
më pas pozicionin e vendosjes nr. 1 dhe në fund
pozicionin e vendosjes nr. 2. Vendoseni gjithmonë
veglën në kanxhë kur ndryshoni pozicionin e zinxhirit
të prerësit.
► Fig.13: 1. Pozicioni fillestar 2. Pozicioni i vendosjes
nr. 1 3. Pozicioni i vendosjes nr. 2 4. Pllaka
treguese 5. Vizorja
Kur zmadhoni një vrimë si në gjerësi ashtu edhe në
gjatësi, bëjini vrimat në rendin e treguar nga nr. (1) deri
në nr. (6) siç tregohet më poshtë. Kjo bën që zmadhimi
të bëhet më me lehtësi dhe efikasitet.
► Fig.14: 1. Baza e përparme
PARALAJMËRIM:
Mos u përpiqni kurrë që të zmadhoni një vrimë
kur zinxhiri i prerësit është ende në vrimë. Kjo
mund të shkaktojë rrezik dhe paqëndrueshmëri
gjatë punës.
Mos e ktheni kurrë zinxhirin e prerësit me kënd
kur prisni vrimën e parë, përndryshe mund të
ketë kundërveprim të rrezikshme. Kur prisni
vrimën e parë vendosni gjithmonë zinxhirin e
prerësit në pozicionin pingul.
15 SHQIP
Gjatësia e vrimës që do të pritet
52,5 mm
52,5 mm - 105 mm
77,5 mm - 130 mm

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents