Makita HR007G Instruction Manual page 45

Cordless combination hammer
Hide thumbs Also See for HR007G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Paralajmërime sigurie për lidhjen e
kordonit (rripi lidhës) me grepin
Paralajmërimet e sigurisë specifike për
përdorimin në lartësi
Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet
për sigurinë. Mosndjekja e paralajmërimeve dhe e
udhëzimeve mund të rezultojë në lëndime serioze.
Gjithmonë mbajeni veglën të lidhur kur punoni
1.
"në lartësi". Gjatësia maksimale e kordonit
është 2 m.
Lartësia maksimale e lejueshme e rënies së
kordonit (rripit lidhës) nuk duhet të jetë mbi
2 m.
Përdoreni vetëm me kordon të përshtatshëm
2.
për këtë lloj vegle dhe të miratuar për të paktën
8,0 kg.
Mos e ankoroni kordonin e veglës në ndonjë
3.
gjë në trupin tuaj ose në komponentë të
lëvizshëm. Ankorojeni kordonin e veglës në
një strukturë të fortë që mund t'u bëjë ballë
forcave të një vegle që bie.
Sigurohuni që kordoni të jetë siguruar mirë në
4.
secilën anë përpara përdorimit.
Inspektojeni veglën dhe kordonin përpara çdo
5.
përdorimi për dëmtime dhe për funksionimin
e rregullt (duke përfshirë copën dhe fijet e
qepjes). Mos e përdorni nëse është i dëmtuar
ose nuk funksionon në rregull.
Mos i mbështillni kordonët rrotull cepave të
6.
mprehtë ose të ashpër, ose mos i lejoni të bien
në kontakt me to.
Shtrëngojeni anën tjetër të kordonit jashtë
7.
zonës së punës në mënyrë që vegla të mbahet
në mënyrë të sigurt nëse bie.
Lidheni kordonin në mënyrë të tillë që vegla
8.
të lëvizë larg nga operatori nëse bie. Veglat
që bien do të luhaten në kordon, gjë që mund të
shkaktojë lëndim ose humbje të ekuilibrit.
Mos e përdorni pranë pjesëve që lëvizin ose
9.
makinerive që janë në punë. Në të kundërt,
mund të shkaktohet rrezik shtypjeje ose ngecjeje.
10. Mos e transportoni veglën nga pajisja e
bashkuar ose nga kordoni.
Transferojeni veglën nga njëra dorë në tjetrën
11.
vetëm kur keni ekuilibrin e duhur.
12. Mos i bashkoni kordonët me veglën në mënyrë
të tillë që pengon funksionimin e duhur të
çelësave ose zhbllokuesve (nëse jepen).
13. Shmangni ngecjen nëpër kordon.
14. Mbajeni kordonin larg zonës së shpimit të
veglës.
15. Përdorni një kllapë bllokuese me sustë (tipi me
mbyllje me vidhosje dhe me shumë veprime).
Mos përdorni kllapa me kapje me sustë me një
veprim.
16. Në rast se vegla rrëzohet, ajo duhet të
etiketohet dhe të hiqet nga shërbimi dhe duhet
të inspektohet nga një fabrikë ose qendër e
autorizuar shërbimi Makita.
Kufizuesi i rrotullimit
Sapo të aktivizohet kufizuesi i
VINI RE:
rrotullimit, fikni menjëherë veglën. Kjo ndihmon
në parandalimin e konsumimit të parakohshëm të
veglës.
Punto shpimi, si sharra për vrima,
VINI RE:
që kanë tendencë të bllokohen ose të ngecin
lehtësisht në vrimë nuk janë të përshtatshme për
këtë vegël. Kjo do të bëjë që kufizuesi i rrotullimit të
aktivizohet shumë shpesh.
Kufizuesi i rrotullimit do të aktivizohet kur të arrihet një
nivel i caktuar i rrotullimit. Motori do të shkëputet nga
boshti në dalje. Nëse ndodh diçka e tillë, puntoja ndalon
së rrotulluari.
Funksioni elektronik
Vegla është e pajisur me funksione elektronike për
përdorim të lehtë.
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik. Nëse
vegla vazhdimisht nuk arrin të ndalojë me
shpejtësi funksionimin pasi lëshohet këmbëza e
çelësit, dërgojeni veglën për shërbim te një qendër
shërbimi Makita.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë ofron rrotullim
konstant pavarësisht kushteve të ngarkesës.
Teknologjia e ndjesisë së reagimit aktiv
Nëse vegla lëkundet me një shpejtësi të
paracaktuar gjatë përdorimit, motori ndalohet me
detyrim për të reduktuar barrën në kyçin e dorës.
SHËNIM: Ky funksion nuk funksionon nëse
shpejtësia nuk arrin shpejtësinë e paracaktuar kur
vegla lëkundet.
SHËNIM: Nëse puntoja lëkundet me një shpejtësi
të paracaktuar gjatë ciflosjes, leskërimit ose
shkatërrimit, motori ndalohet me forcë. Në këtë rast,
lëshoni këmbëzën e çelësit dhe më pas tërhiqni
këmbëzën e çelësit për të rindezur veglën.
MONTIMI
Sigurohuni gjithmonë që vegla
KUJDES:
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Mbajtëse anësore (dorezë
ndihmëse)
Përdorni gjithmonë mbajtësen
KUJDES:
anësore për të garantuar funksionim të sigurt.
Pas instalimin apo rregullimit të
KUJDES:
mbajtëses anësore, sigurohuni që mbajtësja
anësore të sigurohet mirë me pjesët e dala
mbajtëse të kapura plotësisht nga pjesët e futura
të pozicionimit në kasën e ingranazhit.
45 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents