Makita HR007G Instruction Manual page 53

Cordless combination hammer
Hide thumbs Also See for HR007G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
KUJDES:
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
VINI RE:
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Zëvendësimi i filtrit të kutisë së
pluhurit
Aksesor opsional
Hiqeni kutinë e pluhurit duke shtypur levën e
1.
kapjes së kutisë së pluhurit.
► Fig.56: 1. Leva kapëse
Ngrini veshin e sigurimit disi për jashtë dhe hapni
2.
kapakun e kutisë së pluhurit.
► Fig.57: 1. Kapaku i kutisë së pluhurit 2. Veshi i
sigurimit
Futni një kaçavidë të drejtë midis kutisë së filtrit
3.
dhe kapakut të kutisë së pluhurit siç tregohet në figurë.
Shtypni muret anësore të kutisë së filtrit për brenda, dhe
ngrini kutinë e filtrit duke përdorur kaçavidën e drejtë.
► Fig.58: 1. Kaçavida e sheshtë 2. Kutia e filtrit
3. Kapaku i kutisë së pluhurit
Shtyjeni filtrin jashtë kutisë së filtrit siç tregohet në
4.
figurë.
► Fig.59: 1. Filtri 2. Kutia e filtrit
Vendosni një filtër të ri në kutinë e filtrit. Vendosni
5.
kutinë e filtrit përsëri në pjesën e dalë të udhëzuese të
drejtimit të kutisë së filtrit me kanalin në kutinë e filtrit.
► Fig.60: 1. Pjesa e dalë udhëzuese 2. Kanali
Mbyllni kapakun e kutisë së filtrit dhe pastaj
6.
rimontojeni kutinë e filtrit në sistemin e grumbullimit të
pluhurit.
Zëvendësimi i kapakut izolues
Aksesor opsional
Rivendosni një kapak izolues në intervale të rregullta,
pasi dëmtimi i kapakut izolues mund të ndikojë në
rendimentin e thithjes.
Futni një kaçavidë të drejtë, me sipërfaqet e
1.
saj të sheshta vertikalisht, në një nga vrimat e lirimit
të vendosura në anët e kokës së hundëzës. Anojeni
kaçavidën e drejtë me kënd për të shtypur dhe nxjerrë
grepin kubik të kapakut izoluese jashtë në folenë e
modeluar. Pastaj zhvishni skajet e gomës së kapakut
izolues nga bordurat e hapjes së kokës së hundëzës.
► Fig.61: 1. Kapaku izolues 2. Grepi kubik 3. Vrima e
lëshimit 4. Koka e hundëzës
Vendosni një nga grepat kubikë të një kapaku
2.
të rinovuar izolimi në folenë e modeluar në kokën e
hundëzës me një sipërfaqe të futur të kapakut izolues
me drejtim përpara.
► Fig.62: 1. Grepat kubikë 2. Foletë 3. Kapaku
izolues 4. Sipërfaqja e futur
Vendosni grepin tjetër në fole në anën përballë
3.
kokës së hundëzës, ndërsa ripoziciononi kapakun
izolues që të përshtatet imtas në kokën e hundëzës.
► Fig.63: 1. Kapaku izolues 2. Grepi kubik 3. Foleja
4. Koka e hundëzës 5. Bordurat
Vendosini lehtë skajet e gomës të kapakut izolues
4.
poshtë mbi bordurat e hapjes së kokës së hundëzës
nga poshtë deri lart.
► Fig.64: 1. Skajet e gomës 2. Kapaku izolues
3. Koka e hundëzës
AKSESORË OPSIONALË
Këta aksesorë ose shtojca
KUJDES:
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Puntot e trapanos me majë karbiti (puntot me
majë karbiti SDS-Plus)
Punto me majë
Bulino shpuese
Puntoja me majë diamanti
Daltë e ftohtë
Daltë për leskërim
Daltë për kanale
Kompleti i mandrinës së shpimit (përshtatësi i
mandrinos / mandrina e shpimit)
Grasoja për punton
Matësi i thellësisë
Fryrësja
Kupa kundër pluhurit
Kompleti i kupës kundër pluhurit
Kompleti i kapëses
Kompleti i kutisë së pluhurave
Kompleti i filtrave
Xhuntoja
Sistemi i thithjes së pluhurit
Njësia me valë
Syzet mbrojtëse
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
53 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents