Makita GA7080 Instruction Manual page 32

Hide thumbs Also See for GA7080:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në
korrent, kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza
e çelësit është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Sigurohuni që të fikni veglën në rast
KUJDES:
ndërprerjeje të rrymës ose mbylljeje aksidentale të
tillë si heqja nga priza e kordonit të rrymës. Ndryshe,
vegla do të ndizet papritur kur të rikthehet rryma dhe
mund të shkaktojë aksident ose lëndim personal.
Ka tre motive të veprimit të çelësit në varësi të shtetit.
► Fig.3: 1. Këmbëza e çelësit 2. Leva e bllokimit
Për veglat me çelës bllokimi
Sipas shtetit
KUJDES:
Çelësi mund të bllokohet në pozicionin
"NDEZUR" për lehtësi të përdoruesit gjatë përdorimit
të zgjatur. Bëni kujdes kur bllokoni veglën në
pozicionin "NDEZUR" dhe shtrëngojeni mirë veglën.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin (në
drejtimin B). Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
Për punë të vazhdueshme, tërhiqni çelësin (në drejtimin
B) e më pas shtypni levën e bllokimit (në drejtimin A).
Për ta nxjerrë veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni deri
në fund çelësin (në drejtimin B) dhe më pas lëshojeni.
Për veglat me çelës zhbllokimi
Sipas shtetit
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së
çelësit, vegla është pajisur me një levë bllokimi.
Për ta ndezur veglën shtyni brenda levën e bllokimit (në
drejtimin A) dhe më pas tërhiqni këmbëzën e çelësit (në
drejtimin B). Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
VINI RE:
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit
pa shtypur levën e bllokimit. Kjo mund të shkaktojë
thyerjen e çelësit.
Për veglat me çelës bllokimi dhe zhbllokimi
Sipas shtetit
KUJDES:
Çelësi mund të bllokohet në pozicionin
"NDEZUR" për lehtësi të përdoruesit gjatë përdorimit
të zgjatur. Bëni kujdes kur bllokoni veglën në
pozicionin "NDEZUR" dhe shtrëngojeni mirë veglën.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së
çelësit, vegla është pajisur me një levë bllokimi.
Për ta ndezur veglën shtyni brenda levën e bllokimit (në
drejtimin A) dhe më pas tërhiqni këmbëzën e çelësit (në
drejtimin B). Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
Për punë të vazhdueshme shtyni brenda levën e
bllokimit (në drejtimin A), tërhiqni çelësin (në drejtimin
B) dhe më pas tërhiqni levën e bllokimit (në drejtimin C).
Për ta nxjerrë veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni deri
në fund çelësin (në drejtimin B) dhe më pas lëshojeni.
VINI RE:
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit
pa shtypur levën e bllokimit. Kjo mund të shkaktojë
thyerjen e çelësit.
Llamba e treguesit
Vetëm për modelin GA7080 / GA7081 / GA9080 /
GA9081
► Fig.4: 1. Llamba e treguesit
Llamba sinjalizuese ndizet me ngjyrë të gjelbër kur
pajisja vihet në prizë.
Nëse llamba sinjalizuese nuk ndizet, kablloja kryesore
ose kontrolluesi mund të ketë defekt.
Llamba e treguesit ndizet, por vegla nuk niset edhe
pse ajo është e ndezur, karbonçinat mund të jenë
konsumuar ose kontrolluesi, motori ose çelësi mund të
ketë keqfunksionim.
Mbrojtja ndaj rindezjes aksidentale
Vetëm për modelin GA7080 / GA7081 / GA9080 /
GA9081
Vegla nuk ndizet kur çelësi është në bllokim, edhe kur
ajo është në prizë.
Në këtë moment, llamba e treguesit pulson në ngjyrë të
kuqe për të treguar se pajisja mbrojtëse ndaj rindezjes
aksidentale është në funksionim.
Për ta anuluar mbrojtjen ndaj rindezjes aksidentale,
ktheni çelësin pozicionit OFF (FIKUR).
SHËNIM: Prisni më shumë se një sekondë përpara
se të rindizni veglën kur vihet në punë mbrojtja ndaj
rindezjes aksidentale.
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Vetëm për modelin GA7080 / GA7081 / GA9080 /
GA9081
Veçoria e ndezjes së ngadaltë redukton reagimin gjatë
ndezjes.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Instalimi i mbajtëses (dorezës)
anësore
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja
anësore është instaluar siç duhet përpara
përdorimit.
KUJDES:
Ju mund ta instaloni mbajtësen
anësore në 3 vrimat. Instaloni mbajtësen anësore
në një prej vrimave të përputhje me përdorimin.
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
► Fig.5
32 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ga7081Ga7082Ga9080Ga9081Ga9082

Table of Contents