Udhëzime Të Rëndësishme Për Sigurinë - Makita LM001G Instruction Manual

Cordless lawn mower
Hide thumbs Also See for LM001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Paralajmërimet e sigurisë për
kositësen e barit me bateri
1.
Mos e përdorni kositësen e barit në kushte të
këqija atmosferike, veçanërisht kur ka rrezik
për vetëtima. Kjo redukton rrezikun e goditjes nga
vetëtima.
2.
Inspektoni tërësisht për kafshë të egra zonën ku
do të përdoret kositësja e barit. Kafshët e egra mund
të plagosen nga kositësja e barit gjatë funksionimit.
3.
Inspektoni tërësisht zonën ku duhet të
përdoret kositësja e barit dhe hiqni të gjithë
gurët, shkopinjtë, telat, kockat dhe sende
të tjera të huaja. Sendet e hedhura mund të
shkaktojnë lëndime.
4.
Para se të përdorni kositësen e barit,
inspektoni gjithnjë me sy për të parë nëse
thika dhe grupi i thikave janë të konsumuara
ose të dëmtuara. Pjesët e konsumuara ose të
dëmtuara rrisin rrezikun e lëndimit.
5.
Kontrolloni shpesh kapësin e barit për konsumim
ose përkeqësim. Kapësi i konsumuar ose i dëmtuar i
barit mund të rrisë rrezikun e lëndimit.
Mbajini mbrojtëset në vend. Mbrojtëset duhet të
6.
jenë në gjendje pune dhe të montuar siç duhet.
Mbrojtëset që janë të lira, të dëmtuara ose që nuk
funksionojnë saktë mund të rezultojnë në lëndim.
7.
Mbajini të pastra nga papastërtitë të gjitha
hyrjet e ajrit të ftohjes. Hyrjet e bllokuara të ajrit
dhe mbeturinat mund të rezultojnë në mbinxehje
ose rrezik zjarri.
8.
Gjatë përdorimit të kositëses së barit mbani
gjithmonë këpucë mbrojtëse dhe që nuk
rrëshqasin. Mos e përdorni kositësen e barit
kur jeni zbathur apo kur keni veshur sandale
të hapura. Kjo zvogëlon mundësinë e lëndimit të
këmbëve nga kontakti me thikën lëvizëse.
9.
Gjatë përdorimit të kositëses së barit mbani
gjithnjë pantallona të gjata. Ekspozimi i lëkurës
rrit gjasat e lëndimit nga flakja e sendeve.
10. Mos e përdorni kositësen e barit në bar të
lagësht. Ecni, mos vraponi asnjëherë. Kjo
redukton rrezikun e së rrëshqitjes dhe të rënies,
veprime të cilat mund të shkaktojnë lëndime.
11.
Mos e përdorni kositësen e barit në shpate
tepër të pjerrëta. Kjo redukton rrezikun e
humbjes së kontrollit, rrëshqitjes dhe rënies,
veprime të cilat mund të çojnë në lëndim personal.
12. Kur punoni në pjerrina, gjithmonë sigurohuni
për mbështetjen e këmbëve, gjithmonë punoni
përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë lart ose
poshtë si dhe ushtroni kujdes shumë të madh
kur ndryshoni drejtimin. Kjo redukton rrezikun
e humbjes së kontrollit, rrëshqitjes dhe rënies,
veprime të cilat mund të çojnë në lëndim personal.
13. Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin
e kositëses së barit ose kur e tërhiqni drejt
vetes. Jini gjithnjë të vëmendshëm ndaj
mjedisit tuaj. Kjo zvogëlon rrezikun e pengimit
gjatë përdorimit.
14. Mos i prekni thikat dhe pjesë të tjera të
lëvizshme e të rrezikshme ndërsa janë ende
në lëvizje. Kjo zvogëlon rrezikun e lëndimit nga
pjesët e lëvizshme.
15. Gjatë pastrimit të materialit të ngecur ose
pastrimit të kositëses së barit, sigurohuni që
të gjithë çelësat të jenë të fikur dhe paketa e
baterisë të jetë e shkëputur. Ndezja aksidentale
e kositëses së barit mund të shkaktojë lëndim të
rëndë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara nga
përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin
me përpikëri të rregullave të sigurisë për
produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR
SIGURINË
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve
mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose
lëndim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Trajnim
Lexojini udhëzimet me kujdes. Njihuni
1.
me komandat dhe përdorimin e duhur të
kositëses.
2.
Mos i lejoni kurrë fëmijët ose personat që nuk
i njohin këto udhëzime të përdorin kositësen.
Rregullat vendore mund të kufizojnë moshën e
përdoruesit.
Mos e përdorni kurrë kositësen nëse ka njerëz
3.
pranë, sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
Kini parasysh se përdoruesi është përgjegjës
4.
për aksidentet ose rreziqet që mund t'u
ndodhin personave të tjerë ose pronës së tyre.
5.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar
se nuk luajnë me kositësen.
6.
Gjendja fizike – Mos e përdorni kositësen kur
jeni nën ndikimin e drogës, alkoolit ose ndonjë
medikamenti.
Përgatitja
1.
Gjatë përdorimit të kositëses vishni gjithmonë
këpucë të forta dhe pantallona të gjata. Mos
e përdorni kositësen kur jeni zbathur apo kur
keni veshur sandale të hapura. Shmangni
veshjen e rrobave të gjera ose mbajtjen e
bizhuterive që kanë kordonë ose fije që varen.
Ato mund të ngecin në pjesët lëvizëse.
Përpara përdorimit, gjithmonë inspektoni
2.
kositësen për mbrojtëse të dëmtuara, që
mungojnë ose që janë të vendosura gabimisht.
3.
Sigurohuni që në zonë të mos ketë njerëz
të tjerë përpara se të nisni kositjen. Fikeni
kositësen nëse ndokush afrohet në zonë.
36 SHQIP
MOS lejoni që njohja
Lexoni të gjitha

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Lm002gLm002gt201Lm001gzLm001gt201Lm002gz

Table of Contents