Makita HR007G Instruction Manual page 46

Cordless combination hammer
Hide thumbs Also See for HR007G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për të instaluar mbajtësen anësore, ndiqni hapat e
mëposhtëm.
Lironi vidën me veshë në mbajtësen anësore.
1.
Pastaj instaloni mbajtësen anësore mbi grykën e
rezervuarit të kasës së ingranazhit.
► Fig.13: 1. Mbajtësja anësore 2. Vida me veshë
3. Gryka e rezervuarit të kasës së
ingranazhit 4. Mbajtja e pjesëve të dala
5. Pjesa e futur e pozicionimit
Unaza e fiksimit mund të zmadhohet duke shtypur vidën
me veshë për poshtë që unaza të mund të sigurohet me
lehtësi mbi grykën e rezervuarit të kasës së ingranazhit.
► Fig.14: 1. Vida me veshë 2. Unaza e fiksimit
Shtrëngojeni unazën e fiksimit për të siguruar
2.
mbajtësen në këndin e dëshiruar.
Grasoja
Aksesor opsional
Lyejeni paraprakisht me një sasi të vogël grasoje (rreth
0,5-1 g) pjesën boshtore të puntos së shpimit.
Ky grasatim mundëson një punë më të shtruar dhe
jetëgjatësi shërbimi.
Instalimi dhe heqja e majës së
puntos
Pastrojeni pjesën boshtore të puntos së shpimit dhe
lyejeni me graso përpara se të vendosni punton e
shpimit.
► Fig.15: 1. Pjesa boshtore 2. Grasoja
Vendosni anën e boshtit të majës së puntos në
mandrinë dhe futeni më tej në mandrinë ndërsa e
rrotulloni majën e puntos me dorë që ana e boshtit
të përshtatet siç duhet në folenë e mandrinës dhe të
angazhohet plotësisht.
Pas instalimit të majës së puntos provoni ta tërhiqni pas
për t'u siguruar që të mbahet mirë në vend.
► Fig.16: 1. Maja e puntos 2. Mandrina
Për të hequr majën e puntos shtyni poshtë deri në fund
kapakun e mandrinës dhe nxirreni majën e puntos
jashtë.
► Fig.17: 1. Maja e puntos 2. Kapaku i mandrinës
Këndi i daltës (gjatë ciflosjes,
leskërimit ose shkatërrimit)
Dalta mund të sigurohet në këndin e dëshiruar. Kalojeni
çelësin e ndryshimit të mënyrës së veprimit te simboli O
dhe pastaj kthejeni daltën në këndin që dëshironi.
► Fig.18: 1. Doreza për ndryshimin e modalitetit të
punës 2. Simboli O
Kthejeni çelësin e ndryshimit të mënyrës së veprimit te
. Provoni ta rrotulloni me dorë daltën për të
simboli
garantuar që të mbahet në mënyrë të sigurt në vend.
Matësi i thellësisë
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi të njëtrajtshme.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e bllokimit dhe
më pas vendosni matësin e thellësisë në vrimën
hekzagonale. Sigurohuni që ana e dhëmbëzuar e
matësit të thellësisë të jetë me drejtim nga shenja e
dhëmbëzuar në vrimën hekzagonale.
► Fig.19: 1. Matësi i thellësisë 2. Butoni i bllokimit
3. Vrima hekzagonale 4. Ana e dhëmbëzuar
5. Shenja e dhëmbëzuar
Rregulloni matësin e thellësisë duke e lëvizur përpara dhe
pas ndërkohë që shtypni butonin e bllokimit. Pas rregullimit,
lëshoni butonin e bllokimit për të bllokuar matësin e thellësisë.
SHËNIM: Sigurohuni që matësi i thellësisë të mos
prekë trupin kryesor të veglës kur bashkohet.
Sistemi i grumbullimit të pluhurit
Aksesor opsional
Instalimi
Rrëshqisni kapakun e kanalit të ajrit nga kasa e motorit
1.
duke ngritur veshin e sigurimit deri në pozicionin e hapur.
► Fig.20: 1. Kapaku i kanalit të ajrit 2. Veshi i sigurimit
Montoni veglën mbi sistemin e grumbullimit të
2.
pluhurit duke rrëshqitur kanalet udhëzuese në sipërfaqen
e poshtme të kasës së ingranazhit mbi shinat udhëzuese
në sipërfaqen e sipërme të sistemit të grumbullimit të
pluhurit derisa të sigurohet në vend me një klik.
► Fig.21: 1. Kanalet udhëzuese 2. Shinat udhëzuese
3. Sistemi i grumbullimit të pluhurit
Çinstalimi
Çmontojeni veglën nga sistemi i grumbullimit të
1.
pluhurit duke e nxjerrë me rrëshqitje ndërsa shtypni
butonin e zhbllokimit në sistemin e grumbullimit të pluhurit.
► Fig.22: 1. Sistemi i grumbullimit të pluhurit 2. Butoni
i zhbllokimit
Rrëshqitni kapakun e kanalit të ajrit përgjatë
2.
kanaleve udhëzuese në kasën e ingranazhit derisa të
sigurohet në vend me një klik.
► Fig.23: 1. Kapaku i kanalit të ajrit 2. Kanalet
udhëzuese
Sigurohuni që të rivendosni kapakun e
VINI RE:
kanalit të ajrit mbi kanalin e ajrit pas shkëputjes
së sistemit të grumbullimit të pluhurit nga vegla.
Performanca e veglës mund të ndikohet nëse vihet në
punë pa kapakun e kanalit të ajrit në vend.
Rregullimi i pozicionit të hundëzës së
sistemit të thithjes së pluhurit
Rrëshqitni brenda dhe jashtë udhëzuesin e hundëzës ndërsa
shtypni butonin e rregullimit të udhëzuesit dhe pastaj lëshojeni
butonin në një pozicion të saktë ku maja e puntos së shpimit
qëndron menjëherë pas sipërfaqes së përparme të hundëzës.
► Fig.24: 1. Udhëzuesi 2. Butoni i rregullimit të
udhëzuesit 3. Maja e puntos së shpimit
4. Sipërfaqja e përparme e hundëzës
46 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents