Makita VC007GL Instruction Manual page 43

Cordless vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for VC007GL:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që pajisja
të jetë e fikur dhe kutitë e baterive të jenë hequr
përpara se ta rregulloni apo të kontrolloni
funksionet e pajisjes.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort fshesën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e fshesës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe
të shkaktojë dëmtim të fshesës dhe të kutisë së
baterisë, si dhe lëndim personal.
KUJDES:
Bëni kujdes që të mos zini gishtat
kur të hapni ose mbyllni kapakun e baterisë.
Moskryerja e këtij veprimi mund të shkaktojë lëndim
personal.
Për të instaluar kutinë e baterisë, lironi në fillim
bllokuesin dhe më pas hapni kapakun e baterisë. Pas
kësaj, fusni kutinë e baterisë.
► Fig.1: 1. Bllokuesi 2. Kapaku i baterisë
Bashkërenditni gjuhëzën e kutisë së baterisë me
kanalin e folesë dhe rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri
në fund, derisa të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Më
pas kyçni kapakun e baterisë.
► Fig.2: 1. Kutia e baterisë 2. Butoni
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
KUJDES:
Gjithmonë instalojeni plotësisht
kutinë e baterisë. Në të kundërt, ajo mund të bjerë
aksidentalisht nga fshesa duke ju lënduar juve ose
personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
SHËNIM: Pastruesi nuk punon vetëm me një kuti
baterie.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
► Fig.3: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Llambat treguese
Ndezur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Treguesit e baterive në panelin e kontrollit
Kapaciteti i mbetur i baterisë mund të lexohet në çdo
kohë në panelin e kontrollit. Shtypni butonin e kontrollit
dhe treguesit e majtë dhe të djathtë do të tregojnë
nivelet përkatëse të karikimit të baterive.
► Fig.4: 1. Treguesi i baterisë së majtë 2. Treguesi i
baterisë së djathtë 3. Butoni i kontrollit
► Fig.5
Gjendja e treguesit të baterisë
Ndezur
SHËNIM: Treguesi i baterisë punon kur futen të dy
bateritë.
SHËNIM: Treguesit e baterisë do të aktivizohen
gjithashtu gjatë funksionimit të fshesës.
43 SHQIP
Fikur
Duke pulsuar
Fikur
Duke pulsuar
Kapaciteti i
mbetur
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
Kapaciteti
i mbetur i
baterisë
50% deri
100%
20% deri 50%
0% deri 20%
Ngarkojeni
baterinë
Nuk është
futur bateria

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Vc007glz01

Table of Contents